Bartja e çantave të rënda kohëve të fundit është një problem me të cilin po përballen prindërit dhe fëmijët

Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Disa nga problemet e zakonshme si pasojë e kësaj është dhimbja e muskujve dhe e shpinës, qëndrimi i dobët i trupit, dhimbjet e mesit, dhimbja e qafës dhe e shpatullave, një devijim i shtyllës kurrizore etj. Fëmijët duke mbajtur çanta të rënda shkollore zakonisht zhvillojnë një qëndrim të kokës përpara, supe të srrumbullakosura me trupin e varur përpara tek kombliku për të balancuar dhe kompensuar peshën e rëndë në shpinë, duke shkaktuar kështu një qëndrim jo korrekt. Shpeshherë fëmijët e mbajnë çantën e tyre në…

SHPËRNDAJE:
Read More

Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë fëmijes suaj

Fjalët kanë një forcë të madhe për të lënduar fëmijët tuaj, prandaj bëni kujdes më fjalët sidomos kur komunikoni me fëmijët. Edhe pse të duken të padëmshme, fjalët e tua mund t’i lëndojnë emocionalishtdhe të lënë pasoja sepse fëmija i përthith këto fjalë dhe mbi to ndërton një imazh personal.  Nëse nuk e ndalon këtë, do të të lë këtu! Frikësimi duke braktisur fëmijën për ta ndaluar ndonjë veprim të tij nuk është metod e duhur.Fëmija duhet ta dijë se prindi nuk do ta lërë kurrë. Pse nuk je si vëllai/motra jote?…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si ndikojnë shpresat tona të larta te fëmija?

Dëshira dhe motivimi për të pasur sukses mund të zhvillohen në mënyrë spontane kur fëmija ka hapësirë ​​dhe mbështetje të mjaftueshme për të njohur veten dhe botën përreth tij. Ambicia e tepruar e prindërve nuk është mënyra e vetme, dhe sidomos jo më e mira, që një fëmijë të ketë “sukses në jetë”. Kur bëhet fjalë për suksesin në shkollë të një fëmije, prindërit shpesh nuk janë të vetëdijshëm për ankthin që mund të kenë fëmijët nga pritshmëritë e tyre të larta. Me pritshmëri të mëdha, ne e humbim shikimin…

SHPËRNDAJE:
Read More

Aftësitë emocionale dhe sociale përcaktojnë të ardhmen e fëmijës

Është e vështirë të besohet se ajo që fëmija juaj di në moshën pesë vjeçare do të ndikojë si mundësi për sukses në të ardhmën e tij. Por kjo është pikërisht ajo që pohojnë rezultatet e një studimi shumëvjeçar të publikuar në American Journal of Public Health. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kërkimet kanë zbuluar se aftësitë që parashikojnë suksesin në të ardhmën nuk kanë të bëjnë fare me zgjuarësinë e fëmijës se sa shumë gjuhë të huaja fletë apo sa është i sukseshëm në matematik dhe fusha…

SHPËRNDAJE:
Read More

Parimet e prindërimit të ndërgjegjshëm

Mos kini frikë se do ta llastoni fëmijën tuaj duke e përqafuar dhe përkdhelur   Prindërit e ndërgjegjshëm plotësojnë nevojën e fëmijës së tyre për kontakt fizik (mbajtje, puthje, përkëdhelje, etj.). Ata nuk kanë frikë se kështu do ta “llastojnë” fëmijën e tyre. Prindërit e ndërgjegjshëm i pranojnë emocionet dhe shprehjen e emocioneve nga fëmija i tyre pa i gjykuar. Ata janë të vetëdijshëm se nuk mund  të parandalojnë të gjithë trishtimin, zemërimin ose zhgënjimin dhe nuk ua ndrydhin ndjejat fëmijëve qoftë duke qarë ose duke mbajtur inat. Prindërit e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si na bënë mëmësia më të zgjuar?

Të gjithë e dinë që nënat janë të guximshme dhe tani është vërtetuar se mëmësia na bën më të zgjuar! Ne zgjohemi çdo mëngjes me aftësi të përmirësuara të të mësuarit dhe kujtesës. Hapi sytë mirë se ndoshta edhe ti po e pi kafen me një supermamë të vërtetë! Katherine Ellison, një gazetare amerikane fituese e çmimit Pulitzer dhe nënë e dy djemve, pohon se mëmësia në fakt mund ta bëjë një grua më të zgjuar. Autorja e librit “The Mommy Brain, pas lindjes së fëmijës së saj të parë,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Menaxhimi i agresivitetit të fëmijëve, strategji të disiplinimit për shtëpi dhe shkollë

Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues për…

SHPËRNDAJE:
Read More

Jo, sjellja e mirë nuk ka dalë nga moda

Thuaj “ju lutem”, “faleminderit”, “më falni”, përshëndetni fqinjin tuaj me mirësjellje, vendosni gjërat në vendin e tyre… lista e rregullave të sjelljes së mirë mund të vazhdojë pafund. E megjithatë, fëmijët e sotëm duket se dinë fare pak për rëndësinë e mirësjelljes. Një pjesë e rëndësishme e rritjes së një fëmije është që ne, si prindër, t’i mësojmë atij sjellje të mira. Sjelljet janë të rëndësishme sepse na ndihmojnë të jemi më të suksesshëm në jetë. Nga ana tjetër, mungesa e mirësjelljes elementare ndikon negativisht te fëmijët në të gjitha…

SHPËRNDAJE:
Read More

“Nëse jeni nxënës të shkëlqyeshëm, do të keni punë dhe shumë para”: Psikologu i famshëm rus Labkovski – si i shkatërrojnë prindërit fëmijët e tyre

Fëmijët e sotëm shpesh kanë shumë detyrime, aktivitete të panumërta jashtëshkollore. Koha e mbushur me këto aktivitete shkurton kohën e kaluar në rrjetet sociale por a e keni pyetur veten se këto aktivitete ua vjedhin edhe fëmijërinë? Ndonjëherë nga një fëmijë pritet të mbajë një barrë të madhe mbi supet e tij për të qenë i suksesshëm, dhe më pas ëndrrat e tij mbyten, fëmija bëhet i ngopur dhe nuk do të ketë më motivim për asgjë. Pikërisht për këtë ka folur psikologu i njohur rus Mikhail Labkovski: Si rregull,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kur mund të hajë akullore fëmija juaj?

Të gjithë e dimë se shumica e akullores që blejmë është një produkt artificial. Ai përbëhet kryesisht nga yndyra dhe sheqeri i përpunuar, ato janë shumë të ëmbëlsuara. Disa akullore kanë aditivë, shije të ndryshme mund të përmbajnë edhe ngjyrosje ushqimore. Edhe pse nuk rekomandohet t’i jepni akullore një bebeje, nuk ka dëm të drejtpërdrejtë nëse i jepni herë pas here pak nga kjo delikatesë. Megjithatë, sheqeri mund të krijojë varësi, ndaj këshillohet që të mos e ekspozoni fëmijën tuaj ndaj marrjes së tepërt të sheqerit derisa të jetë një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sa realisht e kemi kuptuar thelbin e prindërimit?!

A i njihni fëmijët tuaj më thellë se sa notat e tyre, numri i golave ​​apo koshave që mund të kenë shënuar në stërvitje apo ndeshje? A e dini cila është ngjyra e tyre e preferuar? Cilën sezon të vitit e duan? A e dini se çfarë i frikëson? Çfarë i lumturon? A e dini se çfarë ëndrrash panë mbrëmë? A i keni pyetur ndonjëherë: Çfarë i bëri kaq të trishtuar? Si kaloi dita në shkollë? Cila është lënda e tyre e preferuar dhe pse? Kush është mësuesi/profesori i preferuar…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çfarë është synetia (rrethprerja)

  Synetia është heqja kirurgjikale e lëkurës që mbulon majën e penisit. Në pjesë të ndryshme të botës, kjo ndërhyrje kryhet tek të porsalindurit. Pas periudhës neonatale, kryerja e kësaj procedure është më komplekse. Synetia në familje të caktuara është një ritual fetar, pjesë e traditës familjare, apo kryhet me qëllim që të përmirësimit të higjienës personale ose parandalimit të problemeve shëndetësore në të ardhmen (infeksionet, etj). Procedura zgjat rreth 10 minuta. 𝐈𝐧𝐝𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 – 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐲 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐯𝐞𝐧𝐢𝐦? Synetia sjell shumë përfitime: higjiena më e lehtë gjenitale, zvogëlimi i rrezikut…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si duhet të sillemi kur fëmija nuk dëshiron të hajë?

Shkruan: Dr Ismail Lutolli -Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog –Nutricionist Hematolog-Onkolog Subspecialist Gastroenterolog A eksiton shkopi magjik apo këshillat magjike? Çfarë duhet bërë kur fëmija juaj refuzon të hajë ushqime të shëndetshme dhe në vend të tyre zgjedhë të hajë ushqime tjera? Gjatë punës sime, kam takuar shumë prindër të brengosur për këtë çështje. Këta prindër bëjnë përpjekje maksimale dhe sa më shumë që ata duan dhe ofrojnë ushqim cilësor për fëmijët, ndodhë që fëmijët refuzojnë dhe përkundrazi, kërkojnë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme, për të mos thënë janë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pse fëmija juaj është vazhdimisht i lodhur? Mësoni cilat janë shkaqet dhe si t’i trajoni ato

Lodhja e vazhdueshme te fëmijët shpesh lidhet me sëmundje të tilla si infeksionet virale, hepatiti, mononukleoza infektive, pneumonia. Gjithashtu, shkak i lodhjes së fëmijëve mund të jetë astma, anemia, gjendjet neurologjike, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, si dhe çrregullime të caktuara hormonale. Në këto raste ju rekomandojmë të këshilloheni me mjekun tuaj. Nëse fëmija është plotësisht i shëndetshëm, atëherë bëhet fjalë për mënyrën se si e kalon kohën, sa detyrime dhe aktivitete ka me përjashtim të detyrimeve dhe angazhimeve shkollore.   Ata nuk flenë mjaftueshëm Nëse fëmija nuk fle sa…

SHPËRNDAJE:
Read More

A jemi prind toksik – Shpesh nuk jemi të vetëdijshëm për sjelljet tona toksike, të cilat mund të lënë pasoja te fëmijët

Shumica e njerëzve, në çdo marrëdhënie, nuk duan të jenë toksikë. Megjithatë, mënyra se si jemi rritur, marrëdhëniet ndërnjerëzore që kemi, temperamenti ynë, mund të lejojnë që disa zakone të këqija të bëhen në mënyrë të padukshme pjesë e mënyrës se si i trajtojmë fëmijët tanë.   Pra, ndonjëherë prindërit as që janë të vetëdijshëm se janë bërë toksikë, çdo sjellje mund të korrigjohet, por para së gjithash është e nevojshme të ndërgjegjësoheni.   Ju po e cënoni pavarësinë e fëmijës Detyra e prindërve është ta bëjnë fëmijën një person…

SHPËRNDAJE:
Read More