Eden.s

203 viewsPediatri
0 Comments

Përshëndetje i nderuar dr.Lutolli!

Djali im edhe 2 muaj mbush 4 vite, me shëndet është mirë edhe pse në të kaluarën ka patur sulme konvulsive si shkaktar temperatura e lart, por shyqyr Zotit nuk ka lënë ndonjë pasojë në të. Por një breng tjetër lidhur me djalin është djersitja e tepërt sidomos gjatë natës, e poashtu edhe ditën pas një aktiviteti të shkurtër ndryshe nga fëmijët e tjerë., Këtë e kaplojnë djersët. Sipas analizave biokimike ka rezultuar një munges e vit D, ndërsa analizat e tjera në rregull!

Çfarë mund të bëjmë për të evituar këtë fenomen, pasi që mjafton 1 minut dhe e kaplojnë djersët, e poashtu nga frika e privojm nga lojërat e ndryshme. A mund tl jetë shkaktar mungesa e vitaminës D, apo të veprojmë diqka tjetër pasi që nuk kemi parë ndonjë fëmijë sikur i joni në këtl gjendje.  Ju faleminderit, redpekt!

SHPËRNDAJE:
Anonymous Asked question 24/06/2023