Gjëra që do të jenë të dobishme për çdo nënë pas lindjes

Foshnja e parë zakonisht vjen në një familje të përgatitur mirë. Gjatë nëntë muajve, prindërit e ardhshëm përgatiten për ardhjen e një anëtari të ri, lexojnë gjithçka rrethë prindërimit.

Pas lindjes – nënat janë të lodhura dhe të emocionuara në të njëjtën kohë dhe se e kanë harruar plotësisht veten.

Pas foshnjës së parë, kisha net pa gjumë të ndjekura nga ditë në mjegull, plot ndjenja të mbytura, të këndshme, por edhe të pakëndshme. Lindja e parë më shkoi mjaft vështirë dhe nuk isha e përgatitur të kujdesesha për veten pas lindjes dhe më pas i premtova vetes se herën tjetër do të isha më e përgatitur. Me lindjen e dytë e theva këtë premtim, por në lindjen e tretë, më në fund u përgatita për atë periudhë të paslindjes.

Shishe spërkatëse

Pas përdorimit të banjës në spital, spërkatni zonën tuaj intime.

Sapun i fortë apo i lëngshëm?

Tani nuk duhet të përdorni sapunë të fortë e aromatikë për pjesën tuaj intime. Të duhet diçka shumë e butë. Në spital, infermieret më këshilluan të fusja disa pika sapun të lëngshëm në një shishe me ujë të ngrohtë dhe kjo më ndihmoi shumë.

Jastëkë gjoksi

Gjatë gjidhënjes, gjinjtë tuaj do të rrjedhin, dhe një jastëkë gjoksi do t’ju vie në ndihmë

 

Kafeinë

Dhimbjet e forta të kokës, sidomos pas një lindje epidurale, janë një problem vërtet i tmerrshëm. Pas çdo lindje, shumë më ndihmonte një filxhan i vogël kafeje.

Vitaminat

Trupi juaj ka nevojë për kompensim vitaminash. Merrni vitaminat që keni marrë gjatë shtatzënisë për të paktën gjashtë javë të tjera pas lindjes./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts