Si na bënë mëmësia më të zgjuar?

Të gjithë e dinë që nënat janë të guximshme dhe tani është vërtetuar se mëmësia na bën më të zgjuar! Ne zgjohemi çdo mëngjes me aftësi të përmirësuara të të mësuarit dhe kujtesës. Hapi sytë mirë se ndoshta edhe ti po e pi kafen me një supermamë të vërtetë! Katherine Ellison, një gazetare amerikane fituese e çmimit Pulitzer dhe nënë e dy djemve, pohon se mëmësia në fakt mund ta bëjë një grua më të zgjuar. Autorja e librit “The Mommy Brain, pas lindjes së fëmijës së saj të parë,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Jo, sjellja e mirë nuk ka dalë nga moda

Thuaj “ju lutem”, “faleminderit”, “më falni”, përshëndetni fqinjin tuaj me mirësjellje, vendosni gjërat në vendin e tyre… lista e rregullave të sjelljes së mirë mund të vazhdojë pafund. E megjithatë, fëmijët e sotëm duket se dinë fare pak për rëndësinë e mirësjelljes. Një pjesë e rëndësishme e rritjes së një fëmije është që ne, si prindër, t’i mësojmë atij sjellje të mira. Sjelljet janë të rëndësishme sepse na ndihmojnë të jemi më të suksesshëm në jetë. Nga ana tjetër, mungesa e mirësjelljes elementare ndikon negativisht te fëmijët në të gjitha…

SHPËRNDAJE:
Read More

“Nëse jeni nxënës të shkëlqyeshëm, do të keni punë dhe shumë para”: Psikologu i famshëm rus Labkovski – si i shkatërrojnë prindërit fëmijët e tyre

Fëmijët e sotëm shpesh kanë shumë detyrime, aktivitete të panumërta jashtëshkollore. Koha e mbushur me këto aktivitete shkurton kohën e kaluar në rrjetet sociale por a e keni pyetur veten se këto aktivitete ua vjedhin edhe fëmijërinë? Ndonjëherë nga një fëmijë pritet të mbajë një barrë të madhe mbi supet e tij për të qenë i suksesshëm, dhe më pas ëndrrat e tij mbyten, fëmija bëhet i ngopur dhe nuk do të ketë më motivim për asgjë. Pikërisht për këtë ka folur psikologu i njohur rus Mikhail Labkovski: Si rregull,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sa realisht e kemi kuptuar thelbin e prindërimit?!

A i njihni fëmijët tuaj më thellë se sa notat e tyre, numri i golave ​​apo koshave që mund të kenë shënuar në stërvitje apo ndeshje? A e dini cila është ngjyra e tyre e preferuar? Cilën sezon të vitit e duan? A e dini se çfarë i frikëson? Çfarë i lumturon? A e dini se çfarë ëndrrash panë mbrëmë? A i keni pyetur ndonjëherë: Çfarë i bëri kaq të trishtuar? Si kaloi dita në shkollë? Cila është lënda e tyre e preferuar dhe pse? Kush është mësuesi/profesori i preferuar…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si duhet të sillemi kur fëmija nuk dëshiron të hajë?

Shkruan: Dr Ismail Lutolli -Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog –Nutricionist Hematolog-Onkolog Subspecialist Gastroenterolog A eksiton shkopi magjik apo këshillat magjike? Çfarë duhet bërë kur fëmija juaj refuzon të hajë ushqime të shëndetshme dhe në vend të tyre zgjedhë të hajë ushqime tjera? Gjatë punës sime, kam takuar shumë prindër të brengosur për këtë çështje. Këta prindër bëjnë përpjekje maksimale dhe sa më shumë që ata duan dhe ofrojnë ushqim cilësor për fëmijët, ndodhë që fëmijët refuzojnë dhe përkundrazi, kërkojnë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme, për të mos thënë janë…

SHPËRNDAJE:
Read More

A jemi prind toksik – Shpesh nuk jemi të vetëdijshëm për sjelljet tona toksike, të cilat mund të lënë pasoja te fëmijët

Shumica e njerëzve, në çdo marrëdhënie, nuk duan të jenë toksikë. Megjithatë, mënyra se si jemi rritur, marrëdhëniet ndërnjerëzore që kemi, temperamenti ynë, mund të lejojnë që disa zakone të këqija të bëhen në mënyrë të padukshme pjesë e mënyrës se si i trajtojmë fëmijët tanë.   Pra, ndonjëherë prindërit as që janë të vetëdijshëm se janë bërë toksikë, çdo sjellje mund të korrigjohet, por para së gjithash është e nevojshme të ndërgjegjësoheni.   Ju po e cënoni pavarësinë e fëmijës Detyra e prindërve është ta bëjnë fëmijën një person…

SHPËRNDAJE:
Read More

7 shenja që tregojnë se fëmija ka nevojë për më shumë vëmendje dhe prezencen e prindërve

Fëmijët ndonjëherë tregojnë në mënyra të çuditshme se kanë nevojë për prezencen dhe vëmendjen tuaj. Mënyra se si ata sillen shpesh është treguesi më i mirë se si ndihet një fëmijë në një moment të caktuar. Shumë shpesh, sjellja e pazakontë mund të jetë një tregues që ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje nevojave dhe ndjenjave të fëmijës. Nuk është e pazakontë që fëmijët të sillen më keq kur prindërit e tyre janë pranë (edhe më shpesh kur nëna është afër, dhe shumë shpesh kur të dy janë afër…

SHPËRNDAJE:
Read More

Gjeni kohë për fëmijët tuaj

Një njeri erdhi vonë, i lodhur dhe i nervozuar nga puna…, kurse i biri i tij pesëvjeçar e priste te dera e shtëpisë. “Baba, a mund të të pyes diçka?” “Natyrisht, biri im, çfarë ka ndodhur?” – ia ktheu njeriu. “Baba, sa të paguhet ora?” “Kjo me të vërtetë nuk të hyn në punë ty fare! Pse bën pyetje të tilla?” – iu përgjigj njeriu i zemëruar. “Vetëm dua ta di. Të lutem, më thuaj sa të paguhet ora?” – e luti vogëlushi. “Nëse patjetër duhet ta dish, atëherë unë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Gabimet e prindërve të shkurorzuar ndaj fëmijëve të tyre

Ndarja është më e lehtë për t’u kapërcyer duke menaxhuar sjelljen tuaj pa ngaarkuar fëmijët. Sepse ndarja e prindërve lë pasoja të mëdha tek fëmijëtë. Divorci është një nga ndodhit më stresuese që mund t’ju ndodhë në jetën tuaj, por sado që e keni të vështirë, para së gjithash duhet të mendoni dhe të mbroni fëmijët tuaj, të cilët janë në hendekun mes dy njerëzve që i duan.    Mos komunikoni mes vete përmes fëmijës tuaj Shumë prindër përpiqen të komunikojnë përmes fëmijëve të tyre. Kjo shkakton stres të panevojshëm…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të kujdeseni që fëmija juaj të mos bëhet një narcist

Shumë prindër shpesh përballen me këshilla të ndryshme se si t’i rritin fëmijët e tyre. Një nga temat e zakonshme  është se si lavdërimi mund të ndikojë në personalitetin e fëmijës. Ajo që duhet kuptuar është se vetë lavdërimi nuk është problem; Problemi lind kur fëmijët lavdërojnë veten duke u krahasuar me fëmijët e tjerë dhe duke sugjeruar epërsinë e tyre. Lëvdatat nuk janë të dëmshme, por lëvdatat që vijnë me kritika drejtuar të tjerëve mund të jenë shumë problematike. Sjellja narcisiste tek fëmijët përfaqëson jo vetëm egocentrizmin, por edhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mësoni fëmijën tuaj kur dhe pse duhet të thotë “më fal”

Shumë prindër shqetësohen për sjelljen e fëmijëve të tyre. Edhe pse duket se gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, ka metoda që mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të mësojë dhe të ndjejë fjalën magjike “më fal”. Ekspertët e edukimit të fëmijëve pajtohen se fëmijët nuk duhet të detyrohen të thonë “më fal” kur bëjnë diçka të gabuar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet të jenë plotësisht të lirë. Prindërit  duhet t’u mësojnë fëmijëve pse diçka që ata bënë nuk është e mirë dhe në të njëjtën kohë t’u…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pse është kaq e veçntë lidhja mes nënës dhe vajzës

Ju telefononi nënën tuaj çdo ditë, sepse ajo është i vetmi person që ju kupton më së miri nga të githë sepse ndjenë dhimbjen shqetësimin dhe gëzimin tuaj ende pa u shprehur ju. Një studim i publikuar në Journal of Neuroscience shpjegoi pse depresioni dhe çrregullimet e humorit të nënës trashëgohen më shpesh nga vajzat. Rezulton se anatomia e trurit të tyre është pothuajse identike, veçanërisht në zonat përgjegjëse për emocionet. Ngjashmëria ishte shumë më e madhe sesa kur krahasonim trurin e babait dhe djalit, babait dhe vajzës dhe nënës…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kujdesi si flisni – Fjalët tuaja mund të lënë gjurmë të thellë emocionale tek fëmija juaj

Fjalët kanë një forcë të madhe për të lënduar fëmijët tuaj, prandaj bëni kujdes më fjalët sidomos kur komunikoni me fëmijët. Edhe pse të duken të padëmshme, fjalët e tua mund t’i lëndojnë emocionalisht dhe të lënë pasoja sepse fëmija i përthith këto fjalë dhe mbi to ndërton një imazh personal. 1. Nëse nuk e ndalon këtë, do të të lë këtu! Frikësimi duke braktisur fëmijën për ta ndaluar ndonjë veprim të tij nuk është metod e duhur.Fëmija duhet ta dijë se prindi nuk do ta lërë kurrë. 2. Pse nuk je si…

SHPËRNDAJE:
Read More

Një baba i mirë nuk është ai që fiton shumë para, por ai që nuk e braktis kurrë familjen e tij

Nuk ka dashuri më të fortë se dashuria e prindërve për fëmijët e tyre. Të jesh prind është përgjegjësi e madhe. Fëmijët model të sjelljes i kanë prindërit e tyre, prandaj një baba i mirë duhet të jetë shembull më i mirë për fëmijët e tij.   Një baba i denjë është i stolisur me këto cilësi: Një baba i vërtetë nuk është ai që fiton shumë para për të blerë dhurata të shtrenjta për gruan dhe fëmijët e tij ose për t’i kaluarë pushimet në vendet ekzotike. As ai…

SHPËRNDAJE:
Read More

10 aktivitete të përditshme për një mardhënjë më të shëndetshme mes prindërve dhe fëmijëve

Një aspekt kyç i rritjes pozitive është lidhja e prindërve me fëmijët, e cila mund të arrihet nëpërmjet prekjes, të qeshurës, dëgjimit, përvojave dhe kohës që e kaloni së bashku. Kërkimet kanë treguar se nëse një fëmijë ka një marrëdhënie të qëndrueshme me të paktën njërin prind, ai do t’i gëzojë frytet e asaj mardhënjeje. Ulu në dysheme me fëmijët dhe luaj çfarë të duan ata të luajnë, të paktën 10 minuta çdo ditë. Ndiq dëshirat e tyre. Filloje ditën pozitivisht. Përqafoji fëmijët çdo mëngjes dhe tregoju sa shumë i do. Lejojini…

SHPËRNDAJE:
Read More