Depresioni – një armik i padukshëm

Jeta është një aventurë e paparashikueshme e mbushur me ulje dhe ngritje. Ndonjëherë ne përballemi me situata që na lënë të thyer, të dëshpëruar dhe të rraskapitur. Depresioni është një armik i padukshëm që na sulmon shpirtin, duke na lënë pa forcë për t’u përballur me sfidat e përditshme të jetës.   Depresioni nuk është thjesht një trishtim kalimtar që ndonjëherë na pushton. Është një gjendje e rëndë mendore që mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë tonë për të funksionuar. Ndjenja e trishtimit, dëshpërimit, humbja e interesit…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Si sillet dhe si ndihet një person që vuan nga depresioni?

  Karakteristikat bazë të kësaj sëmundjeje janë, gjendja shpirtërore e dëshpëruar, humbja e ndjenjës së kënaqësisë, humbja e forcës dhe energjisë, shfaqja e ndjenjave të frikës së pacaktuar (ankthit), ndjenjat e fajit, mungesa e shpresës, mungesa e shansit, humbja e vullnetit për të jetuar, mendimet rreth vetëvrasjes. Mos socializimi. Përveç kësaj, ka një ndryshim të mendjes, gjumit dhe oreksit.                        Njerëzit me depresion zakonisht ndiejnë trishtim dhe mungesë shprese. Ata humbasin aftësinë për të ndjerë kënaqësi dhe nuk janë më të interesuar për aktivitete që më parë i bënin. Ndryshimi…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Kujdesi për shëndetin mendor – rrugëtimi drejtë shërimit nga depresioni

Kur flasim për shëndetin mendor shumica nga ne kemi frik të flasim hapur për ndjenjat tona, kemi frik nga opinjoni dhe gjykimet e të tjerëve. Një gjë duhet ditur depresioni, srtesi, ankthi, çrregullimi emocional, por edhe mendimet suicidale nuk ju bëjnë të çmendur, thejsht edhe truri është organ që kërkon kujdesin si çdo organ tjetër në trupin tonë. Investimi në shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa investimi në shëndetin fizik dhe se të dyja janë pjesë e pandashme e shëndetit të përgjithshëm.   Shëndeti mendor është shumë më…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Depresioni i fëmijëve si shkak i prindërimit toksik

Besoni apo jo, është vërtetuar shkencërisht se emocionet dhe përvojat e përjetuara në fëmijëri janë përgjegjëse për problem të madh psikologjike! Në mungesën e autokritikës shumë nga prindërit bëjnë veprime me të cilat shkatërojnë të ardhmën e fëmijëve të tyre, cikli traumatik duhet ndërpritet dhe të vetëdisohemi për të edukuar dhe rritur fëmijë emocionalisht stabil. Pjekuria emocionale e fëmijëve është po aq e rëndësishme sa edhe vetë ushqyeshmëria dhe veshmbathja e tyre.   Ankthi dhe depresioni shkak i mungesës së pavarësisë “Prindër Helikopter”? Prindë që vazhdimisht monitorojnë dhe udhëheqin jetën…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Njerëzit në depresion i përdorin më shpesh këto 7 fjalë

Depresioni është një çrregullim kompleks dhe serioz i humorit që mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe sillet. Një nga simptomat më të zakonshme të depresionit është një ndjenjë e vazhdueshme trishtimi dhe dëshpërimi intensiv që mund të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme. Individët me depresion mund të luftojnë me mungesën e energjisë, motivimit dhe vështirësisë për t’u fokusuar ose për të marrë vendime. Kjo mund ta bëjë të vështirë kryerjen edhe të detyrave të thjeshta ditore. Përveç simptomave emocionale, ata…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Çrregullimi Emocional Sezonal

  Dr.Ismail Lutolli Pediater Subspecialist Dietolog-Nutricionist          Njeriu si qenie e gjallë i nënshtrohet në vazhdimësi ndryshimeve klimatike, ndryshimeve te stinës. Nga ky këndvështrim me të drejtë lind pyetja se cili është ndikimi i klimës në disponimin tonë të përditshëm? A është e mundshme që dita me diell dhe ngrohtësia ndikojnë direkt në lumturinë e njerëzve? A është e mundshme që dimri i ftohtë, acari dhe koha me shi ndikojnë në ndërrimin e disponimit apo në vetë Çrregullim Emocional Sezonal të mundshëm? A është e vertëtë që…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Mos u zhgënjeni nga një psikoterapist!

  – Presin përgjigje të gatshme nga psikoterapisti. – E vizitojnë psikoterapistin dhe pastaj thonë: “e sheh nuk më përshtatet, kjo gjë nuk është për mua dhe fare nuk më ndihmoj – ata presin që problemet të cilat janë grumbulluar prej vitesh të zgjidhen në një séance psikoterapie – 50-60 minutësh. – Ata presin që psikoterapisti t’i bashkohet për të qarë me ta për fatin e tyre. – Ata presin që psikoterapisti të bashkohet me ta për të fajësuar prindërit, të afërmit, qeverin, punëdhënësin, mësuesin dhe të tjerët për gjendjen…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Depresioni ka nevojë për dashuri, mirëkuptim dhe prani

Depresioni është si të jesh aty, por nuk je. Depresioni nuk toleron ndalesa, urdhëra dhe këshilla. Depresioni qan brenda një personi, ndërsa nga jashtë ndonjëherë përpiqet të fshihet. Depresioni tërheq papastërtinë, pakënaqësinë, neglizhencën. Depresioni gëlltit kohën. Të jesh në depresion do të thotë të kesh një gur të lidhur në këmbë që na tërheq deri në fund të mendimeve tona të zeza. Të jesh në depresion do të thotë të shkatërrosh marrëdhëniet me indiferencën dhe ftohtësinë tënde. Të jesh në depresion do të thotë të ankohesh si një qen i…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

“Depresioni trajtohet vetëm me lutje, nuk ke nevojë për medikamente” dhe mite të tjera rreth depresionit”

  “Besimtarët e vërtetë nuk vuajnë nga depresioni.” Deklarata e tilla më ran në vesh si një gong shumë i zhurmshëm dhe pastaj u zvarrit në ajër si tymi gati për t’u shpërndarë. Gjendem në mesin e njerëzve që diskutojnë ekzistencën e depresionit. Do të ishte një temë e vështirë për këdo, por ishte edhe më e vështirë për mua. Ai njeri nuk e dinte që po dilja vetë nga një gropë e tmerrshme depresioni. Ai nuk mund ta dinte se ajo bisedë ishte shumë personale për mua. Ai nuk…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

ZEMËRIMI – Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi

Zemërimi është një reagim normal i një fëmije, një sulm i zemërimit të pakontrolluar ndaj zhgënjimit. Shkaku themelor është papjekuria e trurit të fëmijës për të kuptuar dhe kontrolluar situatën. Shumica e prindërve kërkojnë këshilla vetëm kur ka një “shpërthim zemërimi” që i shqetëson, duke i larguar nga “zona e tyre e rehatisë”. Pastaj, më së shumti fajësohet fëmija për sjelljen e keqe. Shpërthimi i zemërimit nuk është faji i fëmijës, është për shkak të një kombinimi kompleks të disa faktorëve: papjekuria e fëmijëve dhe temperamenti i fëmijës mosnjohja e…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Si të trajtoni agresivitetin e fëmijëve në shtëpi dhe shkollë?

Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste   Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Si t’i çasemi sëmundjeve fizike dhe atyre mendore?

Imagjinoni sikur t’i thoni dikujt që vuan nga astma, “Hajde, merrë frymë mirë tani”, ose dikujt me kancer “Ndalo së rrituri më ato qeliza”, ose dikujt me një këmbë të thyer “Shëroje atë kockë më shpejt“, ose dikujt me alopeci “Flokët e gjatë të rrinin më bukur”, ”Mos u shqetëso kaq shumë,” personave që vuajnë nga çrregullimi i ankthit. “Lëviz mos qëndron statik, personave që vuajnë nga depresioni”. “Nuk do të të ndodh asgjë” atyre që vuajnë nga paniku. “Pse lodhesh se çfarë mendojn të tjerët” personave me ankscioz social.…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

“E shtërngova rripin në qafë 7 ditë pas lindjes”- rrëfimi i një nëne me depresion postnatal

A është kaq e vështirë për t’a kuptuar depresionin postnatal?   Të duash një fëmijë është të duash nënën e tij. Të kujdesesh për fëmijën është të kujdesesh për nënën. Përkëdhelja e fëmijës përfshin përkëdheljen e detyrueshme të nënës. Të mirëpresësh një fëmijë do të thotë të mirëpresësh një grua që është bërë nënë. Do të ishte faji im nëse menjëherë pas lindjes do të varesha nga tubi i ujit në banjë. Unë po e paraftyroj atë moment…, më gjenin të varur, bërtisnin, më hiqnin duke u ngjitur në një…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Si të kontrolloni zemërimin tek fëmijët?

Në fazën e hershme të zhvillimit agresiviteti është një dukuri e zakonshme tek fëmijët të cilëve u mungon aftësia për t’i njohur ose shprehur emocionet e tyre. Agresiviteti tek fëmijët mund të vie si rezultat i ndonjë momenti paknaqësie, prindërit duhet të dinë se sjellja agresive e fëmijës është shprehje e zemërimit të tij. Zbulimi i hershem jep rezultate pozitive në menjanimin e agresivitetit. Çdo fëmijë kalon nëpër këtë proces të natyrshëm por pavarësisht kësaj është shumë e rëndësishme që me kohë të njihen dhe manjanohen shkaqet e një sjelljeje…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë

Zhvillimi i vetëbesimit tek fëmija është çelësi i shumë sukseseve

Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste   Të dashur prindër, ne jemi model për fëmijët tanë, ata mësojnë shumë gjëra bazuar në modelimin e sjelljes sonë. Fëmijët mësojnë shumë gjëra dhe ato janë të garantuara kur jepen nga njerëz të dashur dhe njerëz që u besojnë. Njeriu ka nevoja themelore psikologjike që në fëmijëri dhe ato duhet të plotësohen në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e e mirë dhe të kenë një perceptim të mirë për veten, botën, njerëzit dhe jetën e tyre. Nevojat themelore psikologjike janë…

SHPËRNDAJE:
Lexo më shumë