Të folurit e fëmjës 2 vjeç a duhet të shqetësohem?

Pyetje:

Përshëndetje!

E kam djalin 2 vjeç e 2 muaj por ende nuk ka fillu të flas përveç fjalve mami, babai si dhe motrat i thërret në emër. Nëse e pyesim çka ka përgatit mami për drek tregon, kur nuk do diçka thot nuk dua. Me kuptu çka ti thuash kupton çka i kërkojmë na e sjell, përgjigjet kur e thërrasim në emër, mirëpor ende nuk ka fillu me i lidh fjalët, a ka vend për shqetësim?

 

Përshëndetje, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Dhe kjo është në rregull- të paktën shumicën e kohës. Deri në moshën 2 vjeç pikat kryesore për të folurin dhe gjuhën përfshijnë të kenë një fjalor prej 50 ose më shumë fjalësh edhe nëse ato nuk shqiptohen në mënyrë të përsosur ose nuk kuptohen nga të huajt, shfaqen edhe frazat me dy fjalë psh. “Ama topin”. Nëse fëmija nuk i plotëson këto kritere mund të kemi të bëjmë me një vonesë në të folur. Është shumë pozitive që fëmija e ka të zhvilluar kognicionin dhe të kuptuarit. Është shumë e rëndësishme të stimuloni në këtë periudhë të folurit. Gjatë kësaj kohe mundohuni të reduktoni kohëzgjatjen e qëndrimit para teknologjisë, mos i flisni me fjali komplekse, flisni sa më shumë fëmijës, lexoni përralla qdo herë para gjumit, këndoni këngë, dërgojeni në kopsht. Çdo shqetësim i nënës kërkon vëmendje dhe nëse ju mendoni që fëmija nuk po zhvillohet mirë iu rekomandoj që të bëni një vlerësim nga logopedi për të marr udhëzimet e nevojshme dhe nëse ka nevojë të stimulohet nga logopedi derisa të arrin objektivat që të mund të vazhdoni ju në shtëpi. Ndërhyrja e hershme gjithmonë është shumë efektive për fazat e mëtutjeshme të zhvillimit të gjuhës dhe të folurit.

Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts