Temperatura e lartë tek femijët

Nga Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediater

Temperatura e lartë tek fëmijët nga prindërit zakonisht shihet si një ngjarje dramatike që tregon një sëmundje serioze të një fëmije. Shpesh gjendja është alarmante edhe kur termometri tregon 37.2 gradë C. E tërë kjo përcillet me rrëfimet e mëposhtme :

“Fëmija im ka ethe dhe kanë filluar para një orë” ose “gjithë ditën duke luftuar me temperaturu të lartë kemi frikë natën” , “ne e ulëm temperaturën por për 1 orë u rikthye prapë”, “ kam frikë që fëmija im do ketë konvulsione (gërrqe)”.

Për shumicën e këtyre prindërve, temperatura e lartë e fëmijës është një nga arsyet më të zakonshme për të mos thënë kryesorja kryesore për vizitën e mjekut.

Sa është temperatura normale e trupit?

Matje nen sqetull (axillare ) 36.5 ° C – 37.5 ° C

Matja rektale 37.5 C °

Temperatura e lartë e trupit 37.5 ° C – 38.5

Temperatura shumë e lartë e trupit (ethe) më e rritur se C 39 ° C – 40 ° C

Temperatura e ulët e trupit :më e ulët se 36 ° C

Si matet temperatura e trupit?

Vlerat normale e temperatures tek fëmijët është (matjes axillary) nga 36.5 dhe 37 °C.

Temperatura matet me termometër dixhitale dhe nën krah (axillary), sublingual (oral), dhe ne pjesën e fundit të zorrës së trashë (rektal ).Këtë të fundit nuk do e preferoja tek fëmijët.

Të fëmijët e vegjël nëse keni bërë matjen rektale (në zorrë të trashë) duhet të kujtoni se termometri tregon 0.5 deri 1 ° C më të lartë se vlerat e matura nën sqetull.

Rritja e temperaturës është një mënyrë e natyrshme e mbrojtjes së organizmit

Në të vërtetë edhe pse mund të duket pak paradoksale, temperatura është sistemi i parë i mbrojtjes së trupit kundër viruseve dhe baktereve. Temperatura e rritur e trupit nuk është një sëmundje, por një simptomë që tregon një sëmundje ose çrregullim në trup.

Rritja e temperaturës pra është një mënyrë e natyrshme e mbrojtjes së organizmit. Ndalon dhe parandalon shumëzimin e shkaktarëve të sëmundjes, zvogëlon aktivitetin dhe zhvillimin e tyre. Temperatura e rritur e trupit njëkohësisht rimëkëmbe, përmirëson dhe fuqizon funksionin e sistemit imunitar të bebit apo fëmijës suaj .

Është e njohur shumë kohë më parë fraza e famshme e “babit” të mjekësisë Hipokratit i cili shprehet :”Më jepni një mundësi për të krijuar një ethe (temperaturë ) dhe unë do të kuruar çdo sëmundje”.

Temperature tek bebet dhe fëmijët mund të jetë pasojë e një gripi që po kalon fëmija ose, angina, bronkiti apo inflamacion të traktit urinar (shkaqet natyrisht, mund të jetë edhe tjera).

Nëse shkaku i temperaturës së rritur është: angina e qelbëzuar (fyt apo bajame të qelbëzuara) ,infeksion të traktit urinar, sëmundja duhet të trajtohet me antibiotik por pasi të jenë bërë analizat përkatëse dhe konstatimi i saktë i gjendjes klinike./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts