ÇFARË NDODH KUR NDALOJMË SË USHQYERI ME GJI? Përveç një sërë ndryshimesh fizike, disa nëna përjetojnë edhe NJË DJENJË ANKTHI

Me ndërprerjen e gjidhënies, trupi dhe truri I gruas pëson ndryshime drastike dhe gjatë kësaj periudhe mbështetja e partnerit është e domosdoshme.

Vendimi për ndërprerjen e gjidhënies është një përvojë emocionale dhe personale, ashtu si edhe zgjedhja e gjidhënies si një mënyrë për të ushqyer foshnjën.

Ndërprerja e gjidhënies është një udhëtim që ndikon në gjendjen fizike, mendore dhe emocionale dhe me një mori sfida për nënën.

 

Efektet anësore

Efektet anësore të ndalimit të gjidhënies varen nga mënyra e ndërprerjes të këti procesi. Nëse ndërprerjen e gjidhënies nuk e bëni me hapat e ngadalshëm, do keni ngurtësim gjiri shtimi i sasis së qumështit, ngritje të tëmperaturës trupore, është shumë e rëndësishme që këtë proces ta filloni gradualisht për t’i evituar efektet anësore.

Disa nëna me ndërprerjen e gjidhënies ndryshuan shumë formën e gjoksit të tyre, disa nga to kishin shtim në peshë.

Pas ndalimit të ushqyerjes me gji për shkak të ndryshimeve hormonale, disa nëna nuk kanë një dëshirë të madhe për një bebe të re, për shkak të rënies së oksitocinës.

Parehatia dhe dhimbja e gjoksit u lehtësua ndjeshëm nga aplikimi i fletave të lakërës , ushtrimet e lehta, si dhe shtesat e kolagjenit cilësor në dietën e nënës.

 

Mund të ketë një ndjenjë ankthi

 

Pavarësisht nëse e ndaloni ushqyerjen me gji gradualisht ose papritur, hormonet duhet të kthehen në nivelet e tyre të rregullta brenda gjashtë deri në tetë javë. Në përgjithësi, trupi kthehet në gjendjen e tij optimale kur menstruacionet rregullohen.

Megjithatë, një rënie e konsiderueshme e oksitocinës dhe prolaktinës mund të shkaktoj një  ndjenjë ankthi. Duhet pasur parasysh se kjo është një gjendje e përkohshëme dhe se mbështetja nga partneri dhe njerëzve të afërt do të lehtësojë procesin.

Gjëja pozitive është se, me Hormonet e kthyera Në nivelet para shtatzënisë, marrëdhëniet seksuale janë më të rehatshme. Meqenëse gjatë kësaj periudhe vendoset ovulacioni i rregullt, i cili mundëson një shtatzëni të re, ia vlen të merret në konsideratë mbrojtja shtesë, nëse nuk jeni duke planifikuar një fëmijë tjetër.  /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts