Djali 6 vjeçar nuk po artikulon shkronjat saktë, çfarë më këshilloni të bëj?

Pyetje:

Përshëndetje!

Djali im është 6 vjeç, në shtator do të filloj klasën e parë. Shqetësimi im është se ai nuk i thotë të gjitha fjalët, pra ka shkronja që i thotë ndryshe dhe në disa raste njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, çfarë më këshilloni?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Fëmijët në moshën 6 vjeç duhet të kuptohen plotësisht nga të tjerët, ende tolerohen disa keqartikulime të tingujve si r, rr por jo të jenë të pakuptueshëm për të tjerët. Kjo është e rëndësishme pasi do të filloj shkollën dhe aftësia për të komunikuar qartë i ndihmon fëmijët të rrisin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e tyre. Nëse njerëzit i kërkojnë gjithmonë një fëmije të përsërisë fjalët pasi që fëmija nuk kuptohet ai mund të shmangë të flasë dhe të angazhohet me të tjerët. Kur një fëmijë është mbi 6 vjeç, mesazhi i asaj që ai dëshiron të thotë duhet të shfaqet qartë përndryshe mund të kemi të bëjmë me çrregullim të artikulimit i cili kërkon trajtim. Në këtë rast fëmija duhet të vlerësohet nga logopedi për të gjetur shkaktarin dhe duhet të fillohet trajtimi për të arritur artikulim në nivel të duhur për moshën. Logopede, Egzona Maloku./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts