Mosha më delikate e fëmijëve – sfidë për prindërit!

Edhe pse për shumë prindër periudha e pas lindjes dhe viteve të para të jetës të fëmijëve është më e rënda, veçanërisht për nënat, për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes, në të vërtetë sfidat e prindërimit janë në moshën e më vonshme të fëmijëve.

Profesorët amerikanë nga Universiteti i Shtetit të Arizonës dhe Shtetit të Oklahomas zbuluan se prindërit janë nën stresin më të madh dhe ndihen më të sfiduar në periudhën midis viteve të fëmijërisë dhe adoleshencës. Këto janë zakonisht vitet 11 dhe 12. 

Nënat e fëmijëve në atë moshë vuajnë më shpesh nga depresioni, shumë më tepër se kur fëmijët e tyre janë adoleshentë.

“Shumë nëna nuk janë të vetëdijshme se ndarja e madhe dhe më e dhimbshme e pasardhësve nga prindërit nuk ndodh kur fëmija largohet nga foleja, por kur distancohen psikologjikisht prej tyre. Është një metamorfozë psikologjike si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Jo vetëm që disa fëmijë përjetojnë ndryshime të mëdha hormonale gjatë asaj kohe, ata tashmë sillen më të tjetërsuar dhe të pandëgjueshëm ndaj nënave të tyre”, tha udhëheqësja e hulumtimit Suniyja Luthar.

Tek gratë, rreth moshës 42 vjeç, niveli i hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit fillojn të bien, gjë që mund t’i bëjë ato më pak të kujdesshme ndaj fëmijëve dhe partnerit të tyre.

Por kënaqësia me fëmijët zakonisht arrihet kur fëmijët kalojnë periudhën e adoleshencës./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts