Probleme me leximin në klasën e 3-të?

Pyetje: Përshëndetje! Vajza ime është në klasën e 3-të dhe tani po vrej më shumë problem në lexim, nuk lexon rrjedhshëm, kalon ose ndryshon disa fjalë dhe e ka të vështirë të kuptoj atë që ka lexuar. A mund të marr një përgjigje se a ështe normale apo çfarë të bëj? Përgjigje: Përshëndetje! Klasa e tretë është një vit kyç në edukimin e fëmijës suaj. Ata bëjnë një hap gjigant nga “të mësuarit për të lexuar” në “të lexuarit për të mësuar”. Fëmijët që nuk kanë zhvilluar aftësi të shpejta…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam djalin në klasën e parë dhe ende po ka problem te shkronja “Th” dhe shkronja “Dh”, por më e shprehur te shkronja “Th”?

Pyetje: Përshëndetje, kam djalin në klasën e parë dhe ende po ka problem te shkronja “Th” dhe shkronja “Dh”, por më e shprehur te shkronja “Th”, psh thotë  “Supa-Thupa” , “Mësuese- Thuthe”, “Voth- Dhoth” etj. A është diçka që përmirësohet vet apo duhet të mbaj seanca, po kam frikë shumë mos po e bullizojnë fëmijët e tjerë?   Përgjigje: Përshëndetje! Në moshën që është djali juaj nuk preferoj që të pritni se mos rregullohet vet. Është çrregullim i artikulimit dhe në këtë moshë kërkon patjetër seanca logopedike. Kjo është e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Të folurit e fëmjës 2 vjeç a duhet të shqetësohem?

Pyetje: Përshëndetje! E kam djalin 2 vjeç e 2 muaj por ende nuk ka fillu të flas përveç fjalve mami, babai si dhe motrat i thërret në emër. Nëse e pyesim çka ka përgatit mami për drek tregon, kur nuk do diçka thot nuk dua. Me kuptu çka ti thuash kupton çka i kërkojmë na e sjell, përgjigjet kur e thërrasim në emër, mirëpor ende nuk ka fillu me i lidh fjalët, a ka vend për shqetësim?   Përshëndetje, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Shqetësimi për djalin 5 vjeç që nuk artikulon mirë tingujt?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin parashkollor dhe tash pasi është koha e festave të fundvitit po mësojnë vjersha por po e vrej që djali nuk po i thotë mirë fjalët dhe po dallohet shumë prej të tjerëve e po ndjehem shumë keq se kam frikë që djali mund të ndjehet keq dhe që mos nuk do të arrij ti mësoj shkronjat, theksoj që djali është 5 vjeç. Përgjigje: Përshëndetje, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe mendoj që kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit ku mund të zëvendësohen, mungojnë apo ndryshohen tingujt.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 4 vjeçar nuk arrin t’i thotë mirë fjalët, çka më këshilloni të bëj?

Pyetje: Përshëndetje! kam djalin 4 vjeçar e 2 muaj por nuk po flet pastër, po bën shumë gabime gjatē të folurit, hek apo shton shkronja që shpeshherë as nuk kuptohet se çka po flet dhe pastaj po ka problem dhe me shokët e tij dhe po tërheket nga biseda. Çfarë më këshilloni të bëj? Përgjigje: Përshëndetje, në këtë moshë të folurit e fëmijës duhet të jetë i kuptueshëm për rrethin, megjithëse ende ekziston tolerancë për shqiptimin jo të duhur të disa tingujve, fëmijët në biseda apo tregimet e tyre mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 2 vjeç e 2 muaj nuk e thotë asnjë fjalë, si të veprojmë?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç e 2 muaj por nuk e thotë asnjë fjalë. Për gjërat që do e merr dorën time dhe më dërgon aty ose tregon me gjeste për atë që do. Çka me rekomandoni? Përgjigje: Përshëndetje, në moshën 2 vjeçare fëmijët veq se duhet t’i kenë disa fjalë në fjalorin e tyre dhe të fillojnë të lidhin fjalët. Është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv të fëmijës, a kupton dhe a i merr komandat, poashtu duhet të vlerësohet dhe niveli i dëgjimit të fëmijës pasi…

SHPËRNDAJE:
Read More

A ndikon thithja e biberonit në moszhvillimin e të folurit?

Pyetja: Përshëndetje! Djali im është 3 vjeç por ende nuk po zhvillon të folurit, nuk po i shton numrin e fjalëve dhe nuk po zhvillon biseda. Doja të pyesja a është biberoni arsyeja, pasi që djali ende e përdor biberonin edhe gjatë ditës?   Përgjigje: Përshëndetje! Po është e vërtetë që ndikon, fëmijët që thithin biberonin për një kohë të gjatë fillojnë të flasin më vonë. Fëmijët që përdorin biberonin ose thithnin gishtat për 3 vjet ose më shumë kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë një çrregullim të…

SHPËRNDAJE:
Read More

A imitohet belbëzimi?

Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 6 vjeçare, është në klasën e parë dhe po shoqërohet me një shoqe që belbëzon, kam frikë mos e fillon belbëzimin dhe vajza ime, a imitohet belbëzimi? Përgjigje: Përshëndetje! Definitivisht jo kjo nuk ndodh. Askush nuk mund të fitoj belbëzimin duke imituar ose duke kaluar kohë me një person që e bën këtë. Shkaku i saktë i belbëzimit është i panjohur. Megjithatë, shumica e ekspertëve pajtohen se belbëzimi ka një bazë neurologjike duke prekur zonat e trurit që kontrollojnë se si përpunohet fjala dhe gjuha. Belbëzimi mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

A është shqetësuese kur djali 18 muajsh nuk po flet më shumë se 3-4 fjalë?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 18 muajsh, kupton çka i flasim dhe i njeh gjërat por të folurit e ka pak të zhvilluar, flet vetëm 3-4 fjalë që i dinë dhe që disa muaj nuk shton fjalë të reja, jam e shqetësuar pse spo vazhdon të shtoj fjalë të reja? Përgjigje: Përshëndetje! Është shumë e rëndësishme që fëmija ka zhvilluar gjuhën pranuese pra kupton, njeh dhe ndjek udhëzimet tuaja ndërsa pikat e gjuhës ekspresive që fëmija 18 muajsh duhet të përmbush janë këto : – Të ketë një mesatare prej 50…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza 5 vjeçare ka probleme në artikulim?

Pyetje: Përshëndetje! Vajza ime tani është 5 vjeç e 10 muaj, ajo flet kupton, është e zgjuar por problemi i saj është se nuk po flet qartë, shumë shkronja i ndryshon, disa nuk i thotë, mund të heq shkronjat në fjalë dhe pastaj po i tingllon një e folur e pakuptimt ose e folur si bebe, a duhet të trajtohet tani vajza nga logopedi?   Përgjigje: Përshëndetje, fëmijët mbi moshën 5 vjeç duhet të kuptohen plotësisht nga të tjerët, ende tolerohen disa keqartikulime të tingujve si r, rr por jo…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam vajzën 2 vjeçare dhe ende nuk po flet çfarë më rekomandoni?

Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 2 vjeçare dhe ende nuk po flet asnjë fjalë, kërkon gjërat me gjeste apo përmes të qajturës po jo me fjalë, çfarë më rekomandoni? Përgjigje: Përshëndetje, në moshën 2 vjeçare fëmijët veq se duhet t’i kenë disa fjalë në fjalorin e tyre dhe në fund të vitit fillojnë edhe të lidhin nga 2 fjalë, është e rëndësishme të dihet për aspektin kognitiv të vajzës, a kupton dhe a i merr komandat, poashtu duhet të vlerësohet niveli i dëgjimit të fëmijës dhe zhvillimi i saj dhe në…

SHPËRNDAJE:
Read More

E folura e shpejtë te mosha 22 vjeçare, a trajtohet me logoped?

Pyetje: Përshëndetje, jam 22 vjeçare dhe kam problem me të folurit e shpejtë, kam problem sidomos në publik sepse nuk më kuptojnë njerëzit dhe ngatërrohem kur i lidhi 3-4 fjali. Pasi jam në moshë të rritur a trajtohet kjo me logoped?   Përgjigje: Përshëndetje, së pari dua të theksoj që të gjithë personat pa dallim dhe kufizim moshe mund të trajtohen nga logopedi. Problemi që keni paraqitur ju është tahilalia, do të thotë të folurit më shpejtë se normalja, rrëmuja gjatë të folurit dhe moskuptueshmëria nga të tjerët. Është e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali 4 vjeçar po belbëzon, cilët janë hapat që duhet ndërmarrur?

Pyetje: Përshëndetje, desha të shprehja me ju një shqetësim. Kam djalin 4  vjeç e 6 muajsh deri para dy muajsh djali fliste shumë mirë dhe qartë mirëpor ka dy muaj që belbëzon kur flet dhe kjo gjë po i bëhet dhe me e theksuar. Nuk ka kaluar ndonjë emocion gjatë asaj kohe dhe nuk e di pse ju shkaktua kjo gjë. Kam shumë merak sepse djali fliste shumë mirë, ju lutem mund të më këshilloni ndonjë gjë? Përgjigje: Përshëndetje dhe për ju, uroj të jeni mirë! Në qoftë se nuk…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fjalori i varfër te fëmija 2 vjeç e 8 muaj?

Pyetje: Përshëndetje! Jam e shqetësuar, vajza e vëllaut është 2 vjeç e 8 muaj , të folurit e ka shumë të varfër: No, nani, mami, gjyshi, babi, bye bye etj. Asnjë fjalë nuk e lidh. Por nëna e vajzës thot mua më ngjan se edhe unë kam fol kështu. A është mu shqetësu apo jo, mirpor fëmija është shumë social. Përgjigje: Përshëndetje e dashur, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Është pozitive që vajza është e socializuar. Megjithatë shqetësimi se vajza 2 vjeç e 8 muaj…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza nuk kthen përgjigje por vetëm përsërit pyetjen?

Pyetje: Përshëndetje e nderuar, desha të ju pyes për vajzën time e cila ka 2 vjet e 10 muaj flet shumë fjalë , lidh edhe 3 4 fjali mirëpo kur dikush e pyet diçka ajo përsërit pyetjen psh A ishe në çerdhe? E përsërit pyetjen dhe nuk kthen përgjigje Përgjigje: Përshëndetje, është shumë pozitive që vajza flet shumë fjalë dhe lidh fjali me 3-4 fjalë, është shumë në rregull për moshën që ka, vajza është në moshën që duhet të përgjigjet në pyetje të thjeshta si: Kush, Ku, Çka është,…

SHPËRNDAJE:
Read More