Një kuti kartoni është më e mirë për zhvillimin e një fëmije se çdo lodër tjetër

A duhet ta gjykosh ndikimin e një lodre te një fëmijë nga çmimi që do të paguash? «Lodra më të thjeshta dhe praktike që mund të përdoren për të luajtur dhe janë më të mira për zhvillimin e fëmijëve», thotë mjeku Alan Mendelsohn, bashkëautor i një raporti të ri të Shoqatës Amerikane të Pediatërve (AAP). Aktivitetet klasike të lodrave si kubat e puzzles ndihmojnë trurin e vogël të zgjidhë enigmat dhe të zhvillojë imagjinatën dhe kreativitetin. Edhe një kuti kartoni ka vlerë të madhe. “Lodrat më të mira janë ato që mbështesin ndërveprimin midis fëmijëve dhe prindërve. Sigurisht që nuk do të merrni të njëjtin përfitim nga një tablet.

Përdorimi i vazhdueshëm i elektronikës ndërhyn në zhvillimin e të folurit te fëmijët, zëvendëson lojën e rëndësishme me prindërit dhe çon në shtim peshe te fëmijët. Shoqata Amerikane e Pediatërve rekomandon që foshnjat nën 18 muaj të mos jenë para ekraneve dhe fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç lejohen të jenë maksimumi një orë. “Sa më shumë që dimë për zhvillimin e hershëm të trurit, aq më shumë e kuptojmë nevojën për lojë që është themeli i ndërveprimit njerëzor. Nuk ka ekrane, videolojëra apo aplikacione që mund të zëvendësojnë lidhjet e ndërtuara ndërsa luajnë me lodra,” shpjegon Dr. Aleeya Healey.

Çfarë u rekomandon prindërve Shoqata Amerikane e Pediatërve:

Ju duhet të kuptoni se cili është roli më i rëndësishëm i të luajturit në fëmijëri, dhe kjo është të zhvilloni marrëdhënie të ngrohta, plot mirëkuptim dhe ndërveprim. Lodra më e mirë është ajo që inkurajon ndërveprimin midis prindërve dhe fëmijëve në lojën e pakushtëzuar si dhe stimulojnë zhvillimin e imagjinatës./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts