Të lutem mami kujdesu për mua

Mami, të lutem më mundëso të flas me ty – dhe kur të rritem, do të jem në gjendje t’u besoj njerëzve.

Mami, mos më ndalo të qaj, të zemërohem, të pikëllohem dhe të gëzohem. Më fol për ndjenjat – dhe kur të rritem, do ta kuptoj veten dhe botën rrethe nesh.

Mami, kujdesu për gjërat që ndodhin rrethe meje – dhe kur të rritem do të jem empatik dhe do ju ndihmojë dhe t’ju qëndroj pranë të tjerëve.

Mami, më ndihmo kur ballafaqohem me momentet e vështira, më ngushëllo kur bëj gabime edhe atëher kur dështoj. Mos më ndëshko. Kur të rritem, do të besoj në veten time dhe do të jem në gjendje të mbështes të tjerët.

Mami, më pyet se çfarë më pëlqen dhe se për çfarë kam nevojë – dhe kur të rritem, do të jem në gjendje të kuptoj dëshirat e mia dhe të marr vendime të duhura.

Mami, më jep lirinë, mos më kontrollo gjatë gjithë kohës – Dhe kur të rritem, do të bëhem një person i përgjegjshëm.

Mami, mos nxito të më bësh të rritur, më lër të jem fëmijë, të jem i dobët dhe i pafuqishëm – dhe kur të rritem do të bëhem i pavarur i vendosur dhe stabil.

Mami, të lutem mos i mbyll sytë kur gaboj më këshillo – dhe kur të rritem do të di të dalloj të mirën nga e liga.

Mami, më trego se sa shumë më do – dhe kur të rritem, do të ndihem i denjë.

Mami, kalo sa më shumë kohë me mua – dhe kur të rritem, nuk do të vuaj nga vetmia.

Dhe një gjë tjetër… Mami, të lutem më përqafo sa më shpesh të jetë e mundur e kemi të domosdoshme dhe shumë të nevojshme si unë ashtu edhe ti./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjoh en, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts