DHIMBJA E NJË MAMAJE QË KA LINDUR BEBEN E SAJ PARAKOHE

Samire Ademi Lutolli –Specialiste Gjinekologji / Obstetrikë

 

Së bashku, të kapur për dore, të dy shkojmë të të shohim. Unë Mami dhe Babi. Tani jemi prindër.

Ëndrra jonë u bë realitet …

Por një realitet që nuk e imagjinonim kurrë. Nuk u përgatitëm të të takojmë dhe shohim kështu.

Sa herë që dëgjoj që je mirë, se je në të vërtetë shumë mirë duke pasur parasysh se linde parakohe, kur të shoh humbem e tëra. As nuk di të gëzohem kur të shoh aty. Por as nuk e fsheh se lumturohem që ekziston. Duke qarë edhe qesh pranë atij xhami që na ndan.
Ngado rreth teje janë gypat, gjilpërat, tingujt e aparateve… pelena të ka mbështjellur të tërën sa e vogël je.

Ky duhej të ishte fëmija im.
Kjo thërrime në inkubator?
Nuk më lejojnë të të prek…thonë se je shumë e dobët…se prekjet e mia janë të rrezikshme për ty…

A nuk e dinë ata që jam mamaja jote?

Dhe saherë që babi yt përpiqet të më qetësojë, të më japë shpresë me optimizmin e tij të pafund që do të jesh mirë, unë vetëm qaj… Sepse unë kam faj qe ti po vuan!
Unë kam faj qe nuk munda të të çoja deri në fund!
Kam ditë që qaj.
Me orë të tëra qëndroj para inkubatorit dhe pyes përse?!
Përderisa të gjitha mamatë e tjera rreth meje iu afrohen të lumtura bebeve të tyre, u këndojnë dhe flasin me to, unë vetëm qëndroj para teje e thyer.
/natalmedia.com/

 

 *Materiale t dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts