Vajza nuk kthen përgjigje por vetëm përsërit pyetjen?

Pyetje:

Përshëndetje e nderuar, desha të ju pyes për vajzën time e cila ka 2 vjet e 10 muaj flet shumë fjalë , lidh edhe 3 4 fjali mirëpo kur dikush e pyet diçka ajo përsërit pyetjen psh A ishe në çerdhe? E përsërit pyetjen dhe nuk kthen përgjigje

Përgjigje:

Përshëndetje, është shumë pozitive që vajza flet shumë fjalë dhe lidh fjali me 3-4 fjalë, është shumë në rregull për moshën që ka, vajza është në moshën që duhet të përgjigjet në pyetje të thjeshta si: Kush, Ku, Çka është, Qka po bën, etj. Është e rëndësishme që tani me vajzën të punohet në të folurën logjike që ajo të përgjigjet logjikisht. Iu rekomandoj që të filloni me pyetje të thjeshta që i ka më të lehta të kthej përgjigje, nxisni kuroziotetin e vajzës që të jetë më entuziaste të kthej përgjigje të sakta, luani me lojëra krijuese dhe logjike më shumë, ofrojini modele se si duhet të përgjigjet në pyetje, kujdesuni ne shtimin e fjalëve në fjalorin e saj.

Rekomandoj që vajza të vlerësohet nga afër që të merrni një vlerësim të mirëfilltë dhe të ndiqni hapat e nevojshëm, nëse është e nevojshme ndërhyrja e hershme për rezultate sa më optimale.

Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts