Disiplina nuk është qëllimi i vetëm i rritjes së një fëmije dhe as detyra juaj bazë si prind

Të ndihmosh një të vogël të rritet në një person plot vetëbesim, i cili e di se çfarë do të thotë të respektosh veten dhe të tjerët, është vlera më e madhe që mund t’i japësh një fëmije. Përgatitja e tij për një jetë plot sfida dhe pengesa, marrëdhënie shumë komplekse mes njerëzve dhe në shoqëri, është një detyrë e rëndësishme e prindërve. Rezistenca ndaj zhgënjimit dhe stresit është një aftësi që mund të mësohet dhe kontribuon në stabilitetin emocional, i cili është i nevojshëm për të krijuar marrëdhënie të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si t’i mësojmë fëmijët të jenë mirënjohës për atë që kanë

Mirënjohja është një nga cilësitë që i zbukuron njerëzit e lumtur. Por si të rrisim një fëmijë mirënjohës në botën materialiste në të cilën jetojmë? Ajo që ne të gjithë u mësojmë atyre është të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”, por kjo nuk mjafton. Mirënjohja është aftësia për të vlerësuar atë që keni. Për të fituar këtë aftësi, ne sugjerojmë disa ushtrime të këndshme që kanë shumë më tepër përfitime. Për çfarë jemi mirënjohës sot? Çdo ditë, në fund të ditës, uluni pranë fëmijës dhe rendisni së bashku “dhuratat” e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pikat kryesore dhe normat e zhvillimit janë udhërrëfyes për zhvillimin e të folurit

Secili fëmijë zhvillohet me ritmin e tij unik por ne presim që të gjithë fëmijët të ndjekin një model tipik zhvillimi. Nëse keni shqetësime dhe vëreni që fëmija juaj bën pjesë tek pikat që vlerësohen si flamur i kuq ju lutemi kontaktoni një logoped për të marrë këshillat e nevojshme dhe të bëni një vlerësim nga afër për fëmijën tuaj. Asnjëherë nuk është herët, Mos pritni! Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/     *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kopshti, gjyshërit apo dadoja, cili nga këto opcione është më i mirë për kujdesin e fëmijës tuaj?

“Prindërit shpesh pyesin nëse duhet ta dërgojnë fëmijën e tyre në kopsht, të punësojnë një dado apo ta lënë te gjyshja ose dikush nga familja. Përgjigja është shumë e thjeshtë: sistemi i fëmijës në periudhën e hershme të formimit duhet të jetë në kontakt dhe në qendra e vëmendjes së një të rrituri që merret në mënyrë aktive me të. Kopshti e vendos atë në një pozicion ku ai duhet ta ndajë vëmendjen me shumë fëmijë të tjerë. Nëse është e mundur që fëmija të jetë me një kujdestar të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sa kohë duhet të prisni për shtatzëninë e radhës pas një operacionit cezarian?

Rreziqet shëndetësore rriten me çdo lindje cezariane, por disa gra mund të bëjnë gjashtë ose më shumë operacione cezariane pa komplikime. Ja një shpjegim pse: Lindja cezariane nuk është një operacion për të cilin mjekët vendosin lehtësisht. Për fat të mirë, operacionet kryhen jashtëzakonisht profesionalisht me staf mjekësor të trajnuar, kështu që nënat dhe foshnjat janë në duar të sigurta. Shumica e nënave që kanë lindur me prerje cezariane pyesin veten nëse do të lindin në të njëjtën mënyrë herën tjetër. Rreziqet dhe rikuperimi Rreziqe e tilla si dëmtimi e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Të lutem mami kujdesu për mua

Mami, të lutem më mundëso të flas me ty – dhe kur të rritem, do të jem në gjendje t’u besoj njerëzve. Mami, mos më ndalo të qaj, të zemërohem, të pikëllohem dhe të gëzohem. Më fol për ndjenjat – dhe kur të rritem, do ta kuptoj veten dhe botën rrethe nesh. Mami, kujdesu për gjërat që ndodhin rrethe meje – dhe kur të rritem do të jem empatik dhe do ju ndihmojë dhe t’ju qëndroj pranë të tjerëve. Mami, më ndihmo kur ballafaqohem me momentet e vështira, më ngushëllo…

SHPËRNDAJE:
Read More

Këshilla se si të ndihmoni zhvillimin e të folurit të fëmijëve në shtëpi sipas moshës

Shkruan: Egzona Maloku Logopede Prindërit mund të bëjnë shumë për të ndihmuar zhvillimin e aftësive të të folurit/gjuhës së fëmijës së tyre – ju jeni partneri i tyre i parë dhe i preferuar i komunikimit! Të ulesh në dysheme, të luash, të këndosh dhe të bashkëveprosh me fëmijën tuaj përmes aktiviteteve dhe rutinave të përditshme i ndihmoni ata të mësojnë të komunikojnë dhe nuk duhet të ndani një kohë të posaçme për këtë por t’i mbani të përfshirë gjatë tërë kohës. Më poshtë gjeni disa këshilla se si të stimuloni…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vëmendja e tepërt e prindërve ndonjëherë mund të jetë e dëmshme për fëmijët

Pse prindërit që përqendrojnë gjithë vëmendjen te fëmijët e tyre rritin individë depresiv Njoh shumë prindër që thonë fjali si: “Unë jetoj për fëmijët e mi”. Fëmijët e mi janë e vetmja gjë e rëndësishme në jetën time. Unë punoj vetëm që ata të kenë sukses dhe të mbarojnë universitetin”. Prindër të tillë heqin dorë nga interesat e tyre, nuk e përdorin kohën për veten e tyre. Nëse ndodh që dalin nga shtëpia, e cila nuk bën pjesë në kategorinë e daljeve rutinë për të shkuar në punë apo tregti,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Rritja e fëmijëve shumë të ndjeshëm: Këshillat e nevojshme për prindërit

Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe Terapiste Fëmijët e ndjeshëm nuk janë të dobët, ata në fakt janë shumë më të vetëdijshëm se çfarë po ndodh rreth tyre, natyra e tyre e ndjeshme nuk duhet të jetë një tipar negative. Ndër shenjat më të zakonshme të fëmijëve shumë të ndjeshëm është se ata janë më të vëmendshëm, duke vënë re çdo detaj të vogël. Këta fëmijë janë gjithashtu shumë të vetëdijshëm për disponimin e njerëzve të tjerë, duke i thithur ato si një sfungjer. Ata luftojnë për të larguar emocionet e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Është sfidë të rrisësh një fëmijë duke e mësuar se bota është e mirë, dhe në të njëjtën kohë të dish t’i mbrosh kur është e nevojshme

Nga dëshira për të mbrojtur fëmijët e tyre, prindërit shpesh u mësojnë atyre se bota ku ata jetojnë është një vend i rrezikshëm, duke menduar se kjo do t’i bëjë ata më të kujdesshëm. Megjithatë, disa studime kanë treguar pikërisht të kundërtën – se njerëzit që besojnë se bota është një vend i sigurt kanë shëndet më të mirë mendor dhe janë më të suksesshëm se ata që besojnë se kjo botë është e rrezikshme. Dhe fëmijët mund të besojnë se njerëzit janë të mirë dhe se jetojnë në një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Disiplina dhe vendosja e kufijve janë të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës

Në kulturën tonë, termi disiplinë lidhet ose barazohet me ndëshkimin dhe ashpërsinë, dhe përdoret kryesisht në një kontekst negativ. Por kuptimi i vërtetë i fjalës është krejtësisht i ndryshëm. Fjala disiplinë do të thotë mësim dhe njohuri. Pra kur i disiplinojmë fëmijët, ne i mësojmë ata. Pra, le t’i mësojmë ata me kujdes. A është e nevojshme disiplina? Disiplina dhe vendosja e kufijve janë të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Pa kufij të vendosur në mënyrë adekuate, nuk ka rregullim të shëndetshëm të ndjenjave, zhvillim të vetëkontrollit dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Nëse do t’u kushtonit vëmendje të mjaftueshme fëmijëve, ata nuk do të ishin të llastuar dhe të pabindur

Në epokën e sotme dixhitale, fëmijët janë të ekspozuar ndaj stimulimit të vazhdueshëm vizual, i cili mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të dëgjuar, për të qenë të vëmendshëm dhe për të zhvilluar imagjinatën e tyre. Kjo mund të ketë pasoja negative në përqendrimin, kreativitetin dhe zhvillimin emocional të tyre. Të kuptuarit e botës rreth tyre dhe komunikimi me të tjerët nuk varet vetëm nga përvojat vizuale, por edhe nga aftësia e fëmijës për të dëgjuar dhe përvetësuar informacionin nëpërmjet zërit dhe të folurit. Të rriturit janë përgjegjës…

SHPËRNDAJE:
Read More

Në botën e sotme ku të gjithë përpiqen për sukses, famë dhe pushtet, morali dhe drejtësia shpesh zbehen dhe loja e ndershme bëhet sfiduese shpesh e parealizueshme

Zilia dhe xhelozia shpesh udhëheqin raportet ndërnjerëzore. Padrejtësia mbetet e pandëshkuar dhe njerëzit e mirë nuk dinë si të reagojnë. Kur sinqeriteti juaj, vyrtytet tuaja njerëzore, ambiciet dhe sukseset tuaja të arritura me forcat vetanake, xhelozia do ti shty për hakmarrje. Ata do të përdorin intrigat, do të përpiqen të bëjnë thashetheme për ju dhe do të hedhin të gjitha të këqia mbi moralin dhe dinjitetin tuaj. Në situata të tilla, është e rëndësishme të kujtojmë një gjë – injorimi është ilaç më efikas dhe një hakmarrje më e mirë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Qetësia e prindërve e domosdoshme kur fëmija është i shqetësuar

Mund të thuhet se testimi i kufijve tanë (e madje edhe i durimit!) është krejtësisht i natyrshëm dhe impulsiv nga ana e tyre, sepse gjatë zhvillimit pikërisht kështu kërkojnë përgjigjet e disa pyetjeve të rëndësishme të vegjëlit tanë   A jam i sigurt dhe a kujdesen ata për mua? A më udhëheqin me besim? A janë me mua apo kundër meje? A është në rregull të dua atë që dua dhe të ndjej atë që ndjej? A jam një fëmijë i keq? Megjithatë, përveç këtyre pyetjeve, të vegjlit na kërkojnë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Dënimi i fëmijës duke e izoluar atë shkakton shkëputje emocionale prind – fëmijë

Prindërimi përfshin shumë gjëra, por ndoshta mbi të gjitha ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve me fëmijët tanë. Pa këtë lidhje, sado të aftë të jemi, ne humbasim fuqinë për të prindëruar. Megjithatë, sado e thjeshtë që tingëllon ideja e lidhjes, ne priremi ta shmangim atë. Arsyeja është se kërkon shumë më tepër prej nesh sesa qasjet konvencionale. Së pari, kërkon që ne të jemi mjaft të guximshëm për t’u parë në pasqyrë dhe për të analizuar shkakun rrënjësor të shkaktarëve tanë emocionalë. Realiteti është se kur përdorim teknika…

SHPËRNDAJE:
Read More