Vajza qan dhe nuk po bën kërkesa duke folur, çfarë të bëj?

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam vajzen 2 vjeçare dhe shqetësimi im është që nuk flet i kërkon gjërat duke qarë, të folurit nuk e ka të zhvilluar, çfare më rekomandoni?

Përgjigje:

Përshëndetje, fëmijët ndonjëherë të qajturën e përdorin si metodë komunikimi sepse ata qajnë dhe dëshirat e tyre plotësohen njejtë si në rastin e fëmijës tuaj. Merrni dy objekte në dorë por mos i vendosni afër vajzës që ajo mund t’i kap dhe ju të i tërhiqni sepse fëmija atë e kupton si refuzim, por merrni objektet ofroni afër fytyrës tuaj dhe emërtoni ato, bëhuni model komunikimi se si fëmija duhet të bëj kërkesa dhe përmes tyre të zhvilloj dhe fjalorin sepse ju po i emërtoni objekte. Mundohuni të qetësoni fëmijën tuaj dhe të mos i ofroni gjërat kur qan por të mësohet gradualisht të bëj një kërkesë përmes të folurit dhe të zhvilloj biseda efektive. Shpërblejeni me objektin e kërkuar sa herë që fëmija të bëj kërkesa në mënyrë verbale.

Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts