Vajza ime i pyet fëmijët e tjerë nëse mund të luajë me ta, dhe zakonisht ata i përgjigjen “Jo, ti nuk je shoqja jonë”

Pyetje:

Përshëndetje!

Kam vajzën 5 vjeçare ajo i pyet fëmijët e tjerë nëse mund të luajë me ta, dhe zakonisht ata i përgjigjen “Jo, ti nuk je shoqja jonë”. Ajo ka deshirë më shumë ti marr lodrat dhe të udhëheq fëmijët e tjerë, si të këshilloj që ajo duhet ti ndaj lodrat më fëmijët.

Përgjigje:

Përshëndetje! Prindërit kanë arsye të shqetësohen kur fëmijët kanë vështirësi në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Është e vështirë, madje e dhimbshme edhe për një fëmijë që të mos të ketë miq, apo shokë loje. Gjithashtu, marrëdhëniet me moshatarët janë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe për përshtatjen e tyre më tej me shkollën. Disa hapa specifike që mund të ndërmerren nga prindërit për të zhvilluar shprehitë shoqërore të fëmijëve:

  • Ofrojuni fëmijëve mundësi për të luajtur me moshatarët
  • Luani me fëmijët ashtu siç luajnë ata me moshatarët e tyre, thjesht për hir të kënaqësisë së lojës
  • Flisni me fëmijët për marrëdhëniet shoqërore dhe vlerat shoqërore
  • Sugjeroni strategji pozitive, dhe në përshtatje me situatën
  • Refektoni një qëndrim pozitiv dhe elastik ndaj refuzimeve shoqërore
  • Ndihmoni fëmijën tuaj të mësojë rreth ndarjës se lodrave. Ju mund të thoni diçka të tillë si: “Kur ndan lodrat tuaja me shokët, të gjithë do të argëtohen” Në këtë rast prindi duhet të ndihmoj fëmijën “të ndajë “duke modeluar vetë një sjellje të tillë. Fëmija duhet lavderuar nëse ndan një loder me dikë.
  • Ndërhyni kur është e nevojshme, por lejojini parashkollorët t’i zgjidhin vetë problemet sa herë që është e mundur.

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts