Si t’ju qasemi fëmijëve për rastet e vdekjes?

Pyetje:

Përshëndetje. Kam djalin 8 vjeçar, ka dëgjuar në shkollë se babai i një shoku të tij ka vdekur. Tani ai është i fiksuar dhe më pyet vazhdimisht: “Mami, a do të vdes unë? Çfarë do të bëj unë nëse vdes ti? Ku shkojnë njerëzit kur vdesin?” Jam shumë konfuze dhe ndonjëher nuk di si t’i përgjigjem.

Përgjigje:

Përshëndetje! Është normale që djali juaj të bëjë pyetje rreth vdekjes, sidomos pas dëgjimit të historive si kjo në shkollë. Mësoni fëmijët për ciklin e jetës.

Bisedoni me fëmijët tuaj rreth ciklit të jetës dhe rreth të gjitha fazave që ndodhin në jetë, nga lindja deri në vdekje. Kur ju flisni me fëmijët për vdekjen, përdorni fjalë të thjeshta dhe të qarta që ata mund të kuptojnë. Shpjegoni që vdekja është kur trupi nuk funksionon më dhe personi nuk jeton më.

Tregoni fëmijës tuaj se shumica e njerëzve nuk vdesin deri sa të jenë shumë të moshuar. Është e rëndësishme që ju të jeni i qetë dhe i ndjeshëm kur ju përgjigjeni pyetjeve të tij. Ne rastet e vdekjes, çdo herë duhet tju flitet me sinqiritet mos i thoni se kan ikur, apo është në gjumë, sepse kjo mund të shkaktoj frikë nga gjumi apo edhe frikë që ju mund të ikni dhe ti lini vet ata.

Nëse ne i flasim me sinqeritet, ne i përgatisim më mirë për të ardhmen. Mund ti thoni që njerëzit shkojnë në një botë tjetër dhe se kjo është një gjë që ndodh pasi kanë jetuar një jetë të gjatë dhe të plotë. Nëse fëmijët tuaj janë të ndjeshëm rreth vdekjes, lejoni që ata të ndiejnë emocionet e tyre dhe mos u frikësoni nga shfaqja e ndjenjave të tyre. Kjo mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë dhe t’i trajtojnë më mirë emocionet e tyre.

Nëse keni vështirësi për të folur me djalin tuaj rreth kësaj teme, ju mund të të kërkoni ndihmë nga një psikolog për fëmijë.

Qe të gjeni mënyra efektive për të komunikuar me djalin tuaj dhe t’i përgjigjeni pyetjeve të tij në një mënyrë të përshtatshme për moshën dhe nivelin e tij të zhvillimit emocional. Shëndet! Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts