A ka sëmundje që mbarten nga macja dhe a janë të rrezikshme për gruan shtatzënë?

Pyetje:

Unë mbaj mace dhe jam shtatzënë. A ka sëmundje që mbarten nga macja dhe a janë të rrezikshme?

Përgjigje:

Macet si kafshë shtëpiake janë shumë të dashura por jashtëqitja e tyre mund të infektojë me Toxoplasmose, që në rastet e infektimit të gruas shtatzanë mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fetus. Nëse keni mace, atëhere duhet të kontrolloheni nëse jeni e imunizuar.

Nëse jo, ju duhet të pastroni me shumë kujdes vendin ku macja del jashtë, vetëm me doreza, ose më mirë t’ia lini këtë ta bëjë një personi tjetër. Është shumë e rëndësishme që çdo ditë të pastrohet me kujdes vendi ku macja del jashtë, sepse vetëm duke filluar nga dita e nesërme, mikrobet e jashtëqitura nga macja bëhen të rrezikshme për njeriun.

Sa më e re (në moshë) të jetë macja, dhe sa më shumë ajo të bredhë edhe jashtë shtëpisë aq më i lartë është transmetimi i sëmundjes te ju. Macet e moshuara, ato që jetojnë vetëm brenda në shtëpi, dhe që ushqehen vetëm me atë që i përgatitni ju, nuk janë të rrezikshme për transmetimin e kësaj sëmundjeje.

Për Toxoplasmose nuk ka vaksinë. Se a jeni e imunizuar mund ta kuptoni përmes analizës së gjakut. Në fillimet e shtatëzënisë, placenta është relativisht e pakalueshme për parazitët. Nëse infektimi ndodh në tremujorin e dytë të shtatëzënisë dhe nuk mjekohet, bebi rrezikon shumë të dëmtohet sidomos në tru dhe në sy. Pas javes 32 të shtatëzënisë zakonisht nuk jep dëmtime të pakthyeshme të fetusit.

Përndryshe në kushtet të një higjene normale, për asnjë nga sëmundjet infektive që mbarten nga kafshët shtëpiake, nuk është e nevojshme që gruaja shtatzanë të tregoje një kujdes të vecantë.

Normalisht nuk ka nevojë për të larguar macen, duke pasur parasysh se rreth gjysma e popullatës kanë patur një Toxoplasmose dhe janë të imunizuar ndaj saj dhe nëse rezultoni edhe ju Toxoplasmose pozitiv vazhdoni e qetë të kënaqeni me shtatëzëninë tuaj kurse nëse jeni negativ duhet të keni kujdes.

Dr Samire Ademi Lutolli- gjinekologe&obstetre. /natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts