Helmimi nga ushqimi dhe uji – çka duhet të dimë dhe si të veprojmë!?

Kur flasim për helmimin ushqimor, duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një term shumë të gjerë, që përfshin më shumë se 250 lloje sëmundjes të shkaktuara nga patogjenë të ndryshëm, përfshirë salmonelën, E.coli dhe rotavirusin. Këta patogjenë mund të shkaktojnë shkallë të ndryshme të simptomave si diarre, nauze dhe të vjella.

Sa kohë i duhen simptomave të shfaqen pasi jemi helmuar?

Kjo varet nga lloji i patogjenit që ka kontaminuar ushqimin apo ujin, sa shumë kemi ngrënë dhe nga sistemi imunitar individual i gjithsecilit.

Psh, helmimet ushqimore të zakonshme si ato të Bacillus cereus, mund të shfaqen nga 6 deri në 16 orë pas ngrënies. Po janë disa lloje të tjerë patogjenësh që kanë të nevojshme më shumë kohë për t`u riprodhuar në organizëm, për të shkaktuar simptoma. Virusi i Hepatitit A psh, mund të kërkojë 15 deri në 50 ditë për t`u shfaqur.

-Helmimi nga uji është thuajse i ngjashëm dhe me simptoma pak a shumë të njejta, mirëpo shqetësimet dalin në pahë më shpejt.
Por në përgjithësi, llojet më të shpeshta të helmimeve shfaqen rreth 4 deri ne 24 orë pas ngrënies apo pijes.
– Helmimet virale ose bakteriale mund të japin temperature.
– Subsalicilati i bismuthit është në përgjithësi i sigurt për t`u marrë.

 

Është lehtësues dhe ka efekt anti-inflamator. Nuk rekomandohet marrja e loperamidit për të ndaluar diarrenë, pasi është më mirë që toksinat të eleminohen nga organizmi.

A duhet të shkoni te mjeku?

Personat me sistem imunitar të shëndetshëm, zakonisht, e kalojnë vet një helmim nga ushqimi. Për sa kohë, mund të mbani ushqimin dhe lëngjet në oragnizëm, përpiquni të hidratoheni në shtëpi dhe sëmundja do kalojë sipas kohës së vet.

Por nëse të vjellat janë shumë të shpeshta dhe nuk jeni në gjendje të mbani në organizëm asnjë nga ushqimet apo lëngjet që konsumoni, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Hidratimi në këto raste mund të bëhet intra-venoz (IV), për të zëvendësuar sasinë e humbur të elektroliteve. Gjithashtu, duhet të kontaktoni me një mjek nëse keni temperaturë, diarre me gjak dhe dhimbje të forta.

Për personat që marrin barna që frenojnë sistemin imunitar, ose që kanë sëmundje që frenojnë sistemin imunitar, rekomandohet gjithmonë të kontaktojnë me mjekun./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts