Vajza ime i pyet fëmijët e tjerë nëse mund të luajë me ta, dhe zakonisht ata i përgjigjen “Jo, ti nuk je shoqja jonë”

Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 5 vjeçare ajo i pyet fëmijët e tjerë nëse mund të luajë me ta, dhe zakonisht ata i përgjigjen “Jo, ti nuk je shoqja jonë”. Ajo ka deshirë më shumë ti marr lodrat dhe të udhëheq fëmijët e tjerë, si të këshilloj që ajo duhet ti ndaj lodrat më fëmijët. Përgjigje: Përshëndetje! Prindërit kanë arsye të shqetësohen kur fëmijët kanë vështirësi në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Është e vështirë, madje e dhimbshme edhe për një fëmijë që të mos të ketë miq, apo shokë loje. Gjithashtu, marrëdhëniet…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza është dembele, por edhe i ati është kështu, kështu çka do që bëjë më duket e kotë – Si të veproj?

Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzen 6 vjeç e 2 muaj. Tani është në klasën e parë, priton shumë të mësoj ti bëjë detyrat. I them shko të bësh detyrat e shtëpisë. Merri librat dhe mëso. Është shumë dembele, po dhe i ati i saj kështu është, kështu që më duket është e kotë të merrem me të. Si më këshilloni të veproj ? Përgjigje: Nuk ka fëmijë dembel apo fëmijë që nuk duan, ka thjeshtë fëmijë të cilët e shikojnë një detyrë më të vështirë ose më të lehtë se ç’duhet,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmijët grinden me njëri-tjetrin si duhet të veproj?

Pyetje: Përshëndetje: Kam vajzën 6 vjeç dhe djalin 5. Kam një shqetësim çdo ditë rrin tu u grind me njëri-tjetrin. Spo di çfarë te bëj si tipa janë agresiv çka ti blejmë njërit duhet patjeter të ketë edhe tjetri. Më duket që ne nuk jemi prindër të mirë dhe nuk kemi arritur t’i disiplinojmë si duhet. Nuk kuptojnë kur unë i flas apo i bërtas, atëherë detyrohem t’ja jap edhe ndonjë shpullë. Nuk e di nëse veproj mirë, por e shikoj të domosdoshme në disa raste” “A duhet të jemi…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza ka vështirësi në të folur qe njê muaj, kemi dal jashtë vendit a mund te jetë kjo aryseja?

Pyetje: Kam vajzën 2 vjeç e 4 muaj. Prej e vogel ka kuptu shumë dhe ka fillu me fol pothuajse krejt dhe rrjedhshëm. Por, ka 1 muaj që ka vështirësi si në të folur, e vërej se edhe fjalën më të thjeshtë qe e ka dit tash i vjen zor dhe i përsërit zanoret 5-8 here deri te thotë fjalën. Psh, thotë: “o-oo-oooo-oojj nanë”. Theksoj që është rrit në bashkallak dhe ëshhtë mësuar tërë kohën me i fol dikush, e tash që 2 muaj kemi dal në gurbet dhe jam…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali im nuk rrin pa mua në klasë dhe nuk luan me fëmijët, çfarë të bëjë?

Pyetje: Përshëndeje! Djali im i bënë 6 vjeç tash në muajin tetor dhe është në parashkollor, problemin të cilin ai e ka është sepse nuk qendron i vetëm në klasë, nuk afrohet me fëmijët e tjerë gjatë aktivitetit, në përditshmëri luan me fëmijët e tjerë por në shkollë nuk rrin i vetëm. Si natyrë e fëmijës është shumë agresiv dhe gjithmonë  ka fituar plotësimin e dëshirave me të qara me të bërtitura, si fëmijë i parë në familje është më lazdrani por mua më shqetëson agresiviteti i tij dhe mos…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ndihem shumë e nënvlerësuar, është problemi tek unë apo tek të tjerët?

Pyetje: Unë kam një problem, ndihem shumë e nënvlerësuar. Nuk e di nëse është problem tek unë apo njerëzit e tjerë. Unë jam studente e vitit të parë të biologjisë. Unë dyshoj çdo herë para se të flas, dyshoj të shpreh veten time, nuk kam shoqëri të ngushtë, ndihem shumë vetëm. Nuk kam qenë kështu më herët. Tani jam shumë e tërhequr nga njerëzit e tjerë, nuk po më pëlqen kjo ndihem pa shpresë.   Përgjigje: Përshëndetje! Faleminderit qe na ke shkruar. E kuptoj se jeni vërtetë e brengosur me…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vuaj nga ankthi a mund ta kem dhimbjen e krahut nga ankthi?

Pyetje: Përshëndetje kam një shqetësim me pihet krahu i majt çdo ditë dhe kam një ronim në gjoks, kam bo të gjitha analiza të kardiologu nuk kam lan analiz pa bo të gjitha kan dal mirë. Unë vuaj nga ankthi a mund ta kem dhimbjen e krahut nga ankthi. Jam i shqetësum teper a ka mundsi me m’tregu a mund të jetë nga ankthi kjo pasi edhe marramendje kom. Respekt, Faleminderit. Përgjigje: Përshëndetje! Është shumë e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin fizik dhe emocional. Shqetësimet që ndjen, si shtrëngimi në…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam djalin 2 vjeç e 5 muaj më shqetëson fakti që kafshon fëmijët në shtëpi, çfarë të bëj?

Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 2 vjeç e 5 muaj më shqetëson fakti që kafshon fëmijët në shtëpi, por edhe mësuesja e kopshtit ankohet se po kafshon fëmijët e tjerë. Më trego çfarë të bëj.Kjo sjellje ka filluar qe dy javë   Përgjigje: Përshëndetje! Kafshimi te fëmijët vërtet paraqet sjellje që brengos. Ai e frikëson fëmijën që është viktime dhe i shqetëson prindërit e tij. Kur paraqitet një tip i tillë i sjelljes te fëmijët e vegjël, ajo nuk duhet të injorohet. Është e nevojshme të vlerësohen saktë rrethanat, të kuptohet kur…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të menaxhoj sjelljen e vajzës e cila është shumë nervoz kafshon duart e veta?

Pyetje: Përshëndetje! Kam një shqetësim për vajzën. Ajo është 5 vjeçe, kohët e fundit është shumë nervozë, kur bëhet nervozë, nuk mundem me qetësu. Qan po kafshon durtë e veta, nëse ka diçka në dorë, e gjuan. Edhe po i ngel hatri pak dicka me i than, vec qysh do vetë. Edhe prej një diçka thjeshtë, bëhet diçka më e madhe. Ndonjëherë ja kam hi mendojsha qe ma din tuten edhe nalet nuk e kafshon se smujsha me pa qashtu, kam provuar edhe me te mirë ajo ma hin mu.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ndryshimi në sjellje të vajzës 14 vjeçe – Ju lutem më këshilloni se si të veproj me të?

Pyetje: Përshëndetje! Unë jam një nënë tani 4 vite jetojmë në Zvicër. Shqetësimi im është tek vajza e cila është 14 vjeçe. Duket shpesh herë që nuk na dëgjon dhe vepron vetëm ashtu siç dëshiron vet. Ka ndryshuar sjelljen e saj, dhe duket se ky ndryshim vjen nga mendjemadhësia që e ka. Neve na injoron totalisht dhe po mbyllet në vetëvete. Po kam frikë se gjatë gjithë kohës qëndron në telefon, diçka më e keqe mund të ndodhë. Gjithashtu, ka filluar të dalë natën me shoqet e saj. Ju lutem…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza ime 6 vjeçare nuk dëshiron t’i bëj detyrat e shtëpisë?

Pyetje: Unë kam një vajzë në klasë të parë, ajo është 6 vjeç, shqetësimi im është se priton shumë me i bo detyrat e shtëpisë, duket sikur ka frikë nga detyrat e shtëpisë dhe shpërqëndrohet shumë lehtë. E dërgoj në një kurs të gjuhës angleze pas shkollës, por e shoh që detyrat e shtëpisë janë shumë të mërzitshme për të. Është fëmija im i parë, ndoshta nuk po di qysh me vepru? Përgjigje: Përshëndetje! Fëmija është në klasë të parë, dhe ka ndryshuar stilin e jetës, ndaj duhet të keni…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si t’ju qasemi fëmijëve për rastet e vdekjes?

Pyetje: Përshëndetje. Kam djalin 8 vjeçar, ka dëgjuar në shkollë se babai i një shoku të tij ka vdekur. Tani ai është i fiksuar dhe më pyet vazhdimisht: “Mami, a do të vdes unë? Çfarë do të bëj unë nëse vdes ti? Ku shkojnë njerëzit kur vdesin?” Jam shumë konfuze dhe ndonjëher nuk di si t’i përgjigjem. Përgjigje: Përshëndetje! Është normale që djali juaj të bëjë pyetje rreth vdekjes, sidomos pas dëgjimit të historive si kjo në shkollë. Mësoni fëmijët për ciklin e jetës. Bisedoni me fëmijët tuaj rreth ciklit…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza ime 7 vjeç nuk e duron dot zhurmën – si të veproj?

Pyetje: Përshëndetje. Vajza ime 7 vjeç është në klasën e dytë. Është shumë e zgjuar dhe mësuesja më thotë se është e veçantë nga nxënësit e tjerë, por bëhet shumë nervoz për një gabim të vogël. Pastaj një shqetësim tjetër është se ishim në restaurant në darsëm dhe filloj ta pengoj muzika shumë: thoshte “mam, du me u tranu”, qante në asnjë mënyrë nuk e duronte muzikën derisa e kam dërguar në shtëpi.Dy ditë pastaj ka qenë si e lodhur dhe me marramendje. Kisha dasht një përgjigje a është shqetësuese…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali im ka 6 vjet dhe ka shumë frikë sidomos kur të errësohet – çfarë t’i bëjmë?

Pyetje: Përshëndetje. Djali im ka 6 vjet. Ka shumë frikë sidomos kur të errësohet. Ka shtrëngime në gjoks dhe vetëm qanë. Nuk dëshiron as të flejë. Jemi të shqetësuar dhe nuk po dimë çfarë t’i bëjmë? Përgjigje: Një frikë e tillë e tepruar është karakteristikë e fobisë. Fobia është një gjendje frike ose paniku kaq e madhe ndaj një gjëje, një personi ose një situate që konsiderohet e padëmshme nga të tjerët. Niktofobia është një frikë ekstreme nga errësira. Kjo fobi është shumë e zakonshme tek fëmijët, por mund të prekë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund ta di nëse vajza ime 9 vjeçare është duke vuajtur nga depresioni?

Pyetje: Pëshëndetje. Si mund ta di nëse vajza ime 9 vjeçare është duke vuajtur nga depresioni? Sepse shoh që është më e tërhequr në vetvete se shoqet e veta por edhe nga fëmijët tjerë që i kam të cilët janë më të gjallë dhe më të shoqërueshëm. Theksoj se nuk ka qenë kështu më herët. Ka qenë më e gjallë dhe më e shoqërueshme dhe ka shpreh interesim për gjërat që sot nuk i shpreh.Jam shumë e shqetësuar. Përgjigje: Përshëndetje! Trajtimi i depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët njihet si një…

SHPËRNDAJE:
Read More