Ji i mëshirshëm me prindërit tuaj

A ju ndodh që ndonjëherë të dal nga goja juaj fjalë jo respektuese ndaj nënës dhe babait tënd?

Fjalë që dridhin qiellin s’bashku me zemrat e tyre

Fjalët nga të cilat zemra pikon gjak

Sytë tuaj nuk shohin dhimbjen në sytë e prindërve tuaj e shkaktuar nga sjellja juaj.

Ndonjëherë ju hidhëroheni kur ata nuk ju lejonë të bëni atë që ju pëlqen.

Ju irritoheni nga këshillat e tyre që janë plotë urtësi dhe dobi.

A e dini se ndalesat dhe këshillat e nënës dhe babait janë parandalim nga sëmundja dhe ilaç pas së cilës vie shërimi.

A jeni të vetëdishëm për vështirësi dhe peripetit e tyre për t’ju rritur dhe edukuar, që të bëheni i dobishëm për veten dhe familjen tuaj të ardhshme si dhe për gjithë shoqërinë?

Ata janë luftëtarët besnik që qëndrojnë në vijën e frontit duke luftuar për t’i hapur shtigjet e jetës tënde.

Ata janë heronjtë e pamposhtur – për ata nuk ekzistojnë kufit kur mirëqenja juaj duhet mbrojtur dhe siguria juaj duhet ruajtur.

A e keni pyetur veten tuaj se mos vallë keni një dozë egoizmi kur ndihma juaj kërkohet qoftë edhe tu japësh një gotë ujë, apo të shkoni në dyqan për të blerë atë që i duhet nënës tënde për të gatuar ushqimin tënd të preferuar, apo ta mbulosh me batanie babain tënd kur atë e zë gjumi në dhomën e ndejësë pas një ditë të lodhshme.

Nëna dhe babai juaj nuk ankohen por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë nevojë për ndihmën tënde – përpiqu  t’i kuptosh nevojat e tyre.

Gjërat për të cilat ata nuk flasin sikurse janë thyerjet dhe lodhja e tyre në fund të ditës, dhe në mëngjes ata zgjohen duke i ndërtuar ato përsëri, për të qenë në shërbim të  familjes.

A e ke pyetur veten se sa vlen knaqësia personale nëse prindërit tuaj kalojnë gjithë natën të zgjuar dhe në merak duke u lutur për ty që të kthehesh shëndosh e mirë në shtëpi.

A e ke pyetur veten se sa peshon pesha e lotëve të nënës dhe mbrenga e babait, se sa peshon barra mbi supet e tyre. A e ke pyetur veten se sa është e çmuar mbështetja e tyre edhe atëher kur ju nuk e kërkuat atë, ata janë aty për ju, për ta ngritur moralin tuaj.

A e ke pyetur veten se sa të vlefshme janë ato momente e bashkimit të familjes rrethë tryezës dhe diskutimet e këndshme familjare.

A ke medituar ndonjëher mbi atë se “knaqësia e Zotit është në knaqësinë e prindërve?

Nëse prindërit i ke ende në mesin tënd shtoje bamirësinë ndaj tyre.

Nëse ata nuk janë më në mesin e të gjallëve, shtoi duat për ta, ji i butë i sjellshëm bamirës dhe bujar ndaj të tjerëve ngase këto janë veprat të cilat atyre u bëjnë dobi në botën tjetër.

Shkruan: Valbona Krasniqi./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts