A ndikon thithja e biberonit në moszhvillimin e të folurit?

Pyetja:

Përshëndetje!

Djali im është 3 vjeç por ende nuk po zhvillon të folurit, nuk po i shton numrin e fjalëve dhe nuk po zhvillon biseda. Doja të pyesja a është biberoni arsyeja, pasi që djali ende e përdor biberonin edhe gjatë ditës?

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Po është e vërtetë që ndikon, fëmijët që thithin biberonin për një kohë të gjatë fillojnë të flasin më vonë. Fëmijët që përdorin biberonin ose thithnin gishtat për 3 vjet ose më shumë kanë tre herë më shumë gjasa të zhvillojnë një çrregullim të të folurit.

Rekomandohet ndërprerja e përdorimit të biberonit në moshën rreth 1 vjeç sepse një biberon mund të zvogëlojë gjasat që fëmija juaj të flasë ose të zhvilloj biseda e edhe nëse ai ose ajo përpiqet të flasë gjatë thithjes së biberonit, e folura e fëmijës suaj do të shtrembërohet.

Biberonët pengojnë zhvillimin normal të muskujve dhe lëvizjeve të gjuhës dhe buzëve për shkak të pozicionit të panatyrshëm të vendosur mbi këto struktura nga prania e biberonit.

Rekomandoj të largoni përdorimin e biberonit të djalit tuaj, sepse përpos problemeve të të folurit mund të shkaktoj probleme edhe në muskulaturën orale, dentare si dhe infeksione të veshit, largojani gradualisht atë dhe kur e kërkon mundohuni të zhvendosni vëmendjen e tij në një aktivitet zbavitës për të.

Mundohuni të stimuloni sa më shumë të folurit e fëmijës tuaj dhe të vlerësoni nga një logoped nëse ka edhe arsye të tjera përpos biberonit pse fëmija nuk po zhvillon të folurit. Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts