Jam shtatzënë dhe shumë shpesh më mpihen gishtërinjtë e duarve dhe i ndjej të dhimbshme?

Pyetje: Jam shtatzënë dhe shumë shpesh më mpihen gishtërinjtë e duarve dhe i ndjej të dhimbshme?   Përgjigje: Kjo ndjesi shqetësuese shfaqet shpesh te gratë shtatëzëna dhe fatkeqësisht është shpesh e nenvlerësuar si ankesë nga ana e gjinekologëve. Në të vërtetë është mjaft e bezdisshme zakonisht pas muajit të 5-të ose të 6-të, ose edhe rreth fundit të shtatzanisë, në shumë gra e sidomos natën. Fillon me një ndjenjë mpirjeje e ndjeshmërie të rritur, si edhe mizërime në pëllëmbën e dorës, në gishtin e madh, tregues dhe në gishtin e…

SHPËRNDAJE:
Read More

A duhet të marr magnez gjatë shtatëzënisë nëse ndjej se jam mirë?

Pyetje: A duhet të marr magnez gjatë shtatëzënisë nëse ndjej se jam mirë? Përgjigje: Ashtu sikurse vitaminat edhe Magneziumi është një nga lëndët minerale më të rëndësishme në shtatëzani. Edhe nëse përpiqeni që me një ushqyerje të balancuar mirë, si ujë mineral i pasuruar me magnez, bajamet e qëruara dhe shumë perime jeshile, shpesh nuk mund të sigurohet sasia e nevojshme e magnezit. Mungesa e magnezit duket të jetë një shkak i ndjenjës së të vjellit te gratë shtatzana si shqetësimi më I shpeshtë I grave shtatëzëna në tre muajt…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si veprojnë tabletat për shtyerje të menstruacioneve?

Pyetje: Planifikoj që të shty ciklin me pilula për shtyerje të menstruacioneve. Nuk i kam përdorur kurrë më parë, kështu që jam e interesuar ta di se si funksionojnë këto pilula, si përdoren dhe nëse kanë ndonjë pasojë dhe efekt anësor të dëmshëm. Sa shpesh mund të përdoren? A ka raste kur këto pilula nuk rekomandohen kurrsesi? Përgjigje: Përshëndetje! E nderuar, Tabletat për shtyerjen e menstruacioneve përmbajnë një formë sintetike të hormonit seksual progesteronit. Teprica e këtij hormoni shtyn fillimin e një cikli të ri menstrual. Tabletat merren zakonisht 3…

SHPËRNDAJE:
Read More

A janë normale ngërçet më të forta në shtatzëninë e hershme dhe a paraqesin rrezik?

Pyetje: A janë normale ngërçet më të forta në shtatzëninë e hershme dhe a paraqesin rrezik (pa gjakderdhje) ? Përgjigje: Dhimbjet e lehta janë të zakonshme dhe normale në shtatzëninë e hershme, sepse ndodhin si pasojë e shtrirjes së muskujve të mitrës. Por ku është kufiri mes dhimbjeve normale dhe atyre jonormale (kontraktimet, dmth. ngërçet që mund të çojnë në kërcënim për abort), nuk do ta dini derisa të kontaktoni një gjinekolog i cili do të përcaktojë gjendjen e duhur me ekzaminim gjinekologjik dhe ekografik dhe mundësisht të japë terapi. Një…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund të dhurojë gjak vullnetarisht një grua që merr kontraceptivë oral?

Pyetje: A mund të dhurojë gjak vullnetarisht një grua që merr kontraceptivë oral? Përgjigje: Një grua që pi kontracepsion hormonal mund të jetë dhuruese e vullnetshme e gjakut, sigurisht nëse si të tjerët edhe ajo i plotëson kriteret për dhurimin e gjakut. Dr Samire Ademi Lutolli Gjinekologe dhe Obstetre./natalmedia.com/     *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam rrjedhje të pavullnetshme të urinës, çfarë e shkakton dhe çfarë të bëj?

Pyetje: Kam rrjedhje të pavullnetshme të urinës, çfarë e shkakton dhe çfarë të bëj?   Përgjigje: Ky problem, ndonëse flitet rrallë, madje edhe mes vetë grave, është shumë i shpeshtë – besohet se, herë pas here ose vazhdimisht, deri në një e treta e grave mbi moshën dyzet vjeç e kanë këtë problem. Faktorët e rrezikut për problemin e rrjedhjes së pavullnetshme të urinës janë shtatzënia dhe lindja vaginale, puna fizike, obeziteti, plakja, menopauza dhe faktorë gjenetikë. Sa më i madh të jetë numri i shtatzënive dhe lindjeve vaginale, aq më…

SHPËRNDAJE:
Read More

A është e vërtetë që djegësira që kam nga lukthi vjen sepse bebeja në bark ka shumë flokë?

  Pyetje: A është e vërtetë që djegësira që kam nga lukthi vjen sepse bebeja në bark ka shumë flokë? Përgjigje: Në popull është shumë e përhapur kjo thënie. Besohet se një bebe në bark me shumë flokë është pikërisht shkaku i urthit (djegësirës në gjoks nga lukthi). Dikujt mund ti tingëllojë si një ‘thënie e plakave’ dhe qesharake por ky besim është aq I përhapur në gjithë botën sa më në fund edhe mjekët e testuan si fenomen. Shkencëtarët në Universitetin Johns Hopkins kryen një studim për të përcaktuar më…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam vërejtur poshtë në vete në pasqyrë se njëra anë është më e madhe se tjetra – A është normale kjo?

Pyetje: Përshëndetje. Kam vërejtur poshtë në vete në pasqyrë se njëra anë është më e madhe se tjetra. A është normale kjo? Përgjigje: Shqetësimi që keni është relativisht i zakonshëm sepse ka shumë gra që nuk i kanë identike dhe simetrike buzët e vogla dhe të mëdha të regjionit gjenital. Nëse nuk ju pengon nuk ka nevojë të ndërmirrni asgjë. Përndryshe është mirë të bëni vizitë nga afër të shikojë mjeku se a ka ndonjë ndryshim tjetër të rëndësishëm të zonës. Nëse ju pengon për shkak të madhësisë si p.sh.…

SHPËRNDAJE:
Read More

E di që nuk lejohet të pi alkool gjatë shtatëzanisë, a guxoj të pi birrën pa alkoool?

Pyetje: E di që nuk lejohet të pi alkool gjatë shtatëzanisë, a guxoj të pi birrën pa alkoool? Përgjigje: Në të vërtetë birra është produkt I fermentuar proces ky I ngjashëm me atë të prodhimit të alkoolit. Birrat që shkruajnë se janë pa alkool, në të vërtetë kanë veçse sasi të reduktuar të alkoolit. Në disa vende birrat, të ashtuquajtura pa alkol kanë deri në 0.5 % përmbajtje alkooli. Prandaj, edhe nuk këshillohet përdorimi i këtyre llojeve të birrave në shtatëzëni dhe përpiquni të zëvëndësoni me ujë dhe lengje natyrale dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam problem me urinimin e shpeshtë a ka të bëjë me rënien e mitrës sime?

Pyetje: Kam problem me urinimin e shpeshtë. Në një farë mënyre nevoja ime për të urinuar më shtohet në pozicionin shtrirë.Urinoj dhe shkoj në shtrat dhe ndjej se kam nevojë të urinoj sërish sikur nuk jam zbrazur. Ka disa muaj që vazhdon dhe është prezente një sekret ngjitës i bardhë. Në fillim mendova se ishte ftohje, por është e pamundur që të zgjasë kaq gjatë. Nuk e di nëse ka të bëjë me rënien e mitrës sime. Përgjigje: E dashur, Nëse pas vizitës gjinekologjike nuk konstatohet rrëshqitje e mitrës apo…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund ta vendos spiralen dhe cilat janë komplikimet e mundshme dhe kundërindikacionet?

Pyetje: A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja? Unë jam gjithashtu e interesuar të di se si vendoset, si dhe cilat analiza duhet të bëhen para vendosjes? Cilat janë komplikimet e mundshme? Përgjigje: Pajisja intrauterine, ose siç I themi ndryshe në popull spirale, është një lloj kontracepsioni e cila është një cope plastike – spirale që vendoset brenda zgavrës së mitrës. Një pjesë e saj mund të jetë e veshur bakër (spirale bakri) ose është e mbështjellë me në një cilindër hormonal (spirale hormonale). Në varësi të llojit,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mungesa e dëshirës për intimitet!

Pyetje: Me kalimin e moshës na janë shtuar disa probleme bashkëshortore dhe mendoj se arsyeja është se nuk kemi jetë të rregullt intime. Nuk kam dëshirë, ndjej dhimbje dhe kam thatësi vaginale. Përgjigje: Dëshira për marëdhëniet intime zvogëlohet me kalimin e viteve dhe marëdhëniet intime në menopauzë mund të jenë të pakëndshme për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit te gratë. Gjithashtu dëshira për marrëdhëniet intime mund të përkeqësohet nga kushtet që ndodhin më shpesh në menopauzë – depresioni, simptomat e menopauzës ose stresi. Si rezultat, mund të ketë probleme…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese?

Pyetje: A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese? Përgjigje: Stresi i tepërt mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënie intime si dhe të ndikojë në statusin hormonal të grave dhe burrave. Do të ishte mirë, jo vetëm për planifikimin e shtatzënisë, të zvogëloni nivelin e stresit, dhe nëse kjo nuk është e mundur, të përpiqeni ta largoni atë me aktivitete të rregullta fizike – not, ecje, çiklizëm… Nëse nuk keni kohë për marrëdhënie të rregullta, duhet të zbuloni kur keni ovulacion, kështu që caktoni kohën e…

SHPËRNDAJE:
Read More

A ka sëmundje që mbarten nga macja dhe a janë të rrezikshme për gruan shtatzënë?

Pyetje: Unë mbaj mace dhe jam shtatzënë. A ka sëmundje që mbarten nga macja dhe a janë të rrezikshme? Përgjigje: Macet si kafshë shtëpiake janë shumë të dashura por jashtëqitja e tyre mund të infektojë me Toxoplasmose, që në rastet e infektimit të gruas shtatzanë mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fetus. Nëse keni mace, atëhere duhet të kontrolloheni nëse jeni e imunizuar. Nëse jo, ju duhet të pastroni me shumë kujdes vendin ku macja del jashtë, vetëm me doreza, ose më mirë t’ia lini këtë ta bëjë një personi…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë?

  Pyetje: Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë? Përgjigje: Shumica e grave nuk lindin në terminin e përllogaritur të lindjes. Vetëm rreth 4 % e gjithe grave shtatëzëna lindin vërtetë në ditën e parashikuar. 63 % e lindjeve ndodhin në tre javët që rrethojnë datën e parashikuar, po duhet thënë se, dy javë me pare dhe dy javë më vonë, vlerësohen gjithnjë si normale”. Duke qenë se një shtatzani zgjat mesatarisht 281 ditë, dhe llogaritet që nga…

SHPËRNDAJE:
Read More