Konsumoni mollë në këtë kohë të ditës dhe përshpejtoni metabolizmin tuaj në maksimum

Molla është një nga frutat më të shëndetshme që ekzistojnë, por nuk duhet të hahet në çdo kohë të ditës, por vetëm në një kohë të caktuar.Deri më tani, ishte një mendim i zakonshëm që një mollë në ditë mjafton për t’ju mbajtur të shëndetshëm.

Por fakti befasues është se ky frut që forcon imunitetin nuk duhet të konsumohet në çdo kohë të ditës dhe ka arsye konkrete për një rekomandim të tillë. Sipas disa studimeve këshillohet që mollët të konsumohen herët në mëngjes sepse janë të pasura me fibra dietike dhe pektinë që gjendet në lëvoren e tyre.

Duke pasur parasysh se shumica e njerëzve kanë probleme me tretjen për shkak të gjumit të pamjaftueshëm ose zakoneve të këqija të të ngrënit, mollët duhet të konsumohen në mëngjes, menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë ato stimulojnë tretjen tuaj më mirë se çdo frut tjetër.

Përveç kësaj, pektina e pranishme në mollë mund t’ju ndihmojë të largoni toksinat sepse çon në eliminimin e qelizave kancerogjene nga trupi./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts