Krem orizi me qumësht 6+ muaj

Ismail Lutolli – specialist Pediatër

Subspecialist Dietolog-Nutricionist

SubspecialistHematolog Onkolog

 

6+ muaj

Përbërësit: 

– ¼ filxhan të mesëm me kokrra orizi ngjyrë kafe

– ½ filxhan i mesëm me ujë

– ½ filxhan i mesëm me qumësht gjiri (apo qumësht formulë).

Përgaditja: 

  1. Bluani orizin për 2 min derisa të jetë plotësisht në formë mielli

2.Vendoseni ujin ne tigan dhe posa të merr valën e parë shtojeni orizin. Pastaj uleni pak temperaturën dhe lëreni për t’u zier rreth 10 min.

  1. Hiqeni orizin e zier nga tigani dhe lëreni të ftohet së paku 5 min.

4.Shtojeni ½ filxhan qumështin e gjirit apo formula (varësisht cilën e përdorni për foshnjën tuaj).

  1. Përzijeni përmbajtjen edhe 3 min derisa të fitoni një masë homogjene për foshnjën tuaj. 6. Lëreni të ftohet për pak min dhe përdoreni te foshnja juaj.

Vlerat ushqyese: 

Orizi është një nga ushqimet e para që duhet provuar tek foshnjat në moshën 6 muajshe, atëherë kur fillohet me ushqimet e ngurta.  Orizi është mjaft praktik për tu përgaditur, është kryesisht një ushqim i freskët, një drith pa gluten dhe detoksikues. Nuk ka veti alergjike dhe ka shije neutrale, që është e rëndësishme në procesin e adaptimit të foshnjës me ushqimin. Në qull të orizit integral kemi mjaft vlera ushqyese e elemente të rëndësishme: Është i përbërë nga 12% ujë, 7% proteina dhe karbohidrate, 69.2% sheqerna, fibra ushyese dhe lipide; ne mesin e mineraleve përfshihen, natriumi, kaliumi, hekuri ,fosfori, mangani, seleni, dhe zinku.

Te orizi janë të pranishme disa vitamina të grupit B (B1, B2, B3, B6 dhe B5), vitamina K, vitamina E. Orizi jep 370 kalori në 100 gramë të produktit.  Sa për aminoacidet, të paranishme janë acidi glutamik, acidi aspartik ,alanina, arginina, cistina,  valini, triptofani, lizina, eucina, serina, glicina dhe tirosina.

 

Orizi i bardhë apo ai kafe me vlera më të larta ushqyese?

 

Orizi ngjyre kafe është oriz të cilit i është hequr vetëm lëvozhga e patretshme dhe i është lënë pjesa e brendshme e saj me ngjyrë kafe. Pikërisht lënia e kësaj lëvozhge e bën atë shumë më të ushqyeshëm se orizin e bardhë, pasi ajo është e pasur me vitamina dhe fibra bimore.

Orizi i bardhë është oriz i zakonshëm i pastruar nga levozhgat. Me mungesën që ka si pasojë e largimit të lëvozhgës, është shumë i varfër me fibra bimore, proteina dhe nuk përmban vitaminë B1, çka do të thotë se nga vlerat ushqyese është shumë më i varfër se orizi ne ngjyre kafe.

KUJDES: në mënyrë që të mos rrezikoheni nga arseniku që gjendet në oriz, duhet që ta lini atë në një enë me ujë gjatë gjithë natës. Të nesërmen shpëlajeni me ujë të pastër, kullojeni mirë dhe pastaj vazhdoni procedurat e përshkruara siper ,bluarjen apo vendoseni të ziejë./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts