A ndikon negativisht mënyra se si përdorim rrjetet sociale në shëndetin mendor?

 

Rrjetet sociale janë një fenomen relativisht i ri, shumë pyetje në lidhje me ndikimin e tyre potencial në shëndetin mendor mbeten pa përgjigje. Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i rrjeteve sociale është një parashikues i pakënaqësisë me imazhin e trupit, simptomat e crregullimit të të ngrënit, dhe kënaqësinë me jetën tek adoleshentet. Sipas hulumtimit të realizuar nga Chen & Lee (2013) ekziston një ndërlidhje mes kohës së shpenzuar në internet dhe ndjenjës së vetmisë si dhe simptomave të depresionit, kështu individët që shpenzonin më shumë kohë në përdorimin e internetit kishin më shumë gjasa të reduktonin komunikimin offline me familjarët dhe bashkëmoshatarët, dhe më shumë gjasa të përjetonin ndjenja të vetmisë si dhe të shfaqnin simptoma depresive.

Informacioni që individët e postojnë në Facebook mund të jetë i njëanshëm, njerëzit shpesh janë të prirur në paraqitjen e vetës së tyre në mënyrë më positive se sa mund të jenë në realitet.

Duke shikuar në fotot e të cilat reflektojnë lumturinë e përdoruesve të tjerë të rrjeteve sociale, njerëzit janë të prirur për të formuluar mendimin që të tjerët janë gjithmonë të lumtur dhe jetojnë një jetë të mirë në krahasim me jetën e tyre. Në këtë mënyrë ekspozim i madh ndaj këtyre vetëprezentimeve pozitive të përdoruesve të tjerë në rrjetet sociale con deri te ndjenja e pamjaftueshmërisë, ankthit psikologjik dhe reduktimit të vetëbesimit.

Edhe më tej, individët me vetëbesim të ulët mund të përfundojnë deri tek ndjenjat e neverisë me vetvetën për shkak të efekteve të krahasimit social në faqet e rrjeteve sociale të tilla si Facebook, Twitter e Instagram.

Ndaloni një moment dhe shikoni kohën tuaj që kloni në rrjetet sociale. Pyesni veten a jeni duke shikuar gjëra që ju bëjnë të ndiheni keq.  A ndiqni llogaritë që ju bëjnë të ndiheni sikur duhet të jeni dikush tjetër. A jeni duke krahasuar mënyrën tuaj të jetesës, trupin tuaj dhe suksesin me të tjerët?Mediat sociale kanë një ndikim shumë të madh tek shëndeti jonë sendor. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për mënyrën se si i përdorim. Ne duhet të jemi të kujdesshëm për llogarit që ndjekim në mënyrë që ato mos të na ndikojn negativisht.

Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts