Inara e bukur u bë sërish me flokë

Inara, u bë me flokë. Në Fondacionin “Zemër për ty”, ne besojmë se akti i ofrimit të një parukeje për shkak të humbjes së flokëve do të rrisë vetëvlerësimin dhe besimin e një fëmije gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tyre të re. Ishte Inara ajo që u bë sërish me flokë. Ajo është shumë e bukur dhe e qeshur edhe pa flokë. Flokët tona të dhuruara për të janë vetëm një aksesor. Me kujdes dhe dashuri, ne ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre në procesin e zgjedhjes…

SHPËRNDAJE:
Read More

Edhe një fëmijë i lumtur… edhe një emocion i veçantë

Në vazhdën e punës së Fondacionit “Zemër për ty”, kësaj radhe gëzuam një tjetër fëmijë duke i dhuruar një peruke. Shikoni videon për të përjetuar këtë emocion tejet të veçantë.     /natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:
Read More

Le të sfidojmë veten për veprim

Duke ndryshuar modelin e sjelljes, ne ndryshojmë edhe rezultatin. Duke vendosur objektiva ne rregullojmë planet dhe ambicjet tona. Duke bërë një plan zgjidhim pyetjen SI do të arrijmë atje. E vetmja gjë që na nevojitet është PSE ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE? Vetëm nëse e kuptojmë mund të kembengulim rrugës, sepse askush nuk na premtoi se do të ishte e lehtë. Le të sfidojmë veten për veprim, e gjithë lumturia dhe potenciali i plotë janë jashtë zonës së rehatisë./natalmedia.com/ Përgatiti: Ajete Haxhiu-Demaku-Psikologe *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si duhet të sillemi kur fëmija nuk dëshiron të hajë?

Shkruan: Dr. Ismail Lutolli  Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog –Nutricionist   A ekziston shkopi magjik apo këshillat magjike? Çfarë duhet bërë kur fëmija juaj refuzon të hajë ushqime të shëndetshme dhe në vend të tyre zgjedhë të hajë ushqime tjera? Gjatë punës sime, kam takuar shumë prindër të brengosur për këtë çështje. Këta prindër bëjnë përpjekje maksimale dhe sa më shumë që ata duan dhe ofrojnë ushqim cilësor për fëmijët, ndodhë që fëmijët refuzojnë dhe përkundrazi, kërkojnë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme, për të mos thënë janë shumë të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Disa mënyra se si të menaxhohet stresi tek fëmijet dhe të rinjët

Përgatiti: Ajete Haxhiu-Demaku Psikologe   Stresi është një pjesë e pandashme e çdo moshe, por ka mënyra të shëndetshme për fëmijët dhe të rinjtë për të përballuar stresin.   Në afat të shkurtër, stresi mund të ketë një efekt stimulues te fëmija (p.sh. kur mëson të testojë). Megjithatë, stresi kronik është i ndryshëm dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e problemeve të ndryshme fizike (presion të lartë të gjakut, dhimbje koke, diabeti mellitus) dhe probleme të shëndetit mendor (ankth, depresion).   Në përgjithësi, shkalla e ankthit dhe depresionit tek fëmijët po…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çka janë gingivitet dhe si manifestohen ato në mishërat e dhëmbëve?

Shkruan: Manushaqe Veliu  Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive   Me fjalën gingivite kuptojmë sëmundjet që manifestohen në gingivë (mishëra të dhëmbëve). Gingivitet janë sëmundjet më të shpeshta të mukozës orale te fëmijët dhe paraqesin sëmundje që përfshijnë gingiven përderisa pjesët tjera të parodonciumit nuk janë të përfshira.   Rëndësinë më të madhe në shfaqjen e tyre e ka higjiena e dobët e gojës, gjegjësisht pllaku dental, ndërsa ndikim të caktuar mund të kenë edhe disa ndryshime në gojën e fëmijëve siç janë:   • Ndërrimi i dhëmbëve të qumështit dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Baballarë, të jeni të pranishëm në lindjen e fëmijës suaj, për gruan tuaj do të thotë…

Ndoshta ai nuk mund të largojë dhimbjen e tuaj. Mund të mos ndjejë dhe ndalojë kontraksionet. Mund të mos jetë në gjendje të përshpejtojë procesin e lindjes. Por mund të jetë aty. Për të qenë një dorë e fortë mbështetëse. Të jetë një përqafim. Për të qenë një fjalë inkurajuese. Të jetë dashuri. Dhe kjo është shpesh e mjaftueshme. Dhe në fund ta pritni në duar bashkë atë që do ta rritni bashkë gjithmonë me dashuri./natalmedia.com/     *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Babai, personi më i rëndësishëm në jetën e një vajze!

Babai është personi më i rëndësishëm në jetën e një gruaje, ka diçka të veçantë në marrëdhënien babë-bijë që përcakton të gjithë jetën e vajzës në një mënyrë vërtet mahnitëse.   Babai është figura e parë mashkullore në jetën e vajzës. Ai është një strehë e sigurt ku ajo strehohet, është shtylla mbështetëse e forcës së saj, është dashuria e saj e parë. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Social Sciences and Humanities, vajzat që nuk kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë me baballarët e tyre kanë më shumë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Prindër, mbajeni mend këtë!

Shkruan: Ajete Haxhiu-Demaku Psikologe   Mbajeni mend këtë! Askush nuk ndryshon nën detyrim, kontroll dhe turp… Largohuni, jepini vetes dhe fëmijës tuaj kohë për të menduar dhe më pas flisni. Kur kritikoni një fëmijë, ai nuk ndalet së dashuruari ju, por veten.   Kur prindërit kërcejnë vazhdimisht për të shpëtuar fëmijën e tyre nga dështimi i mundshëm, ata nuk e lejojnë atë të rritet. Asnjë prind nuk dëshiron të shohë se një fëmijë po kalon një kohë të vështirë dhe po përjeton dështim, por vetëm përmes dështimit ne mësojmë se si…

SHPËRNDAJE:
Read More

26 gjërat që do t’i bëni si i rritur nëse jeni abuzuar emocionalisht në fëmijëri

Mënyra se si jemi rritur si fëmijë, ka të bëjë kaq shumë me aftësitë tona përballuese si të rritur. Është vënë re se  shumica nga viktimat e padrejtësisë emocionale, kanë disa sjellje që na ndajnë nga të tjerët.   Nëse ju ose dikush që njihni ishte viktimë e sjelljes së keqe, atëherë mund të dëshironi t’i lexoni këto. Vetëm të jesh në gjendje të kuptosh se nga vjen një person tjetër, ose të kuptosh veten më mirë, mund të bëjë ndryshimin.     1. Bërja e pyetjeve edhe kur e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Recetë natyrale për kapsllëkun tek fëmijët (+7 muaj)

Shkruan: Dr Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist dietolog – nutricionist   Konstipacioni (kapsllëku) tek të vegjëlit ngelet një problem tejet shqetësues. Shpeshherë prindërit kalojnë ditë, madje edhe netë të tëra zgjuar me foshnjat e tyre, të cilët qajnë si pasojë e problemeve me kapsllëk.   Po sjellim para jush një recetë e cila do të ndihmojë foshnjën tuaj dhe do të lehtësojë procesin e jashtëqitjes. Ndiqni recetën e thjeshtë dhe praktike dhe rikthehuni natës me gjumë të qetë e pa dëgjuar të qarat e foshnjës tuaj. Përbërësit: 1 dardhë 1 mollë 6…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si ta trajtoni temperaturën e fëmijëve në kushte shtëpie?

Shkruan: Luljeta Kastrati Infermiere   TEMPERATURA TE FËMIJËT   Temperatura është gjendje fiziologjike e organizmit të njeriut e cila brenda suazave normale (36.5-37.5°C) nuk paraqet patologji. Çdo ulje apo rritje e vlerave normale të saj në organizem shkakton disbalancë të funksionimit normal të organizmit.   Si matet temperatura?   Janë disa mënyra se si mund ta matim temperaturen, p.sh. nënat mund të orientohen se a ka fëmija i tyre temperatur me prekje rëndom të ballit, me prekje të fytyrës etj. Po ashtu kemi disa llojet të termomentrave dhe vendeve se ku…

SHPËRNDAJE:
Read More

A duhet ndëshkuar fizikisht femijet?

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli  Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet     Shumica thonë JO por a përmbahen dot prindërit gjithmonë! A e dinë këtë të gjithë prindërit apo mendojnë se thupra ka dalur nga Parajsa?   Por pse atëherë e bëjnë disa prindër? Sepse duke e bërë t’i dhembi do ta ndëshkojë fëmijën për sjelljen e tij.   Pavarësisht nga këshillat e ekspertëve, ndëshkimi fizik i fëmijëve është i pranishëm. Të dhënat statistikore nga fusha e mjekësisë  tregojnë  se  forma e ndëshkimit fizik e bërë herë pas…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmijët e lindur parakohe

Shkruan: Dr.Ismail Lutolli specialist Pediater Subspecialist Dietolog-Nutricionist;Hematolog;Onkolog   Vështirësitë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të lindur parakohe? Foshnjat e lindura para kohe  dhe rreziku per verbimin e tyre? Cilat janë kontrollet që duhet t’i realizojmë për fëmijët e lindur para kohe? Perspektiva e fëmijëve të lindur para kohe! Kur një fëmijë quhet i lindur parakohe? Foshnjat e lindura para javës së 37-të të shtatëzanisë quhen foshnja të parakohshme. Java e 23 – 24 e shtatzanisë mendohet të jetë koha më e hershme që një fëmijë ka mundësi për të mbijetuar,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Alergjitë sezonale tek të rriturit dhe fëmijët

Shkruan: Dr Ismail Lutolli  Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog- Nutricionist   Si t’i parandalojmë dhe lehtësojmë simptomat? Cilat ndryshime duhet bërë në shtëpitë tona? A rrezikojnë ngulfatjen fëmijët alergjik në polen? A është i domosdoshëm vaksinimi dhe kur duhet bërë?   Alergjitë prekin rreth 25 % të njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre. Ka shumë shkaqe të ndryshme të alergjisë dhe simptomat ndryshojnë nga me të lehtat, si gjendje gripoze, e deri në potencialisht kërcënuese për jetën. Për shumicën e formave të alergjisë, ekzistojnë dhe njihen mundësi të zbutjes së simptomave,…

SHPËRNDAJE:
Read More