Prindër, mbajeni mend këtë!

Shkruan: Ajete Haxhiu-Demaku

Psikologe

 

Mbajeni mend këtë!

Askush nuk ndryshon nën detyrim, kontroll dhe turp… Largohuni, jepini vetes dhe fëmijës tuaj kohë për të menduar dhe më pas flisni. Kur kritikoni një fëmijë, ai nuk ndalet së dashuruari ju, por veten.

 

Kur prindërit kërcejnë vazhdimisht për të shpëtuar fëmijën e tyre nga dështimi i mundshëm, ata nuk e lejojnë atë të rritet. Asnjë prind nuk dëshiron të shohë se një fëmijë po kalon një kohë të vështirë dhe po përjeton dështim, por vetëm përmes dështimit ne mësojmë se si të bëjmë më mirë.

 

NUK KA DËSHTIM, POR VETËM MËSIM

 

Nëse vendosim vazhdimisht në vend të tyre, i udhëzojmë se nuk kanë pse të bëjnë asgjë ose se nuk mund të bëjnë asgjë për ditë të tëra, se ne e dimë më mirë, se janë të paaftë. Dhe ata duan të jenë të mëdhenj. Gjëja më e rëndësishme në marrëveshje janë pasojat, pra çfarë ndodh nëse nuk plotësohen detyrimet.

Life doesn’t come with a manual, it comes with mom  parend and children stock pictures, royalty-free photos & images

Nëse nuk i përjetojnë pasojat, nuk do të motivohen të respektojnë marrëveshjen. Nëse nuk i hedhin mbeturinat në kohë, nuk rregullojne dhomen e tyre, nuk palosin rrobat e tyre mos i ndihmoni, lërini t’iu grumbullohen. Ata do të mësojnë më shumë nga pasojat sesa nga të bërtiturat tuaja. Nëse ai vendos, për shembull, të mos mësojë të përgjigjet dhe merr një notë të keqe, ndoshta do ta pyesë veten herën tjetër.

 

Një prind mund të përmirësojë performancën e tyre duke bërë pyetje në vend të leksioneve.

Yes, you can  parend and children stock pictures, royalty-free photos & images

MBAJE MEND KËTË!

 

Pyetini si u ndjenë?

A ka ndonjë gjë që ata mund të bëjnë ndryshe dhe a kanë nevojë për ndihmën tuaj? Lërini ata të mendojnë! /natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

Të ndryshme

Leave a Comment