A mbingarkohen fëmijët të mësojnë 2 gjuhë përnjëherë?

Pyetje:

Përshëndetje kam vajzën e vogël dhe në shtëpi i flasim shqip ndërsa në kopsht i flasin gjermanisht, deshta të pyes a mbingarkohen fëmijët të mësojnë 2 gjuhë përnjëherë?

Përgjigje:

Përshëndetje, fëmijët e vegjël i mësojnë gjuhët në mënyrë të natyrshme pa e sforcuar veten, fëmijët pra nuk mbingarkohen nëse mësojnë 2 gjuhë përnjëherë nëse kanë ekspozim, mundësi praktimi dhe mbështetje. Fëmijët kanë aftësi të mësojnë disa gjuhë përnjëherë dhe nuk duhet të nënvlerësojmë këtë aftësi që kanë. Fëmijët e vegjël mund të ngatërrojnë gjuhët, por më shumë se gjuha ka rëndësi komunikimi.

Logopede, Egzona Maloku /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts