Vajza me zor shkon në shkollë ka shumë stres, edhe frikë të madhe?

Pyetje:

Ka një kohë që vajza me zor shkon në shkollë ka shumë stres, ka dhimbje barku para se me u nis, edhe frikë të madhe! Vajza është në klasën e dytë. Dua të theksoj se një ditë më kërkoi më shumë pare për bukë në shkollë, por po atë ditë erdhi shumë e uritur. Edhe jamë përkujdes me gjetë problemin, por e kam të veshtirë. Nuk di çfarë të bëjë, ne jetojmë jashtë vendit. Takimi me psikologun po na merr shumë kohë. Ju lutem ndonjë këshillë!

Përgjigje:

Përshëndtje!

Fillimisht, është e rëndësishme të kuptohet nëse vajza ka përjetuar diçka në shkollë.

Ato që ju keni treguar në shkrim na bënë të kuptojmë se vajza është duke përjetuar emocione të forta negative. Këto mund të jenë disa nga shenjat e mundshme të bullizmit.

Është e rëndësishme të bisedoni me vajzën tuaj në mënyrë të hapur dhe të kujdesshme për eksperiencat e saj në shkollë, për marrëdhënien që ka me shokët dhe shoqet e saj në shkollë.

Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sjelljeve që shfaqin fëmijët.

Kontaktoni stafin shkollor për të adresuar situatën. Kërkoni informacione më të hollësishme rreth sjelljes së saj në ambientin shkollor. Përgjithësisht fëmijët nuk tregojnë për bullizmin.

Ata kanë frikë se situata mund të përkeqësohet, ndjejnë turp ngase mendojnë që janë të dobët ose mendojnë se të rriturit nuk i kuptojnë. Mirëpo, edhe pse nuk flasin, ata lëshojnë sinjale alarmi.

Ata kthehen në shtëpi të dëmtuar, iu mungojnë sendet personale, nxjerrin justifikime për të mos shkuar në shkollë ose kërkojnë të ndërrojnë shkollën ose lagjen.

Bullizmi nuk është lojë fëmijësh.

Bullizmi është një lloj dhune që e dëmton viktimën për gjithë jetën, nëqoftëse nuk ndihmohet në kohë. Lejoni që ajo të ndajë ndjenjat dhe përvojat e saj pa u ndërhyrë menjëherë.

Jepni dashurinë për të dhe sigurohuni që të kuptojë se nuk është e vetme në këtë situatë. Inkurajoni vajzën tuaj për të vazhduar të bëjë aktivitetet që i pëlqejnë dhe që e bëjnë të ndjehet mirë. Krahas këtyre këshillave vajza ka nevojë të takohet me një psikolog nga afër për të marrë këshilla dhe strategji të ndryshme për të ndihmuar vajzën tuaj të përballojë pasojat e bullizmit Gjithë të mirat!

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts