Fillimi i belbëzimit në moshën 3 vjeçare

Pyetje:

Përshëndetje. Kam një pyetje për logopeden. Vajza ime ka filluar të flas herët dhe ka folur qartë çdo fjalë, por në moshën 3 vjeçare ka filluar të belbëzoj. Shpesh mezi arrin ta përfundojë fjalën dhe kjo e bënë shumë nervozë?. Çfarë të bëj?

 

Përgjigje:

Përshëndetje, gjatë moshës 2-5 vjeçare fillon belbëzimi më së shpeshti sepse zhvillimi i gjuhës është shumë i shpejtë, gjatë moshës 3 vjeçare fëmijët rrisin shumë numrin e fjalëve në fjalorin e tyre dhe mund të ndihen të frustruar apo të stresuar, mund të jet një jorrjedhshmëri normale për moshën ku përsërisin tërë fjalën dhe duhet të ndjeken këto këshilla: është me rëndësi të shikohet dhe të jeni të kujdesshëm për faktorët ambiental, të keni kujdes se qfarë po shikon vajza në telefon me qfarë përmbajtje, të reduktohen faktorët stresues, të krijohet një ambient i qetë, prindërit të tregojnë pranueshmëri, të koncentroheni se qfarë po thotë vajza dhe jo te belbëzimi i saj, t’i jepni kohë të flas, mos e ndërpritni, zvogëloni shpejtësinë e të folurit, lavdërojeni dhe asnjëherë qortime. Nëse për disa javë nuk kalon është e preferueshme konsulta me logoped që të merrni udhëzimet e nevojshme për vajzën dhe të merren preventiva.

 

Egzona Maloku – Logopede. /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts