A duhen larë rrobat e foshnjës veç nga rrobat e antarëve tjerë të familjes?

 

Një nga pyetjet e zakonshme që bëjnë nënat është nëse mund t’i lajnë rrobat e foshnjës së tyre me rrobat e anëtarëve të tjerë të familjes.

Lëkura e foshnjës, është shumë e ndjeshme, sidomos muajt e parë të jetës, është më e sigurt që rrobat e foshnjës të lahen veç nga rrobat e antarëve tjerë të familjes. Por duke qenë se kjo nuk është aq ekonomike ju këshillojmë të keni parasysh disa metoda gjatë larjes së rrobave.

Nëse keni vendosur ta mbushni lavatriçen më rrobat e foshnjës dhe antarëve tjerë të familjes le të jenë ekskluzivisht rrobat që lahen në temperaturë të lartë, pra 90 gradë. Vetëm në këtë mënyrë mund të hiqni të gjitha bakteret. Është gjithashtu e rëndësishme që detergjenti që përdorni të jetë i përshtatshme për lëkurën e foshnjës tuaj.

Shmang zbutësin e rrobave. Por edhe nëse e përdorni bëjeni shpërlarjen e rrobave dy herë.

Mos lani rrobat e kuzhinës ose rrobat shumë të njollosura me rrobat e foshnjës dhe lani të brendshmet veç sepse disa baktere mund të jenë rezistente ndaj temperaturave të larta.  /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts