Besoni apo jo, është vërtetuar shkencërisht se emocionet dhe përvojat e përjetuara në fëmijëri janë përgjegjëse për problem të madh psikologjike!
Në mungesën e autokritikës shumë nga prindërit bëjnë veprime me të cilat shkatërojnë të ardhmën e fëmijëve të tyre, cikli
traumatik duhet ndërpritet dhe të vetëdisohemi për të edukuar dhe rritur fëmijë emocionalisht stabil.
Pjekuria emocionale e fëmijëve është po aq e rëndësishme sa edhe vetë ushqyeshmëria dhe veshmbathja e tyre.
- Ankthi dhe depresioni shkak i mungesës së pavarësisë
“Prindër Helikopter”? Prindë që vazhdimisht monitorojnë dhe udhëheqin jetën e fëmijës. Edhe pse e bëjnë me qëllime të mira, mbrojtja e tepërt çon në probleme psikologjike. Edhe pasi jeni rritur dhe keni krijuar familjen tuaj vazhdoni të keni vështërësi të merrni vendime pa konsultën e prindërve, je një fëmijë i rritur pikërisht nga prindërit “Helikopter”.
- Zakonet e dëmshme, varësia dhe sportet ekstreme
Nëse prindërit vazhdimisht u thonë fëmijëve të tyre se ata po shkaktojnë shumë problem dhe janë të padobishëm.
Fëmijët e rritur në këtë frymë përfundimisht do të arrijnë në përfundimin se bota do të ishte më e mirë pa ta. Rezultati i kësaj sjellje të prindërve shkakton tek të rinjtë që në mënyrë të pandërgjegjshme kërkojnë një mënyrë për të shkatërruar veten, zakonisht përmes alkoolit, duhanit, drogës ose sporteve ekstreme dhe deri tek vetëvrasja.
- Kontrolli i vazhdueshëm ndaj sjelljes së fëmijëve
“Bëhu më serioz!”, “Mos u sillë si një fëmijë!”, “Tani je rritur nuk ke nevojë të përkëdhelesh!” .
Fjali të shpeshta, por shumë të dëmshme drejtuar fëmijëve. Ata krijojnë një njeri të ngurtë pa liri të sjelljes dhe të shprehjes. Fëmijët nuk mund të sillen sikurse të rriturit dhe këtë natyshmërin e tyre duhet ta kuptoj çdo prindë.
- Mungesa e vetëbesimit, dëshira për të qenë si dikush tjetër
Prindërit që shpesh i krahasojnë fëmijët e tyre me fëmijë tjerë “më të mirë” do të përfundojnë me një adoleshent vetëkritik, dhe më pas një të rritur me një kompleks inferioriteti. Ata gjithmonë përpiqen të bëjnë diçka më të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë urrejnë veten sepse nuk janë superiorë ndaj një personi tjetër.
- Probleme me partner
Nëse jeni të udhëzuar që në fëmijëri të mos i besoni askujt, është logjike që do të formoheni në një person që beson se bota është një vend armiqësor plot me kurthe pa asnjë grimë mirësie.
- Kërkimi i prindërve tek partneri
“Ti je shumë i vogël për këtë!” Mënyra e përsosur për të rritur një fëmijë të rritur. Një fëmijë i tillë ndoshta do të mbetet përgjithmonë “shumë i vogël”, i pavarur dhe do çdo herë do të kërkojë nga partneri të marrë rolin e prindërit.
- Mos vlerësimi, mos inkuraimi
Nëse një prind përdor shpesh fraza si “Ndaloni së ëndërruari”,”Ti nuk je për kët”, ata do të rrisin një fëmijë pa ambicie, të pa aftë për iniciativa apo aftësi udhëheqëse. Kur rriten, fëmijë të tillë janë të prirur që të vetmen ambicie do t’i ken dukurit negative dhe shkatëruese.
- Ndrydhja e emocioneve
Fëmijët vërejnë gjithashtu mungesën e emocioneve dhe ndjeshmërisë tek prindërit e tyre. Kur dëgjojnë shpesh se nuk duhet të qajnë apo ankohen, fëmijët mbyllen në vetvete. Këto ndjenja të ndrydhura mund të zhvillohen në çrregullime psikosomatike.
- Ndjenja e fajit
“Ne hoqëm dorë nga gjithçka që ju ta kishit!” Rruga e duhur për ta pushtuar shpirtin e fëmijës me ndjenjën e fajita.
Kërcënimet për notat e dobëta në shkollë kanë të njëjtin efekt – fëmija është nën stres të vazhdueshëm, gjë që çon lehtësisht në depresion.
- Papërgjegjshmëri dhe papjekuri
Prindërit të cilët mbrojnë fëmijët e tyre nga çdo gjë dhe nuk ju lejojnë atyre të eksplorojnë botën.
“Mos e prek macen, ajo do të të gërvisht”, “Mos vrapo do lëndohesh” – është vetëm një shembull i frikësimit të një fëmije i cili në të ardhmën nuk do jet i aftë per të marrë vendime ose për të provuar diçka të re. Me këtë lloj edukimi pasiviteti dhe papërgjegjshmëria janë të pashmangshme si dhe mungesa e pavarësisë. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”