Probleme me leximin në klasën e 3-të?

Pyetje:

Përshëndetje!

Vajza ime është në klasën e 3-të dhe tani po vrej më shumë problem në lexim, nuk lexon rrjedhshëm, kalon ose ndryshon disa fjalë dhe e ka të vështirë të kuptoj atë që ka lexuar. A mund të marr një përgjigje se a ështe normale apo çfarë të bëj?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Klasa e tretë është një vit kyç në edukimin e fëmijës suaj. Ata bëjnë një hap gjigant nga “të mësuarit për të lexuar” në “të lexuarit për të mësuar”. Fëmijët që nuk kanë zhvilluar aftësi të shpejta dhe të rrjedhshme të leximit fillojnë të mbeten prapa dhe për shumicën e tyre hendeku do të vazhdojë të rritet. Pra, klasa e tretë përbën një tranzicion kritik dhe shumë e rëndësishme për të ardhmen akademike të fëmijëve tani fëmijët nuk duhet vetëm të lexojnë mekanikisht por të kuptojnë dhe analizojnë, të lexoj tekste më të gjata për këtë arsye fëmijët e klasës së tretë shfaqin më shumë probleme leximi. Kjo është koha që fëmija patjetër duhet të përmirësoj leximin e tij. Unë rekomandoj që sa më parë të vlerësoni nivelin e leximit të fëmijës, të gjeni vështirësitë dhe të filloni të punoni sa më parë me një profesionist. Këshilla për në shtëpi: – Gjeni vështirësitë e fëmijës, -Praktikojeni leximin, -Gjeni librat që i pëlqejnë fëmijës, lereni le të zgjedh vetë, -Bëni atraktive kohën e leximit dhe bëni komentim dhe pyetje- përgjigje, -Përqendrohuni dhe theksoni pikat e forta të fëmijës suaj, në mënyrë që ai të dijë se ato janë më shumë sesa vështirësitë e tij në lexim, fëmija juaj duhet të dijë se ju besoni në to, -Jini të kujdesshëm dhe mos pritni sepse vetëm do të shtyeni kohën dhe do të vonohen rezultatet.

Egzona Maloku – Logopede./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts