Epiziotomia apo çarja e perineumit gjatë lindjes – cilat nga këto janë në favor të nënës?

Hulumtimet kanë treguar se nënat shërohen më lehtë dhe më shpejtë pa epiziotomi

Ju ndoshta keni dëgjuar dhe lexuar shumë për epiziotominë, edhe nëse ajo kryhet mënyrë është e shpesht në shoqërin  tonë. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo procedurë nuk duhet të jetë më e shpeshtë se 10% kur bëhet fjalë për lindjen vaginale.

Nuk është e këndshme, por askush nuk garanton që perineumi nuk do të çahet gjatë lindjes vaginale. Dhe duhet të pyesni veten nëse është më e lehtë të shëroheni pas një epiziotomie apo një çarje natyrale gjatë lindjes.

Hulumtimet kanë treguar se nënat shërohen më lehtë pa epiziotomi, si dhe kanë një rrezik më të ulët të infeksionit, humbjes së gjakut, dhimbjes perineale, me epiziotomi shërimi zgjatë më shumë se me çarje natyrale të vaginës.

Në shumicën e vendeve të botës epiziotomia nuk bëhet aq shpesh sikur është bërë në të kaluarën, edhe pse disa mendojnë se me epiziotominë e kursejmë foshnjën nga traumat gjatë lindjes.

Megjithatë, hulumtimet e kanë hedhur poshtë këtë teori.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandoi shmangien e epiziotomisë njëzet vjet më parë, shkalla e lindjeve me epiziotomi ra me më shumë se 20 përqind në dekadën e mëparshme.

Pra, sipas të gjitha hulumtimeve, nëna do të shërohet më lehtë nëse nuk ka epiziotomi . Nëse dëshironi të parandaloni çarjen gjatë lindjes, mund të bëni një masazh perineal. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts