Barkqitja- Cilat ushqime t’i reduktoni dhe hapat që ndiqen për ndalimin e daljeve të shpeshta!

Ditët kur ju mund të pësoni helmime, apo koha kur ju papritur keni barkqitje dhe të vjella janë tejet e mundimshme.

Pas një periudhe ku ju vuanit nga ndonjë helmim i mundur e si pasojë kishit të vjella dhe barkqitje, patjetër që rekomandohet një vakt ushqimi më dietal dhe më vitaminoz.

Ushqim dietal duhet dhënë gjatë kohës kur ka jashtëqitje të holla dhe ushqim i kontrolluar edhe dy ditët tjera pas ndërprerjes së jashtëqitjeve të holla.

Këtu mund të gjeni të radhitura disa ushqime të cilat duhet shmangur gjatë kësaj periudhe:

Ushqimet me mëlmesa apo ushqime të skuqura

Pijeve me kofein (sepse ata dehidrojnë trupin tuaj (pijet energjike))

Bizelet e thata apo fasulet

Zarzavateve të freskëta apo të thara apo fruta (përveç banane)

Bukë me miell të plotë ose krunde

Qumështin apo prodhime qumështi të yndyrshme (djathë, kos, akullore, apo krem supa) vetëm prodhime të qumështit me pak yndyrë dhe djathë të ri.

Arrat, bajame, kokoshka.

Ndjekni këto hapa për të rikthyer zorrët në normalitet:

Hapi i parë: fillohet me supa të kthjellta, ose bujon mishi të ri. Kompot molle ose boronice, lëng orizi, patate të pjekura, çaj me mjaltë pa sheqer.

Hapi i dytë: mollë të pjekur, banane, pure patatesh, makarona (pa yndyrë apo salcë), oriz –pilaf (pa yndyrë apo salcë), drithëra të rafinuar –fabrikuar, bukë e thekur të bardhë apo të zezë, pa yndyrë apo reçel.

Hapi tretë: mish i ri pa dhjamë- i zier (shpezësh, peshku), vezë të ziera, perime të ziera pa fara dhe lëvozhga.

Nëse ndonjë nga ushqimet ju përkeqëson gjendjen, atë ushqim e eliminoni nga plani, mishi i kuq eliminohet disa ditë ose mund të përdoret vetëm mish i viçit të ri./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts