Sa kohë duhet të prisni për shtatzëninë e radhës pas një operacionit cezarian?

Rreziqet shëndetësore rriten me çdo lindje cezariane, por disa gra mund të bëjnë gjashtë ose më shumë operacione cezariane pa komplikime.

Ja një shpjegim pse:

Lindja cezariane nuk është një operacion për të cilin mjekët vendosin lehtësisht. Për fat të mirë, operacionet kryhen jashtëzakonisht profesionalisht me staf mjekësor të trajnuar, kështu që nënat dhe foshnjat janë në duar të sigurta. Shumica e nënave që kanë lindur me prerje cezariane pyesin veten nëse do të lindin në të njëjtën mënyrë herën tjetër.

Rreziqet dhe rikuperimi

Rreziqe e tilla si dëmtimi e fshikëzës dhe histerektomia në kohën e operacionit – të gjitha këto rriten me një përqind pas një seksioni të tretë cezarian. Në fakt, pothuajse nëntë për qind e grave kanë mundësinë e një histerektomie pas operacionit të gjashtë.

 

Sa kohë duhet të prisni për shtatzëninë e radhës pas një seksionit cezarian?

Problemet e mundshme rriten me çdo seksion cezarian; pozita e placentës në mënyrë jo të duhur, komplikimet me zorrë ose problem me fshikëzën urinare dhe hapja e një mbresë në mitër. Për më tepër, me çdo operacion të ri, mund të ndodhin ngjitje, të cilat mund ta vështirësojnë lindjen. Rreziqe të rëndësishme mund të jenë zhvillimi i një hernie, Diastasis recti (ndarja e muskujve të barkut), mpirje gjithashtu ekziston një rrezik në rritje i zhvillimit të endometriozës.

Në shumicën e vendeve amerikane një lindje natyrale është një opsion plotësisht i pranueshëm pas operacionit të parë cezarian, megjithatë, shumica e shoqërive mjekësore nuk e rekomandojnë këtë rrugë për ato gra që kanë bërë dy ose më shumë seksione cezariane, sepse gjatë lindjes rreziku i këputjes së mitrës rritet me dy ose tre për qind..

“Nuk ka kufi për numrin maksimal të operacioneve cezariane që mund të kryhen, por ne besojmë se deri në tre nuk përfaqëson një rrezik veçanërisht të rritur për nënën ose fëmijën, ndërsa më shumë se tri lindje cazariane paraqet një rrezik pak më të lartë.

Së fundi me sukses kemi kryer operacionin e tetë cezarian te një grua shtatzënë, për të cilën jemi veçanërisht krenarë sepse është një rekord në këtë pjesë të Evropës, për fat të mirë gjithçka shkoi mirë si nëna ashtu edhe fëmija janë mirë.

Mjekët këshillojnë që të prisni dy vjet para një shtatzënie tjetër. “Për të sjellë një jetë të re në botë sa më të sigurtë, ju këshillojmë të prisni dy vjet.

Pikëpamjet amerikane mund të jenë paksa të ndryshme nga tonat kur bëhet fjalë për sa kohë duhet pritur me një shtatzëni të re pas një seksioni cezarian, veçanërisht kur ka pasur disa prerje cezariane. Është optimale të prisni të paktën një vit deri në ngjizjen e radhës pas seksionit të parë cezarian, dhe nëse ka pasur disa prerje cezariane, atëherë sigurisht më shumë se 2 vjet deri në shtatzëninë e ardhshme. Edhe pse kemi pasur edhe gra shtatzëna që kanë sjellë në jetë fëmijën e dytë me operacion cezarian të përsëritur para ditëlindjes së parë të fëmijës së parë dhe nuk kanë pasur ndonjë ndërlikim të shtatzënisë dhe me prerje të përsëritur cezariane, në përgjithësi nuk do të rekomandonim një interval kohor kaq të shkurt. Për të zvogëluar rreziqet e shtatzënisë së ardhshme, është më mirë që intervali ndërmjet 2 lindjeve cezariane të jetë më i madh se 2 vjet./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts