Kam problem me urinimin e shpeshtë a ka të bëjë me rënien e mitrës sime?

Pyetje:

Kam problem me urinimin e shpeshtë. Në një farë mënyre nevoja ime për të urinuar më shtohet në pozicionin shtrirë.Urinoj dhe shkoj në shtrat dhe ndjej se kam nevojë të urinoj sërish sikur nuk jam zbrazur. Ka disa muaj që vazhdon dhe është prezente një sekret ngjitës i bardhë. Në fillim mendova se ishte ftohje, por është e pamundur që të zgjasë kaq gjatë. Nuk e di nëse ka të bëjë me rënien e mitrës sime.

Përgjigje:

E dashur,

Nëse pas vizitës gjinekologjike nuk konstatohet rrëshqitje e mitrës apo e mureve të vaginës, është e nevojshme të bëhet urinokultura dhe nëse sipas rezultatit ka infeksion, merren antibiotikë sipas antibiogramit. Deri në rezultat të urinokulturës pini më shumë lëngje, 2L në ditë dhe mund të përdorni edhe boronicë të kuqe në formë bustinash apo kapsulash. Këto vazhdoni ti përdorni edhe kur të filloni të përdorni antibiotikët.

Një analizë për çrregullimet e sheqerit është e rekomandueshme sepse urinimi i shpeshtë mund të jetë një nga shenjat e çrregullimit të metabolizmit të sheqerit në gjak.

Gjithashtu, ekografia e legenit të vogël dhe të barkut këshillohet për të përjashtuar shkaqe të tjera që provokojnë urinim të shpeshtë. E rekomandueshme konsulta me urolog.

Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre. /natalmedia/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts