Cilat janë simptomat kryesore që një fëmijë me autizëm mund të ketë?

Pyetje: Përshëndetje! Një pyetje për psikologen. Cilat janë simptomat kryesore që një fëmijë me autizëm mund të ketë? Po dyshoj që djali im 2-vjeçar ka autizëm, por jemi jashtë vendit dhe procedurat për vizitë tek psikologu janë të gjata. Përgjigje: Përshëndetje! Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e shenjave të hershme të autizmit. Zbulimi i hershëm i Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD) dhe vendosja e një programi të hershëm trajtimi në të gjitha mjediset ku jeton fëmija përmirëson prognozën e simptomave autike, aftësitë njohëse dhe përshtatjen funksionale…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 4 vjeç nuk dëgjon dhe ka sjellje agresive?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 4 vjeç. Kohët e fundit ka pasur një sjellje shumë të keqe, nuk na dëgjon çfarë i themi, gjuan vazhdimisht gjërat në tokë, bërtet, qan dhe nuk më dëgjon fare. Jam munduar vazhdimisht që ta marr me të mirë, por nuk më bindet. Burri më thotë se nuk di ta edukoj, dhe ndihem shumë fajtore. Asnjëherë nuk e kam rrahur sepse e di që nuk duhet Të lutem më këshillo se si të veproj. Përgjigje: Përshëndetje! Në edukimin e fëmijës, pa dyshim, kanë obligim të dy…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija është 2vjeç, kupton gjithçka por nuk flet, ju lutem si mund ta ndihmojmë që të filloj të flas?

    Pyetje: Përshëndëtje! Fëmija është 2vjeç, kupton gjithçka por nuk flet, ju lutem si mund ta ndihmojë që të filloj të flas?   Përgjigje: Përshëndetje! Pra nëse mendoni që fëmija juaj kupton gjithqka atëherë ajo përfshin ndjekjen e udhëzimeve, i përgjigjet emrit të tij, komunikon dëshirat e tij pa folur, fëmija përdor gjeste, ndjek shikimin tuaj. Është shumë pozitive që fëmija ka zhvilluar gjuhën receptive, në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një vonesë të të folurit. Ndonjëherë fëmijët e vegjël kanë nevojë për ndihmë shtesë për të zhvilluar…

SHPËRNDAJE:
Read More

A diagnostikohet autizmi me analizë të gjakut?

Pyetje: Përshëndetje! Dua t’ju bëj një pyetje. A diagnostifikohet autizmi me analizë të gjakut?   Përshëndetje, Jo, autizmi nuk diagnostikohet me analizë të gjakut. Diagnostikimi i autizmit bazohet kryesisht në vlerësimin e sjelljes dhe zhvillimit të fëmijës. Ja disa nga hapat kryesore që ndiqen në diagnostikimin e autizmit: Vlerësimi dhe vëzhgimi i sjelljes:Profesionistët shëndetësorë vëzhgojnë sjelljen e fëmijës në situata të ndryshme për të identifikuar shenja të autizmit. Intervista me prindërit: Prindërit japin informacione mbi historinë e zhvillimit të fëmijës dhe sjelljet që kanë vërejtur. Përdorimi i mjeteve dhe testeve…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali 3-vjeç nuk e kthen shikimin kur e thërrasim, a është shqetësuese?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 3 vjeç, është shumë i qetë vazhdimisht luan me kafshë, karrike dhe vetura. I rregullon çdo herë në një vijë të drejtë. I pëlqen shumë të shfletoj libra ka tendencën të qëndroj për orë tëra duke shfletuar. Aq shumë është i përqëndruar tek to sa që shpeshherë nuk më kthen përgjigjjen kur e thërras në emer. Vjehrra më thotë se diçka nuk është në rregull a duhet të shqetësohem? Përgjigje: Në moshën trevjeçare, loja për fëmijët duhet të ketë një kuptim, të dini atë që luan…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 6 vjeçar ka probleme me artikulimin e shkronjave, a duhet të filloj terapinë logopedike?

Pyetje: Përshëndetje, fëmija im 6vjeç ka një problem me nxjerrjen e tingujve Dh, Th, R, Rr. E di që ai ndonjëherë shqipton gabimisht disa fjalë që fillojnë me këto tinguj, por ai gjithashtu mund të shqiptojë disa fjalë që fillojnë me këto tinguj. Mendova se me rritjen, kjo do të përmirësohej por ende jo. A është ky si një problem që kërkon fillimin e terapisë logopedike? Përgjigje: Përshëndetje dhe për ju! Fëmijët në këtë moshë duhet të kenë të folur të pastër në artikulim, tolerohet mosartikulimi i drejtë i tingullit…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali ka lijen e ujit,a guxoj me pastru?

Përshëndetje! Djali ka lijen e ujit,a guxoj me pastru? Mjekja dje në shtepinë e shëndetit më tha mos me pastru se infektohet, edhe mjekja Pediatre sot më tha mos e pastro së paku 8 ditë. Djali po kruhet edhe temperatura po i ngritet deri 38C. Të lutem doktor më trego a guxoj me pastru ? Përgjigje: Përshëndetje Një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit“ duhet pastruar vazhdimisht, që nga dita e parë. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar – infeksioni krijon “kratere” në lëkurë të cilat përfaqësojnë një derë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali tre vjeç nuk po flet asnjë fjalë, çfarë mund të bëjmë?

Pyetje: Përshëndetje, djali im 3-vjeçar ende nuk është duke folur. Ai nuk thotë asnjë fjalë, as “mami” as “babi”, dhe mua më duket se ndonjëherë nuk po na kupton. Ju lutem, a mund të më jepni ndonjë këshillë se çfarë duhet të bëj? Kam dëgjuar raste kur fëmijët deri në moshën 5 vjeç nuk kanë folur dhe më pas kanë pasur përmirësime. Përgjigje:   Përshëndetje! Secili fëmijë e ka rrugën e vet të zhvillimit, prandaj çdo krahasim nuk është i dobishëm! Është shumë e rëndësishmë të kuptohen arsyet e kësaj…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam 4 vajza dhe dua të kemi një djalë, më thonë ti bën vetëm vajza, a jam unë shkaktare?

Pyetje: Përshëndetje! Kam 4 vajza dhe dua të kemi një djalë, më thonë ti bën vetëm vajza, a jam unë shkaktare? Përgjigje: E nderuar, kjo çështje ekziston prej se ekziston njerëzimi dhe ende vazhdon të qarkullojë në mes nesh nga padituria se kush e përcakton gjininë gjatë një frytnimi si dhe nga fryma tradicionale për dominance mashkullore. Edhe pse ka mjaft raste që na lajmerohen mjaft çifte që kanë fëmijë vetëm djem dhe duan të kenë vajzë dhe sërish vlen e njëjta gjë. Sepse ende edhe sot disa njerëz besojnë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija dy vjeç nuk po flet ende?

Pyetje: Përshëndetje! Djali im është dy vjeç por ende nuk po flet asnjë fjalë, kur kërkon diçka bën me dorë por jo me fol Çfarë më këshilloni?   Përgjigje: Përshëndetje! Secili fëmijë zhvillohet në ritmin e veqantë. Në përgjithësi, në moshën 2 vjet e 2 muaj, shumica e fëmijëve kanë filluar të flasin, por ka variacione në zhvillimin e tyre të gjuhës. Disa fëmijë mund të jenë më aktivë në përdorimin e fjalëve, ndërsa të tjerë mund të jenë më të ngadalshëm në këtë proces. Është e rëndësishme të dihet…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza 3-vjeçare nuk kthen shikimin kur e thërrasim, flet pak fjalë: Çfarë të bëjmë?

Pyetje: E kam vajzën 3vjeç nuk përgjigjet kur e thërras nuk të jep vemendje veç kur ti duhet asaj diçka vjen, shumë pak fol si me vepru?   Përgjigje: Përshëndetje! Studimet shkencore tregojnë fëmijët fillojnë të perceptojnë emrin e tyre relativisht herët, rreth moshës 4-5 muaj. Rreth 50% e fëmijëve reagojnë ndaj emrit të tyre që nga mosha 6 muaj, ndërsa pothuajse 100% e fëmijëve në moshën 9 muajsh. Nuk mund të të them shumë për këtë çështje vetëm me kaq sa ke shpjeguar. Ne cilat raste fëmija nuk e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija nuk po përserit fjalët që ia themi, si të veproj?

Pyetje: Përshëndetje! E kam djalin 21 muajsh dhe kur i them të përsëris fjalët që ia them më bën “Jo” me kokë, si të veproj? Pergjigje: Përshëndetje Fëmijët mësojnë se si të bëjnë shumicën e gjërave duke imituar ose kopjuar të tjerët, dhe të folurit nuk është ndryshe. Kur po e mësoni fëmijën tuaj të imitojë fjalët që thoni ka disa gjëra të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh. Përsëritja është shumë e rëndësishme kur mësoni fjalë të reja, fëmija juaj duhet t’ju dëgjojë të thoni një fjalë shumë herë, të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija refuzon të hajë ushqim?

Pyetje: Përshëndetje! Jam nënë e një vajze 6-vjeçare, e cila han vetëm disa ushqime. Tjerat nuk mund ta bind ti provojë. Si bebe, ajo i ka hanger të gjitha, por rreth moshës 2.5, nuk di çfarë ndodhi që ndryshoi dhe tani han vetëm disa ushqime. Si mund ta bind që të konsumojë edhe ushqime të tjera, apo ka nevojë për vizita tek ju? Ju faleminderit!  Përgjigje:  Përshëndetje, E kuptueshme, refuzimi i ushqimit nga fëmijët është një ndër shqetësimet më të mëdha të shumë prindërve. Takoj shpesh prindër të acaruar, të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali 6 vjeçar nuk po artikulon shkronjat saktë, çfarë më këshilloni të bëj?

Pyetje: Përshëndetje! Djali im është 6 vjeç, në shtator do të filloj klasën e parë. Shqetësimi im është se ai nuk i thotë të gjitha fjalët, pra ka shkronja që i thotë ndryshe dhe në disa raste njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, çfarë më këshilloni? Përgjigje: Përshëndetje! Fëmijët në moshën 6 vjeç duhet të kuptohen plotësisht nga të tjerët, ende tolerohen disa keqartikulime të tingujve si r, rr por jo të jenë të pakuptueshëm për të tjerët. Kjo është e rëndësishme pasi do të filloj shkollën dhe aftësia për të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Zhvillimi i vajzës në moshën 16 muajshe, shqetësime për simptomat e mundshme të autizmit?

Pyetje: Përshëndetje! Vajza ime është 16 muajshe, dhe sipas meje si nënë ka një zhvillim normal. Vallëzon kur dëgjon muzik, ka filluar ti shqiptojë disa fjalë. Shqetësimi imë është se kohë pas kohe lëviz kokën majtas djathtas pa arsyje, por komunikimi qëndron në nivel kur e bënë atë gjest. Unë kam hasur në disa video të publikuara në rrjete sociale që është një ndër simptomat e fëmijëve autik. Theksoj që jetoj jashtë Kosove dhe këtu me thonë që vajza është shumë mirë. Përgjigje Përshëndetje! Kuptoj plotësisht shqetësimin tuaj. Është e…

SHPËRNDAJE:
Read More