Ata dikur ishin fëmijë me diagnozë

I shihni këta të rinj të mbledhur në iftar? Të gjithë ata e luftuan sëmundjen si fëmijë. Ata të gjithë kishin diagnozën-kancer. Kaluan terapi, spitale, operacione, rrezatime. Dhe ata të gjithë me radhë janë heronj. Luftëtarët e jetës. Ata dikur ishin fëmijë me diagnozë. Sot janë të rinjtë që po kalojnë kufinjtë, po mbarojnë fakultetet, arrijnë sukseset. Dhe ata ndihmojnë të tjerët që e gjejnë veten në sprovën e njëjtë. Të rinjtë nga Sarajeva, Bosnja dhe Hercegovina Kam kënaqësinë që njihemi, kemi kaluar kohë dhe momente të trishta dhe të…

SHPËRNDAJE:
Read More

“Filizat” në vizitë te Poliklinika NATAL

Poliklinika NATAL, ka pritur disa vizitorë shumë të veçantë të cilët na kënaqën më pafajsinë, guximin, por edhe ndrojtjen e tyre të sinqertë. Fëmijët e Kopshtit “Filizat” bënë vizitën e tyre dentare duke marrë këshilla se si pastrohen dhe si mirëmbahen dhëmbët e tyre të bardhë e të bukur. Gjithashtu iu bë një kontrollë e detajuar dhëmbëve dhe shëndetit të tyre oral.                         Buzëqeshjet e tyre e bënin edhe më të këndëshme punën e Stomatologes e cila i mirëpriti…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vizita e nxënësve të shkollës “International Maarif Schools Of Kosova” në Poliklinikën NATAL

Orientimi në karrierë, është një nga sfidat që kalojnë maturantët në fund të shkollës fillore dhe të mesme. Stafi i Poliklinikës NATAL ka mirëpritur nxënësit e shkollës “International Maarif Schools Of Kosova” dhe me entuziazëm ua prezentoi gjithë punën që bëhët në Poliklinikë, duke u shpjeguar atyre në detaje për secilin shërbim dhe me prezentimin e punës që bëhet në këtë institucion ata panë për së arfërmi mundësitë drejt orientimit të tyre për karrierën dhe të ardhmen e tyre sipas interesave dhe prirjeve. Poliklinika NATAL i njohu ata me profesionin…

SHPËRNDAJE:
Read More

Inara e bukur u bë sërish me flokë

Inara, u bë me flokë. Në Fondacionin “Zemër për ty”, ne besojmë se akti i ofrimit të një parukeje për shkak të humbjes së flokëve do të rrisë vetëvlerësimin dhe besimin e një fëmije gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tyre të re. Ishte Inara ajo që u bë sërish me flokë. Ajo është shumë e bukur dhe e qeshur edhe pa flokë. Flokët tona të dhuruara për të janë vetëm një aksesor. Me kujdes dhe dashuri, ne ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre në procesin e zgjedhjes…

SHPËRNDAJE:
Read More

SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 13: KAPJA E DREJTË E GJIRIT NGA FOSHNJA

I tërë suksesi i gjidhënies është në kapjen e mirë të gjirit nga ana e foshnjes.   ________________________________ @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL

SHPËRNDAJE:
Read More

Edhe një fëmijë i lumtur… edhe një emocion i veçantë

Në vazhdën e punës së Fondacionit “Zemër për ty”, kësaj radhe gëzuam një tjetër fëmijë duke i dhuruar një peruke. Shikoni videon për të përjetuar këtë emocion tejet të veçantë.     /natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:
Read More

Ndikimi i suplementeve të Hekurit në dhëmbë

Shkruan: Dr.Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive   Suplementet e hekurit në trajtimin e anemisë vërtetë mund të shkaktojnë pigmentime në dhëmbë (në nivelin e smaltit),i cili nuk mund të hiqet vetëm duke i larë dhëmbët. Megjithatë, justifikimi se dhëmbët e fëmijëve (ose të të rriturve) janë shkatërruar për shkak të terapisë me suplemente hekuri nuk është i vlefshëm. Këto preparate nuk shkaktojnë demineralizimin apo prishjen e dhëmbëve. Suplementet e hekurit në formën e pikave dhe sirupeve përdoren shpesh në trajtimin e anemisë, si tek fëmijët ashtu edhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Shëndeti oral dhe trajtimi i dhëmbëve gjatë muajit të Ramazanit

Shkruan: Dr.Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive   Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët në mbarë botën agjërojnë gjatë ditës, duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Shumë besimtarë, por edhe vetë stomatologët, janë në mëdyshje nëse trajtimi i dhëmbëve do ta prishë agjërimin, cilat procedura mund të kryhen dhe cilat duhet të shtyhen. A lejohet marrja e barnave gjatë agjërimit të Ramazanit? A e prishin agjerimin anestezioni lokal,përdorimi i pastës së dhëmbëve dhe shpëlarjes së gojës? Gjatë…

SHPËRNDAJE:
Read More

SHKOLLA E GJIDHËNIES| Video 12: REFLEKSI I ÇLIRIMIT TË QUMSHTIT

Në momentin që fëmija juaj fillon të thithë duke stimuluar thithkën, në trupin tuaj fillojnë proceset e rëndësishme për ushqyerjen me gji. Përvoja e çlirimit të qumshtit ndryshon nga gruaja në grua. Refleksi i çlirimit të qumshtit është shumë i rëndësishëm sepse pa të fëmija nuk mund të marr mjaftueshëm qumsht nga gjiri.   ________________________________ @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa lejen paraprake, kurse lejohet shpërndarja e linkut të NATALmedias dhe Poliklinikës NATAL

SHPËRNDAJE:
Read More

Le të sfidojmë veten për veprim

Duke ndryshuar modelin e sjelljes, ne ndryshojmë edhe rezultatin. Duke vendosur objektiva ne rregullojmë planet dhe ambicjet tona. Duke bërë një plan zgjidhim pyetjen SI do të arrijmë atje. E vetmja gjë që na nevojitet është PSE ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE? Vetëm nëse e kuptojmë mund të kembengulim rrugës, sepse askush nuk na premtoi se do të ishte e lehtë. Le të sfidojmë veten për veprim, e gjithë lumturia dhe potenciali i plotë janë jashtë zonës së rehatisë./natalmedia.com/ Përgatiti: Ajete Haxhiu-Demaku-Psikologe *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si duhet të sillemi kur fëmija nuk dëshiron të hajë?

Shkruan: Dr. Ismail Lutolli  Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog –Nutricionist   A ekziston shkopi magjik apo këshillat magjike? Çfarë duhet bërë kur fëmija juaj refuzon të hajë ushqime të shëndetshme dhe në vend të tyre zgjedhë të hajë ushqime tjera? Gjatë punës sime, kam takuar shumë prindër të brengosur për këtë çështje. Këta prindër bëjnë përpjekje maksimale dhe sa më shumë që ata duan dhe ofrojnë ushqim cilësor për fëmijët, ndodhë që fëmijët refuzojnë dhe përkundrazi, kërkojnë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme, për të mos thënë janë shumë të…

SHPËRNDAJE:
Read More

“SIDO QË TË NDODHË, SHIHEMI NE SHTËPI.”

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet     Shumë njerëz mendojnë se të jetosh në çift është gjithmonë mrekullueshëm, por realiteti i vërtetë është ky.   Të jetosh me personin që do nuk është ajo që të gjithë mendojnë se është. Ju nuk zgjoheni herët në mëngjes çdo ditë për një mëngjes së bashku. Nuk është se strukeni në shtrat së bashku derisa të flesh i qetë çdo natë. Nuk është gjithmonë të kesh shtëpinë të pastër dhe ushqimin e freskët çdo ditë.  …

SHPËRNDAJE:
Read More

Keni vështirësi të merrni një vendim? Lexoni këto këshilla!

Jeta është plot zgjedhje. Disa janë të lehta, si p.sh. çfarë të hani për darkë (cheeseburger), dhe të tjera, më serioze, si, për shembull, zgjedhja e një karriere. Pavarësisht se sa i rëndësishëm është një vendim, aftësitë e mira të vendimmarrjes janë të dobishme në jetë, veçanërisht nëse ndiheni të pavendosur për diçka dhe kjo ju zhgënjen. Merrni këshilla se si të merrni vendime të mira dhe zbuloni se çfarë të bëni kur nuk mund të kuptoni një plan.   Kjo mund të ndihmojë nëse: ju po punoni me një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Bukë e bardhë, e zezë apo integrale, cila është më e shëndetshme?

Shkruan: Dr Ismail Lutolli – specialist Pediatër Subspecialist Dietolog – Nutricionist Subspecialist Hematolog Onkolog   Shumëherë ekzistojnë dilemat në familjet tona se a të hanë bukë të bardhë, të zezë apo integrale dhe cila prej tyre është më e shëndetshme. Dilemat bëhen edhe më të mëdha tek ushqimi për fëmijët dhe dilema se cilën bukë ta përdorim. Buka është nga produktet ushqimore më të lashta, e përdorur gjerësisht nga njerëzimi si bazë e ushqimit. Ndërsa buka më e lashtë e gatuar e zbuluar, daton me më tepër se 5000 vite.   Që…

SHPËRNDAJE:
Read More

Rubrika e Reçetave: Ujë për detox

Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet     Ujë për detox   Ujë 2 limonë 1 trangull Xhenxhefil në madhësinë e një gishti Një lugë çaji kurkum Pak piper të zi Pak sheqer stevia   Uji i freskët mund të pihet disa herë brenda 12 orëve./natalmedia.com/   *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:
Read More