Vajza nuk kthen përgjigje por vetëm përsërit pyetjen?

Pyetje: Përshëndetje e nderuar, desha të ju pyes për vajzën time e cila ka 2 vjet e 10 muaj flet shumë fjalë , lidh edhe 3 4 fjali mirëpo kur dikush e pyet diçka ajo përsërit pyetjen psh A ishe në çerdhe? E përsërit pyetjen dhe nuk kthen përgjigje Përgjigje: Përshëndetje, është shumë pozitive që vajza flet shumë fjalë dhe lidh fjali me 3-4 fjalë, është shumë në rregull për moshën që ka, vajza është në moshën që duhet të përgjigjet në pyetje të thjeshta si: Kush, Ku, Çka është,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza afër 3 vjeç flet vetëm 4-5 fjalë. Cili është rekomandimi i logopedit?

Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 2 vjeç e 10 muaj por flet vetëm 4-5 fjalë, si: mami, babi, hajde… dmth disa fjalë të thjeshta dhe nuk lidh asnjë fjali, çfarë më rekomandoni të bej?   Përgjigje: Përshëndetje, një fëmijë i kësaj moshe duhet të thotë të paktën rreth 200 fjalë dhe të thotë fjali me dy- tri fjalë (psh. Ama topin). Nëse fëmijët nuk i përmbushin këto pika ai mund të ketë një vonesë në të folur apo një vonesë gjuhësore. Një fëmijë 3-vjeçar që mund të kuptojë dhe të komunikojë…

SHPËRNDAJE:
Read More

A trajtohet belbëzimi në moshën 17 vjeç?

Pyetje: Përshëndetje. Jam 17 vjeçar dhe belbezoj që kur isha fëmijë. Deshta të pyes a ka ndonjë mënyrë që mund ta largoj belbezimin dhe a mundem dhe tash të punoj me logoped? Përgjigje: Përshëndetje, uroj të jeni mirë! Për ju si i rritur po ia u shkruaj disa stretegji që mund të ndiqni në shtëpi dhe të menaxhoni belbëzimin tuaj: -Bëni shprehi që të flisni gjithmonë ngadalë dhe me maturi pa marrë parasysh a belbëzoni apo jo -Kur të filloni të flisni, bëni atë në mënyrë të lehtë, të butë,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 4 vjeçar flet pak, sa duhet te jetë zhvillimi i të folurës për këtë moshë?

Pyetje: Përshëndetje, kam djalin 4 vjeçar dhe më shqetëson e folura e tij. Flet me fjalë shumë shkurt dhe i shmanget sa më shumë të folurës, nuk më tregon dhe qka ka bërë në kopsht, ka tendencën të pêrsëris fjalët e fundit që dëgjon nga ne. Do të dëshiroja të di se qka është normale për këtë moshë dhe a duhet të ndërhyj logopedi në këtë stad që ështe djali im?   Përgjigje: Përshëndetje, fëmijët 4-vjeçarë duhet të kenë një fjalor më të pasur dhe të lidhin fjali me 4…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 2 vjeçar fol pak fjalë, a duhet t’a dërgoj te logopedi?

Pyetje: Përshëndetje, jam një nanë kam djalin tani i bën 2 vjet po shumë pak fjal i fol, vetëm Mam, bab dhe të tjerat vetëm me gjeste i kërkon. I njeh gjërat, i prek kur e pyesim cila është kjo, kupton. A ka mundësi të më tregoni a ka nevojë me sjell te logopedi? Përgjigje: Përshëndetje, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Është pozitive që fëmija kupton dhe njeh gjërat. Megjithatë shqetësimi se fëmija juaj 2 vjeçar nuk po flet sa bashkëmoshatarët e tij është një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija nuk flet dhe ka kërkesa, si t’a ndihmoj?

Pyetje: Përshëndetje kam fëmijën 2,5 vjeç ende nuk flet shumë fjalë dhe sidomos kur dëshiron diqka qan shumë për ta arritur atë dhe unë nuk e kuptoj, si mund ta ndihmoj ju lutem?   Përgjigje: Përshëndetje, atëherë në këtë situatë ofroni fëmijës 2 mundësi zgjedhje që të ndihmoni fëmijën dhe të stimuloni të folurin. Mos i mbani objektet afër fëmijës sepse ai do e kap objektin që e dëshiron dhe kur ju e tërhiqni fëmija e kupton si refuzim dhe fillon të qaj, por vendosni objektet më larg p.sh afër…

SHPËRNDAJE:
Read More

A është normale që fëmija 23 muaj të mos e thotë asnjë fjalë por vetëm tinguj që nuk kuptohet?

Pyetje: Përshëndetje! A është normale që fëmija 23 muaj të mos e thotë asnjë fjalë por vetëm tinguj që nuk kuptohet, fëmija kupton, njeh gjëra, dëgjon?   Përgjigje: Përshëndetje, zhvillimi i secilit fëmijë shkon me ritmin e tij unik. Dhe kjo është në rregull- të paktën shumicën e kohës. Megjithatë shqetësimi se fëmija juaj 23 muajsh nuk po flet sa bashkëmoshatarët e tij është një shqetësim i vlefshëm. Deri në moshën 2 vjeç pikat kryesore për të folurin dhe gjuhën përfshijnë të kenë një fjalor prej 50 ose më shumë fjalësh…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mbingarkohen fëmijët të mësojnë 2 gjuhë përnjëherë?

Pyetje: Përshëndetje kam vajzën e vogël dhe në shtëpi i flasim shqip ndërsa në kopsht i flasin gjermanisht, deshta të pyes a mbingarkohen fëmijët të mësojnë 2 gjuhë përnjëherë? Përgjigje: Përshëndetje, fëmijët e vegjël i mësojnë gjuhët në mënyrë të natyrshme pa e sforcuar veten, fëmijët pra nuk mbingarkohen nëse mësojnë 2 gjuhë përnjëherë nëse kanë ekspozim, mundësi praktimi dhe mbështetje. Fëmijët kanë aftësi të mësojnë disa gjuhë përnjëherë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë këtë aftësi që kanë. Fëmijët e vegjël mund të ngatërrojnë gjuhët, por më shumë se gjuha…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund të i mësojmë fëmijës fjalë të caktuar, psh “Ama”, “Merre”, “Topi”, etj.?

Pyetje: Përshëndetje. Si mund të i mësojmë fëmijës fjalë të caktuar, psh “Ama”, “Merre”, “Topi”, etj.?   Përgjigje: Përshëndetje, duhet të niseni me idenë se fëmijëve nuk mund të i mësoni fjalë ose t’i mësoni të flasin por krijoni mundësi që fëmija t’a dëgjoj sa më shumë atë fjalë e të i leni hapësirën që ai ta thotë. Kështu që kur doni që t’i mësoni një fjalë të caktuar ofroni sa më shumë modelin e asaj fjale, sa herë fëmija të kërkoj diqka jepni fjalë asaj kërkese. Përshembull për fjalën…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam djalin 18 muaj dhe veq pak fjalë flet?

Pyetje: Përshëndetje, uroj që jeni mirë. Kam një një pyetje për logopeden. Kam djalin 18 muaj dhe veq pak fjalë flet psh ama , mama, baba, mema, kështu kupton krejt i njeh senet, njerëzit, i din pjesët e fytyrës me vet psh ku është hunda goja, ama jam bë merak pse kaq pak fjalë po flet? Përgjigje: Përshëndetje, uroj të jeni mirë dhe Ju! Është shumë e rëndësishme që fëmija ka zhvilluar gjuhën pranuese pra kupton, njeh dhe ndjek udhëzimet tuaja ndërsa pikat e gjuhës ekspresive që fëmija 18 muajsh…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të mësojmë fjalët e para dhe të reja në det?

Pyetje: Si të mësojmë fjalët e para dhe të reja në det?   Përgjigje: Padyshim që pushimet janë kohë që të gjithë e presin që gjatë atyre ditëve të relaksohen, argëtohen, shijojnë momentet e mrekullueshme me familje por pse të mos e zbukurojmë ende pushimin me fjalët e para dhe të reja të vogëlushëve tanë duke luajtur në plazh. Mund të emërtoni gjërat që shikoni, prekni, dëgjoni, nuhatni, shijoni. Emërtoni gjërat që shihni dhe prekni ato, si: kapela, syzet, rëra, uji, topi, kova, lopata, kostumi i notit, kremi i diellit,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam djalin 4 vjeçar por nuk flet në mënyrë të kuptueshme – Çfarë më këshilloni të bëj?

Pyetje: Përshëndetje. Kam djalin 4 vjeçar por nuk flet në mënyrë të kuptueshme, shokët nuk e kuptojnë kur flet dhe tërhiqet, po e vërej që nuk po flet si bashkëmoshatarët. Çfarë më këshilloni të bëj? Përgjigje: Përshëndetje, në këtë moshë të folurit e fëmijës duhet të jetë plotësisht i kuptueshëm për rrethin, megjithëse ende ekziston tolerancë për shqiptimin e papastër të disa tingujve, fëmijët në biseda apo tregimet e tyre mund të mos tregojnë gjërat me radhë, përfundime të bisedave pa kuptim, mund të bëjnë gabime gramatikore. Është gjithashtu e rëndësishme…

SHPËRNDAJE:
Read More

A ka ndonjë lodër që mund të ndihmojë në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës?

Pyetje: Përshëndetje, a ka ndonjë lodër që mund të ndihmojë në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës? Përgjigje: Përshëndetje, çdo lodër ose aktivitet mund të përdoret për të zhvilluar gjuhën, por ajo që ka vërtet rëndësi është ndërveprimi. Asnjë lodër apo pajisje elektronike në vetvete nuk do ta mësojë një fëmijë të flasë. Ne mësojmë të flasim nga qeniet e tjera njerëzore sepse të folurit është një përvojë sociale. Pra, nëse ka një lodër me të cilën fëmija juaj pëlqen të luajë, bashkohuni! Të gjitha lodrat mund të jenë efektive nëse keni ndërveprim me fëmijën.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam djalin është 3 vjeçar, por i thotë vetëm 3-4 fjalë a duhet të shqetësohem?

Pyetje: Përshëndetje. Kam djalin është 3 vjeçar, por i thotë vetëm 3-4 fjalë a duhet të shqetësohem? Përgjigje: Përshëndetje, një fëmijë i kësaj moshe duhet të thotë të paktën rreth 200 fjalë dhe të thotë fjali me dy fjalë (psh. Ama topin). Nëse fëmijët nuk i përmbushin këto pika ai mund të ketë një vonesë në të folur apo një vonesë gjuhësore. Një fëmijë 3-vjeçar që mund të kuptojë dhe të komunikojë joverbalisht por nuk mund të thotë shumë fjalë mund të ketë një vonesë në të folur. Ai që mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fillimi i belbëzimit në moshën 3 vjeçare

Pyetje: Përshëndetje. Kam një pyetje për logopeden. Vajza ime ka filluar të flas herët dhe ka folur qartë çdo fjalë, por në moshën 3 vjeçare ka filluar të belbëzoj. Shpesh mezi arrin ta përfundojë fjalën dhe kjo e bënë shumë nervozë?. Çfarë të bëj?   Përgjigje: Përshëndetje, gjatë moshës 2-5 vjeçare fillon belbëzimi më së shpeshti sepse zhvillimi i gjuhës është shumë i shpejtë, gjatë moshës 3 vjeçare fëmijët rrisin shumë numrin e fjalëve në fjalorin e tyre dhe mund të ndihen të frustruar apo të stresuar, mund të jet një…

SHPËRNDAJE:
Read More