Vajza ka vështirësi në të folur qe njê muaj, kemi dal jashtë vendit a mund te jetë kjo aryseja?

Pyetje:

Kam vajzën 2 vjeç e 4 muaj. Prej e vogel ka kuptu shumë dhe ka fillu me fol pothuajse krejt dhe rrjedhshëm. Por, ka 1 muaj që ka vështirësi si në të folur, e vërej se edhe fjalën më të thjeshtë qe e ka dit tash i vjen zor dhe i përsërit zanoret 5-8 here deri te thotë fjalën. Psh, thotë: “o-oo-oooo-oojj nanë”. Theksoj që është rrit në bashkallak dhe ëshhtë mësuar tërë kohën me i fol dikush, e tash që 2 muaj kemi dal në gurbet dhe jam vetëm me të dhe burrin. A mund të ndikoj edhe kjo? Po e vërej që edhe damari në qafë i theksohet më shumë teksa flet, aq i jep zor. Theksoj prapë që kjo ndodhë nganjëherë, dhe vetëm kohëve të fundit, jo gjithmonë.

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Është e zakonshme që fëmijët të kenë ndryshime në zhvillimin e tyre të gjuhës dhe komunikimit, por është gjithashtu e rëndësishme të monitoroni këto ndryshime dhe të kuptohen cilët janë faktorët që mund ti sjellin këto ndryshime. Zhvillimi i të folurit varet nga shumë faktorë, p.sh. organikë siç janë dëgjimi, inteligjenca, zhvillimi i motorikës së organeve të të folurit, zhvillimi i percepcionit dëgjimor dhe dallimi i tingujve, si dhe nga faktorë ambienti sa fëmija merr shtytje nga rrethi i tij apo edhe ngjarjet jetësore në të cilat kalon mund të ndikojnë në të folurën e fëmijës.

Ndryshimet e mjedisit mund të ndikojnë në gjendjen emocionale dhe kognitive të vajzës, Mungesa e antarve tjërë më të cilët fëmija është mësuar mund të bëjë të ndihet konfuze.

• Qendroni afër mundohuni të flisni më të përmes lojes dhe aktiviteteve në shtëpi.

• Mundohuni të riktheni një rutinë të qëndrueshme.

• Vazhdoni të flisni dhe të komunikoni me vajzën tuaj. Përdorni fjali të thjeshta dhe përsëritini fjalët që ajo ka vështirësi ti shprehë por pa i bërë presion.

• Në këtë moshë është e rekomandueshme të dergoni në kopsht. Nëse vështirësitë e të folurit vazhdojnë për një periudhë më të gjatë se 5 muaj është mirë të konsultoheni me një logoped për vlerësime dhe udhëzime të shtesë. Shëndet!

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts