Pse fëmijët shajnë dhe si të verprojmë?

Pyetje:

Përshëndetje psikologe, djali im është 6 vjeç dhe ka filluar të përdorë fjalë të ndyta, sharje dhe fjalë tjera të këqija. Nuk di si t’i largoj ato, më bënë shumë nervoz dhe nuk mund t’i dëgjoj. Burri më thotë leje se është fëmijë dhe qesh më të.

 

Përgjigje:

Përshëndetje!

Fëmijët mund ti dëgjojnë këto fjalë nga fëmijët e tjerë ose anëtarët e familjes, diku në publik, apo nga TV. Në një kohë të zhvillimit të tyre, fëmijët e vegjël eksperimentojnë me gjuhën ndërsa mësojnë se çfarë është ose jo e pranueshme nga shoqëria dhe fillojnë të testojnë kufijtë. Këto fjalë fëmija mund ti përdorë pa e ditur kuptimin e tyre. Kur të rriturit dëgjojnë një fëmijë të vogël duke përdorur gjuhë të papërshtatshme, ata zakonisht ose qeshin ose tronditen dhe bejnë reagime që terheqin vëmendjen e fëmijës. Kjo mund të jetë konfuze për fëmijën dhe mund ta bëjë më të vështirë trajtimin e çështjes. Kur një fëmijë përdor gjuhë të papërshtatshme, drejtojuni drejtpërdrejt dhe menjëherë. Qëndroni të qetë, i thoni se: Kjo është një fjalë që nuk e përdorim. Nëse fëmija pyet pse, shpjegoni në mënyrë të thjeshtë pse jo. P.sh: Kjo mund të lëndojë ndjenjat e dikujt ose shumica e njerëzve nuk u pëlqejnë ato fjalë. Nëse një fëmijë vazhdon të përdorë gjuhë të papërshtatshme, jeni të qëndrueshëm në përgjigjen tuaj dhe përpiquni të kuptoni pse një fëmijë mund ta përdorë atë. Ka raste kur një fëmijë mund të përdorë këto fjalë për të thënë që ndjehet i frustruar ose i pakënaqur. Mund të jetë e rëndësishme të kuptoni arsyen pas përdorimit të tyre. Në mënyrë qe dhe ju të intervenoni krahas burimit të sjelljes.

Me respekt.

Pukjana Geci Psikologe dhe terapise./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts