E folura e shpejtë te mosha 22 vjeçare, a trajtohet me logoped?

Pyetje:

Përshëndetje, jam 22 vjeçare dhe kam problem me të folurit e shpejtë, kam problem sidomos në publik sepse nuk më kuptojnë njerëzit dhe ngatërrohem kur i lidhi 3-4 fjali. Pasi jam në moshë të rritur a trajtohet kjo me logoped?

 

Përgjigje:

Përshëndetje, së pari dua të theksoj që të gjithë personat pa dallim dhe kufizim moshe mund të trajtohen nga logopedi. Problemi që keni paraqitur ju është tahilalia, do të thotë të folurit më shpejtë se normalja, rrëmuja gjatë të folurit dhe moskuptueshmëria nga të tjerët. Është e rëndësishme të vlerësohet nëse është çrregullim i pavarur apo simptomë e ndonjë çrregullimi tjetër, poashtu të vlerësohet shkalla e ashpërsisë së saj (e lehtë, e mesme, e rëndë), ndikimi në personalitetin dhe kompetencën komunikuese, llojet e situatave në të cilat ndodh me intensitet të veçantë dhe niveli i zotërimit të nënsistemeve individuale gjuhësore. Tahilalia mund të shfaqet qysh në fëmijëri dhe nëse nuk ndërmerret punë e veçantë korrigjuese, mund të bëhet më e rëndë dhe të vazhdojë gjatë gjithë jetës. Duhet arritur të flisni me një ritëm më të ngadaltë, të jeni më e qetë, të kordinoni ritmin dhe shpejtësinë e frymëmarrjes tuaj. Rekomandoj të konsultoheni me një logoped dhe të filloni trajtimin menjëherë.

Egzona Maloku – Logopede./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts