Si të ndihmoni zhvillimin gjuhësor të fëmijëve?

Shkruan: Egzona Maloku – Logopede

E folura, gjuha dhe komunikimi janë fusha të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve. Ato luajnë një rol jetësor gjatë gjithë jetës sonë duke na ndihmuar të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh, të komunikojmë nevojat dhe ndjenjat tona themelore, të zhvillojmë biseda, të mendojmë, të mësojmë, të zgjidhim problemet dhe më shumë. Ato gjithashtu mbështesin shumë aspekte të tjera të zhvillimit duke përfshirë zhvillimin kognitiv, social dhe të shkrim-leximit.

Zhvillimi gjuhësor është I ndërlikuar dhe fëmijët kanë nevojë për shumë të dhëna nga të rriturit që të mund ta nisin këtë proces. Kjo gjithashtu duhet të jetë kontribut i drejtpërdrejtë, ballë për ballë nga një qenie njerëzore e vërtetë, fëmijët nuk mund ta mësojnë gjuhën në mënyrë efektive nga TV ose lojërat kompjuterike edhe nëse ato janë “edukative” (Kuhl, 2007). Si rezultat, sa më shumë të flisni me një fëmijë (ose foshnjë) dhe të mbështesni gjuhën e tij, aq më shumë përparim do të bëjë.

Në vazhdim I keni disa strategjegji se çfarë të (mos) bëni për të ndihmuar zhvillimin gjuhësor të fëmijëve:

-MOS përdorni gjuhën e bebeve POR bëhuni një model I mirë që fëmija të mësoj versionin e të rriturve.

-MOS I jepni diçka që fëmija e do menjeherë POR vendoseni objektin në një lartësi që fëmija nuk mund t’a arrijë kështu I krijoni mundësi që fëmija të mësoj të bëj kërkesat e tij dhe të zgjeroj fjalorin.

-MOS bëni thjeshtë veprime POR flisni për atë veprim, për arsyen e veprimit, për shkakun dhe pasojat e tij.

-MOS I ofroni gjithmonë modelin e saktë gjuhësor POR gaboni qëllimisht për të parë reagimin e fëmijës dhe lejoni ata të iu korigjojnë, në këtë mënyrë rrisni vetëbesimin e fëmijës.

-Krijoni situata që fëmija të kërkoj atë që mungon në aktivitete të ndryshme, si: Jepni lugën por jo pjatën me ushqim, Jepni lapsin por jo letrën, Jepni vetëm njërën qorape, etj.

-MOS ia mbushni dhomën plot me lodra POR ndryshoni ato, ndryshojani vendin dhe ndërroni në mënyrë që fëmija të ketë më shumë interesim dhe të zhvilloj kreativitetin e tij duke krijuar lojëra me ato lodra që posedon.

-MOS e udhëheqni ju gjithmonë lojën POR lerëni ata të udhëheqin lojën apo udhëheqni paralelisht.

-MOS I bëni pyetje gjatë gjithë kohës që shikon librat POR përdorni shprehje që e ndihmojnë të mësoj strukturimin e fjalisë dhe të zgjerojë fjalorin, të mësoj koncepte të reja, psh. Unë ketu po e shoh një top ndërsa më larg qenka një mace. Bëni pyetje më pak, komente më shumë!

-Krijoni një mjedis të pasur me gjuhë: libra të përshtashme për moshën, larg ekraneve, jo mjedise me shumë zhurmë!./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts