Fëmija im është një ngacmues, çfarë të bëj?

Shkruan: Pukjana Geci
Psikologe dhe terapiste

Asnjë prind nuk dëshiron të dëgjojë se fëmija i tyre është një ngacmues. Është e dhimbshme të mendosh që fëmija yt u shkakton dëm fëmijëve të tjerë. Por ngacmimi është gjithashtu një çështje serioze për agresorin. Aftësitë e miqësisë së fëmijëve janë një tregues i rëndësishëm i shëndetit të tyre të përgjithshëm mendor. Nëse thuhet se fëmija juaj po angazhohet në sjellje ngacmuese – qoftë fizike apo verbale – mund të jetë një shenjë e shqetësimit serioz. Ata mund të jenë duke përjetuar ankth  dhe kanë vështirësi në rregullimin e emocioneve dhe sjelljes së tyre.

Pse fëmijët ngacmojnë?

Është e rëndësishme të mbani në mend se fëmijët nuk ngacmojnë sepse janë “fëmijë të këqij”. Ka shumë arsye pse një fëmijë me sjellje të mirë mund të jetë i pamëshirshëm me fëmijët e tjerë. Këtu janë disa:

  • Fëmija dëshiron të përshtatet me një grup shokësh
  • Ata po ngacmohen në shtëpi ose në shkollë dhe po përpiqen të rifitojnë një ndjenjë pushteti duke vepruar në mënyrë agresive ndaj të tjerëve.
  • Ata kërkojnë vëmendje nga mësuesit, prindërit ose shokët e klasës dhe nuk kanë qenë të suksesshëm të marrin atë në mënyra të tjera.
  • Ata janë nga natyra më këmbëngulës dhe impulsivë se moshatarët e tyre.
  • Ata kanë një tendencë për të perceptuar sjelljen e fëmijëve të tjerë si armiqësore, edhe kur nuk janë
  • Ata nuk e kuptojnë plotësisht se si sjellja e tyre po e bën viktimën të ndihet keq. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët më të vegjël.

Si të ndërhyhet?

Nëse dëgjoni nga një mësues ose një prind tjetër se fëmija juaj është ngacmues, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni me fëmijën tuaj për situatën. Në këto raste, një prind ka të drejtë dhe detyrë të mos jetë pasiv. Duke folur me fëmijën tuaj për këtë, duke kuptuar nga këndvështrimi i tij se çfarë po ndodh dhe duke e udhëhequr atë nëpërmjet sjelljeve të përshtatshme të miqësisë, ju mund të frenoni ngacmimin dhe të adresoni çështjet që mund të kenë shkaktuar atë sjellje që nga fillimi. Këtu janë disa këshilla për t’u siguruar që fëmija juaj të kultivojë marrëdhënie të respektueshme me bashkëmoshatarët.

Jeni të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë çështje, por bëni të qartë se jeni të hapur për të dëgjuar anën e fëmijës suaj të historisë. Thuaj se: “Më telefonuan nga shkolla sot dhe mësuesi tregoi se ishe i përfshirë në ngacmim. Unë jam shumë i shqetësuar për këtë, dhe ne duhet të flasim për të. Ju lutem më tregoni se çfarë ndodhi.”
Biseda për situatën me fëmijën tuaj mund t’ju ndihmojë të kuptoni pse po ndodh agresioni social dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për ta ndaluar atë. Nëse keni vështirësi të kuptoni pse fëmija juaj po bën sjelljeë ngacmuese merrni parasysh të konsultoheni me një psikolog fëmijësh i cili ka shumë përvojë në vlerësimin e sjelljeve të fëmijëve.

Pasi të keni hetuar arsyen e problemit, mund të përshtatni përgjigjen tuaj ndaj sfidave specifike me të cilat përballet fëmija juaj: Nëse, fëmija juaj ka përjashtuar qëllimisht një nga shokët e tij të klasës nga aktivitetet shoqërore, thuaju:

“Kur dikush kërkon të luajë me ju, ju duhet të thoni po.

Dua të të shoh duke përfshirë fëmijët dhe dua të të shoh duke përdorur vetëm gjuhë respekti.”

“Kini shumë zgjidhje të ndryshme për çështje të ndryshme që ka të ngjarë të dalin dhe jepni shembuj të qartë se si prisni që fëmija juaj të përgjigjet,” “në vend të “Mos u bëj ngacmues”.

Fëmijët përgjigjen më mirë kur u thuhet se çfarë të bëjnë sesa çfarë të mos bëjnë. Inkurajimi i fëmijës suaj që të marrë këndvështrimin e personit që po ngacmohet mund të jetë një mënyrë tjetër e dobishme që të bëni fëmijën të reflektoj dhe të epatizoj fëmijët tjerë.

Pyeteni fëmijën tuaj: “A mund të mendoni për një moment kur jeni ndjerë i lënë anash apo i trishtuar sepse dikush nuk po sillej mirë me ju? Ajo ndjesi që ke pasur është e njëjta ndjenjë që ka shoku yt i klasës, sepse ti nuk po sillesh mirë me të.”

Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj ndërveprimeve agresive ose të pahijshme në shtëpi, ka të ngjarë t’i përsërisin ato sjellje në shkollë.

Është e rëndësishme që prindërit të mendojnë se si sjelljet e tyre mund të ndikojnë tek fëmijët e tyre – mënyra se si u flasin fëmijëve të tyre, mënyra se si u flasin bashkëshortëve, mënyra se si e trajtojnë zemërimin – dhe të jenë realistë nëse kjo mund të jetë apo jo diçka që është modeluar nga fëmija. Është e mundur që ngacmimi të ndodhë në shtëpinë tuaj, dhe ju nuk jeni as të vetëdijshëm për këtë.

A ndodhë që anëtarët e familjes suaj ngrsin zërin, bëjn thirrje me emra përbuzës? Fëmijët tuaj godasin njëri-tjetrin? Nëse po, është e rëndësishme të filloni të krijoni një mjedis pozitiv në shtëpi, ku anëtarët e familjes trajtojnë njëri-tjetrin me dashamirësi dhe respekt.

 Siguroni pasoja domethënëse:

Pasojat për sjelljen ngacmuese mund të jenë efektive, por ato duhet të jenë kuptimplote.

Nëse për shembull, zbuloni se adoleshenti juaj është i përfshirë në ngacmime kibernetike, veprimet e tyre duhet të përballen me një humbje të menjëhershme të privilegjeve të internetit ose telefonit dhe kërkoni ndihmën e një terapisti.

Por për format më pak të vogla të ngacmimit, fëmija duhet të jetë në gjendje të fitojë privilegje përsëri brenda disa ditësh. Nëse heq një privilegj për një kohë të gjatë, ai në fakt mund të humbasë vlefshmërinë.

Fëmija thotë: ‘Në rregull, nuk mund ta kthej kurrë, kështu që thjesht nuk do ta respektoj. Pasi fëmija juaj të ketë rifituar privilegjet dhe të jetë i qetë, shpjegoni se ai bëri një gabim që duhet rregulluar.

Fëmija juaj mund të zgjedhë të kërkojë falje – personalisht, me një letër, me mesazhe me tekst e kështu me radhë – për kerkim faljet ka forma të ndryshme. Ju mund ta inkurajoni fëmijën tuaj të gatuajë biskota për të gjithë klasën, për shembull, ose të luajë një lojë me një bashkëmoshatar të cilin më parë e kishte përjashtuar.
Objektivi ynë është të ndërtojmë një shoqëri ku të gjithë të ndjehen të respektuar dhe të vlerësuar, duke pasur parasysh që çdo fëmijë ka vlerë dhe potencial të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshime positive./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts