A duhet ta lani foshnjën menjëherë pas lindjes?

Gjithnjë e më shumë nëna vendosin të presin për të larë foshnjën e tyre pas lindjes, sepse duan të lënë një shtresë natyrale vernix në lëkurën e foshnjës deri në disa orë e madje edhe ditë pas lindjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që vernix të lihet në lëkurën e foshnjës, dhe që foshnja të mos lahet deri në 6 orë pas lindjes. Kur lind një foshnje, ose nga lindja vaginale ose nga seksioni cezarian, ka një shtresë në lëkurën e foshnjës të quajtur vernix caseosa. Vernikët përmbajnë baktere të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Zëri i nënës pakëson dhembjen e foshnjës në kujdesin intensiv

 Foshnjat e lindura parakohe në të shumtën e rasteve duhet të kalojnë ca kohë të ndara nga prindërit e tyre në njësitë e kujdesit intensiv për të sapolindurit. Gjatë qëndrimit të tyre, ata mund të jenë të ekspozuar ndaj procedurave të shumta dhe të dhimbshme mjekësore. Roli i prindërve gjatë qëndrimit të foshnjës në kujdesin intensiv është i rëndësishëm Dr. Manuela Filippa, autore e hulumtimit nga Universiteti i Gjenovës, shpjegoi se ky hulumtim jo vetëm që kontribuon për të sapolindurit, por edhe për prindërit e tyre. Ajo u tregon atyre…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të dallojmë kontraktimet (dhimbjet) e lindjes reale nga ato të rreme?

Mitra përbëhet nga fibra të muskujve të lëmuar dhe ind lidhës. Trupi i mitrës ka më shumë inde muskulore. Tufat muskulore në murin e mitrës e rrisin volumin e tyre gjatë shtatzënisë përmes procesit të hipertrofisë dhe hiperplazisë, e cila së bashku me shtrirjen e shkaktuar nga rritja e fetusit, bën që mitra të rritet dhjetëfish gjatë shtatzënisë. Kontraktueshmëria dhe elasticiteti i muskujve të mitrës janë karakteristika të rëndësishme nga të cilat varet cilësia e lindjes. Kontraksionet e mitrës janë nën kontrollin e sistemit nervor vegjetativ dhe tkurrja e vetë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Shërimi pas seksionit cezarian

Urime! Foshnja juaj është këtu, e lindur nga seksioni cezarian. Tani është koha për t’u përqendruar në shërimin tuaj. Kjo zakonisht zgjat rreth 6 javë dhe është e rëndësishme që të jeni të përgatitur mirë. Çfarë ndodh pas lindjes së foshnjës suaj? Pas lindjes së foshnjës, placenta nxirret jashtë dhe kirurgu qep mitrën dhe barkun. E gjithë procedura e seksionit zgjat rreth 40 deri në 50 minuta. Pasi foshnja juaj të ekzaminohet nga një ekip mjekësor, ju do të merrni foshnjën tuaj në kontakt lëkurë-lëkurë. Shërimi nga seksioni cesarian Një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çka është “mikrohimerizëm fetal”?

Kur një grua është shtatzënë, qelizat e frytit udhëtojnë në gjakun e saj dhe më pas qarkullojnë përsëri te fryti. Kjo quhet “mikrohimerizëm fetal”. Dhe kështu për 41 javë qelizat qarkullojnë dhe udhëtojnë nëpër placentë në të dy drejtimet, dhe pas lindjes së foshnjës, shumë prej këtyre qelizave mbeten në trupin e nënës, duke lënë gjatë gjurmë në inde, kocka, tru dhe lëkurën e nënës, dhe shpesh qëndrojnë atje për dekada. Çdo fëmijë që ka pasur një nënë do të lërë një shenjë të ngjashme në trupin e saj. Edhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

DHIMBJA E NJË MAMAJE QË KA LINDUR BEBEN E SAJ PARAKOHE

Samire Ademi Lutolli –Specialiste Gjinekologji / Obstetrikë   Së bashku, të kapur për dore, të dy shkojmë të të shohim. Unë Mami dhe Babi. Tani jemi prindër. Ëndrra jonë u bë realitet … Por një realitet që nuk e imagjinonim kurrë. Nuk u përgatitëm të të takojmë dhe shohim kështu. Sa herë që dëgjoj që je mirë, se je në të vërtetë shumë mirë duke pasur parasysh se linde parakohe, kur të shoh humbem e tëra. As nuk di të gëzohem kur të shoh aty. Por as nuk e fsheh…

SHPËRNDAJE:
Read More

Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh.

Dr Samire Ademi Lutolli – Gjinekologe dhe Obstetre – Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu.Ju pengon stomaku, por përpiqeni …– Mbyllni sytë, merrni frymë!-Si ndjeheni!?Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër. Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë. Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë. Më në fund vinë,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Nëse nuk mund të mbeteni shtatëzënë -Endometrioza mund të jetë shkaktari kryesor

  Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet   Endometrioza përkufizohet si prania e indit të ngjashëm me endometriumin (indi i brendshëm i mitrës) jashtë mitrës, i cili çon në një reaksion inflamator kronik të indeve, dhimbje dhe infertilitet. Endometrioza është një problem shkaktari i të cilit ende nuk dihet. Gjithashtu, simptomat e endometriozës variojnë nga fakti që disa gra nuk kanë fare simptoma, deri tek fakti se ato janë shumë të dukshme dhe të ndjeshme. Megjithatë, mungesa ose prania e simptomave nuk tregon shkallën…

SHPËRNDAJE:
Read More

Epiziotomia apo çarja e perineumit gjatë lindjes – cilat nga këto janë në favor të nënës?

Hulumtimet kanë treguar se nënat shërohen më lehtë dhe më shpejtë pa epiziotomi Ju ndoshta keni dëgjuar dhe lexuar shumë për epiziotominë, edhe nëse ajo kryhet mënyrë është e shpesht në shoqërin  tonë. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo procedurë nuk duhet të jetë më e shpeshtë se 10% kur bëhet fjalë për lindjen vaginale. Nuk është e këndshme, por askush nuk garanton që perineumi nuk do të çahet gjatë lindjes vaginale. Dhe duhet të pyesni veten nëse është më e lehtë të shëroheni pas një epiziotomie apo…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pozicioni shtrirë, në këmbë ose ulur – lexoni se cili pozicion është më i mirë për një lindje sa më të lehtë

Faza e dytë e lindjes është faza e tensionit në të cilën është e nevojshme të sigurohen kushtet më të mira për të përfunduar sa më lehtë lindjen. Një nga faktorët që ndikon në këtë është pozicioni në të cilin nëna lind. Në vendin tonë femrat përgjithësisht lindin me pozicionin shtrirë, pavarësisht se disa studime tregojnë se një pozicion i tillë nuk është më i miri dhe më i lehtë për lindje. Këto pozicione të trupit janë më të mirat për lindjen e fëmijëve Pozicioni i gjunjëzimit mund të jetë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund të dini se dhimbjet e lindjes janë reale dhe se lindja ka filluar?

  Keni kaluar rreth 40 javë duke u përgatitur për ardhjen e foshnjës tuaj dhe tani ju duket se çdo tkurrje e pazakontë është fillimi i lindjes. A ka filluar lindja apo ndoshta jo? Nuk jeni 100% e sigurt se si do të duket? Asnjë lindje nuk është e njëjtë me të tjerat. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë gra shtatzëna presin me padurim dhe pasiguri atë moment të rëndësishëm kur do të ndjejnë shenjën se lindja ka filluar. Janë disa shenja të cilat tregojn se lindja ka…

SHPËRNDAJE:
Read More

Të bërtiturat gjatë lindjes harxhojnë energjin tuaj

Një grua shtatzënë e cila nuk është e përgatitur për lindje shpesh do të humbasë energjinë duke bërtitur, do të rrisë stresin dhe frikën, dhe kështu do të vështirësojë të gjithë procesin e arritjes së një lindjeje të lehtë dhe normale.   Pse është saktësisht e rëndësishme frymëmarrja e duhur gjatë lindjes, a mundet frymëmarrja të lehtësojë dhimbjet dhe a është e vërtetë se të bërtiturat e pakontrolluara thjesht humbin energjin?   “Frymëmarrja gjatë lindjes nuk zvogëlon ndjenjën e dhimbjes, por përmirëson oksigjenimin e trupit të nënës, gjë që ndikon…

SHPËRNDAJE:
Read More

Gratë që bëhen nëna më vonë i rrisin më mirë fëmijët e tyre!

Dr Samire Ademi Lutolli Spec. Gjinekologe obstetre Kam dëgjuar ti komentojnë nënat 35+ që kanë vendosur të lindin fëmijë. Kam degjuar të thonë: “Në pleqëri i bie ndërmend. Po i duket vetja ende e re. I është bërë fëmija për martesë e ende bën fëmijë. E komente e paragjykime….. Plot e nga më të ulëtat e që duket prej nga burojnë, nga zemrat e liga e gojët e këqija. Por pasi ta kemi lexuar këtë artikull do të mendohemi përpara se të flasim për diçka që nuk na takon dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sa zgjat lindja dhe çfarë ndikon në rrjedhjën normale të lindjes?

Askush nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë lindja juaj sepse varet nga shumë faktorë. Çdo lindje është unike dhe e veçantë, por fazat që kalon janë të njëjta. Ne do t’ju prezantojmë se si duket lindja, në cilat faza kalon dhe sa mund të zgjasë secila faze. Nëse kjo është lindja juaj e parë, faza aktive e lindjes mund të zgjasë rreth tetë orë. Kjo është ajo që është e zakonshme, por lindja juaj mund të zgjasë më pak ose më shumë se kaq. Ndoshta nuk do…

SHPËRNDAJE:
Read More

Lindja e fëmijsë, një proces natyror

Çdo grua, me strukturën e saj anatomike trupore dhe përgatitjen fiziologjike të organizmit gjatë shtatzënisë, është e aftë të lindë e vetme, pa ndihmën e askujt. Ajo ka nevojë për dikë që do ta mbështes dhe një profesionist të kësaj fushe i cili nga ana tjetër do të monitorojë dhe mbikëqyrë procesin, të menagjoj ndonjë komplikim të mundshëm. Problemi lind kur shumica e profesionistëve të shëndetësisë ndërhyjnë në mënyrë të panevojshme në rrjedhën natyrale të lindjes së fëmijës, duke dashur të shpejtojnë dhe të përfundojnë në mënyrë të panatyrshme procesin,…

SHPËRNDAJE:
Read More