10 gjërat që doja dhe duhej t’i dëgjoja pas lindjes

Një nënë ndau në blogun e saj atë që donte më shumë dhe duhej të kishte dëgjuar në ditët pas lindjes, përveç fjalisë se foshnja e saj është e mrekullueshme

Priscilla Blossom është shkrimtare dhe nënë e Uillit të vogël. Në blogun e saj, ajo vendosi të ndajë 10 gjëra që donte dhe duhej të dëgjonte pas lindjes, përveç fjalisë që dëgjonte shpesh se: “Foshnja është e mrekullueshme!”

Jeta pas lindjes mund të jetë e lumtur. Në fund të fundit, është një kohë ku ju shijoni shumë përqafime me foshnjën tuaj, aromën e saj dhe gjërat e vogla mahnitëse që ju dhurojnw knaqwsi çdo ditë. Gjithashtu, shtëpia juaj është plot me njerëz; Familja dhe miqtë ju vizitojnë për t’ju uruar dhe për të parë qenien tuaj të vogël dhe të adhurueshme. Ata qeshin, ju sjellin dhurata, dhe të gjithë duan ta mbajnë foshnjën në krahë ose të paktën ta prekin atë. E njëjta jetë pas lindjes mund të jetë shumë e ashpër. Ju keni qenë në qendër të vëmendjes gjatë shtatzënisë dhe tani është foshnja juaj. Dhe pastaj do të kuptoni se ka gjëra të tjera që do të dëshironit të dëgjonit përveç se foshnja juaj është e mrekullueshme.

Kur me foshnjen time u kthyem nga spitali, shumica e njerëzve përreth meje donin të flisnin për foshnjën. Sigurisht, kjo është krejtësisht në rregull. Më pëlqente dhe ende më pëlqen të flas për djalin tim. Megjithatë, ishte e çuditshme të mos merrja të njëjtën vëmendje që kam marrë për 40 javët e fundit.

Njerëzit nuk më pyetën më se si po ndihem, si po ja dal, për përvojën time nw amwsi dhe të ngjashme.

Sigurisht, e kuptoj këtë. Foshnjat e porsalindura janë të wmbla, dhe shumica e njerëzve donin të komentonin se sa të bukura dhe të gjata janë qerpikët e djalit tim (kjo është e vërtetë), apo sa të bukura janë sytë e tij (dhe janë të mrekullueshëm) ose sa i ngjashëm është ai me babanë e tij (dhe në të vërtetë është). Megjithatë, mbetet fakti se sapo kalova një përvojë të mahnitshme dhe jo aq të thjeshtë për të sjellë nw jwtw ato qerpikë të gjatë dhe sy të bukur. Nuk doja që njerëzit ta shpërfillnin plotësisht djalin tim, por me siguri do të kishte qenë mirë dhe shumw e dobishme pwr mua po të kisha dëgjuar disa nga fjalitë:

 

  1. Si ndihesh? Si ndihesh vërtet?

Ditët e paslindjes mund të jenë mjaft të pakëndshme për një ish-grua shtatzënë. Hormonet tuaja janë kudo, është konfuze dhe ju jeni të rraskapitur. Pa përmendur të gjitha rreziqet e zhvillimit të depresionit ose ankthit të paslindjes. Gjithçka që doja në të vërtetë ishte që njerëzit të më pyesnin (dhe se ishin vërtet të interesuar) se si po ndihesha, sepse shpesh isha mirë, por shpesh doja vërtet dhe kisha nevojë të flisja me dikë.

 

Si kaloi lindja?

Jam e sigurt se çdo grua pas lindjes dëshiron të flasë për përvojën e saj. Dhe ende mund t’ju tregoj të gjithë historinë në detaje, nga fillimi deri në fund. Nuk e di pse doja ta ndaja kaq shumë me të tjerët, por mbi të gjitha doja që njerëzit të më pyesnin për lindjen që të kujtoja sërish lindjen e djalit tim.

 

Si është foshnja?

Djali im është i adhurueshëm dhe ishte i adhurueshëm kur ishte foshnje. Ndoshta të gjitha mamatë mendojnë kështu për fëmijët e tyre. Megjithatë, doja të më pyesnin më shumë se si wshtw ai, jo vetëm për pamjen e tij të adhurueshme.

 

Si shkon ushqyerja e foshnjës?

Sigurisht, kjo pyetje duhet bërë në një mënyrë aspak gjykuese. E urreja kur njerëzit më pyesnin nëse isha ende duke ushqyer foshnjwn time me gji, sepse përvoja ime nuk ishte shumë e mirë. Për pak sa nuk e solla veten në prag duke u përpjekur të prodhoja më shumë se 30 ml qumësht njëherësh. Por, në përgjithësi, çështja e ushqyerjes së foshnjës, por jo me imponimin e bindjeve dhe qëndrimeve të tyre, është një pyetje me pesh të madhe.

Kujdesu për veten!

Kujtoju nënave të reja se mund të mbështeten te të tjerët. Kujtoju atyre që të mos shqetësohen dhe të stresohen kaq shumë. Kujtoju atyre të marrin kohë për veten e tyre në ato ditë të para pas lindjes.

 

A keni nevojë për ndihmë me foshnjën tuaj apo diçka tjetër? PO!

Mirë, por seriozisht, shumica e nënave të reja duan ndihmë. Ato janë gjithmonë prapa çdo gjëje: ushqimet, larja, pastrimi, puna, gjumi dhe gjithçka tjetër në jetë. Pra, nëse mundesh, vullnetarisht për t’i ndihmuar, në çfarëdo mënyre, sepse ndonjëherë ato vetë nuk do ta pranojnë se kanë nevojë për ndihmë.

Jam këtu nëse ke nevojë për mua!

Në përgjithësi, është mirë të dimë se mund të mbështetemi te njerëzit tanë të dashur në ditët e paslindjes. Edhe pse mund të mos kemi nevojë për ju, është mirë të dëgjojmë se jeni këtu.

 

Si e merr veten?

Kjo pyetje është veçanërisht e rëndësishme për nënat që kanë përjetuar ndonjë komplikim gjatë lindjes ose kanë pasur një seksion cezarian. Procesi i shërimit mund të marrë pak kohë dhe zakonisht shumë më shumë se ç’e kuptojnë shumica e njerëzve. Pra, për ato që kanë pasur probleme dhe kanë pasur nevojë për kohë për t’u shëruar, është mirë të dëgjojmë dikë që interesohet për këtë.

Do që të sjell diçka?

Nëse doni të sillni diçka për mamin, foshnjën ose shtëpinë, pyetni më parë. Disa nëna pëlqejnë vizitorët e rastësishëm dhe të paparalajmëruar, të tjerë pëlqejnë privatësinë ose të paktën të njoftosh se do të vish. Sidoqoftë, shumica e nënave kënaqen duke marrë dhurata në muajt e parë të amësisë, veçanërisht nëse dhuratat janë të ngrënshme!

 

Po ia del shumë mirë!

Ju lutem na njoftoni se po ia dalim mirë. Mund të jetë budallallëk dhe i panevojshëm, por është e mirë të dëgjosh. Duhet të dëgjojmë se nuk jemi nëna të këqija dhe se nuk bëjmë shumë gabime. Ka shumë pasiguri që vjen me prindërimin për herë të parë dhe disa fjalë inkurajimi kanë shumë pesh. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts